Dr. Roger Levin bën pjesë në gjeneratën e tretë të dentistëve dhe administratorëve të deleguar nga Levin Group, Inc., biznes i familjes që merret me konsulencë menaxheriale për studimet dentare dhe fondacionin e tij, në 1985 ka bashkëpunuar me më shumë se 20.000 studime profesionale në Amerikën e Veriut.
Roger është një relator i këndshëm dhe i përgatitur dhe ka një rubrikë fikse në revistën DrBicuspid nga e cila ka nxjerrë këto shtysa të dobishme të menaxhimit dentar.
1) Studimi është më efikas nëse leadership-i bazohet në një komunikim të sigurt:
BËJ: vendos objektiva konkrete. "Duhet që të kemi 5% më shumë pacientë në sallën e pritjes brenda 6 muajve. Duhet të rikuperojmë 90% të rasteve të pazgjidhura brenda një viti".
MOS BËJ: mos bëj diskutime të vakëta p.sh. "duhet të rritemi" apo "duhet të rikuperojmë më mirë kreditë".
2) Të dish të delegosh: shumë dentistë kanë tendencën që të bëjnë çdo gjë vetë duke shpenzuar kohë për aktivitete të vogla menaxhimi që mund të delegohen, kjo rrit stresin, redukton produktivitetin e klinikës dhe motivimin e personelit që nuk i jepen shumë përgjegjësi.
BËJ: lista e plotë dhe e detajuar e aktiviteteve të kryera në një javë. Pra të fillojmë të delegojmë të gjithë atë që nuk është e lidhur ngushtë me "klinikën" për të arritur objektivin që të kalojmë 90% të kohës në klinikë me pacientin në poltron.
MOS BËJ: të mos neglizhojmë trajnimin e personelit që për të menaxhuar përgjegjësitë e reja mos të improvizojë.
3) Të ndërtosh pak nga pak leadership: të jesh një lider i mirë në të menduar dhe në veprim me motivimin e duhur dhe kompetencë, nevojitet një formim i përshtatshëm.
BËJ: ndiq një rrjedhë personale të formimit.
MOS BËJ: të jesh një model negativ. Ekipi i punës është imazhi i vetë liderit. Do të keni efikasitet nga bashkëpunuesit tuaj vetëm nëse do të tregoni qetësi dhe profesionalizëm. Në një ditë plot tension të mundesh që të motivosh ekipin me afirmime të tipit "mund ta kalojmë të gjithën këtë".
4) Implantologjia është gjithmonë e më shpesh zgjedhja e parë për një dhëmb të humbur, të flasësh me pacientin se si të zgjidhësh problemin është detyrë e personit që e kuron.
BËJ: nënvizo avantazhet, ndihmoje pacientin që të kuptojë se si do ndihet më pas... "me implantet nuk duhet të shqetësoheni se si do ndiheni më pas" ... "kapaciteti përtypës do të përmirësohet".
MOS BËJ: shpesh ne dentistët jemi entuziastë të karakteristikave të komponentëve implantar ose të rigjenerimit kockor të kryer; duhet të kujtojmë se shumë shpjegime klinike e ngatërrojnë pacientit mesatar dhe mund të pengojnë procesin vendimmarrës.
5) Krijoni në klinikë një repart higjiene në mënyrë që të rrisni aktivitetin e klinikës. Higjienisti dentar ka një influencë te pacientët që me rolin e tij të edukimit ndihmon që të na bëjë të kuptojmë rëndësinë e kurave. Puno me takimet periodike në mënyrë që pacienti të dalë nga seanca e higjienës me një takim të ri të fiksuar.
BËJ: inkurajoni higjienistët dentar që t'i dedikoni kohë gjatë trajtimeve për të edukuar pacientin, mund të krijohet një repertor me argumente që duhen zhvilluar për të rritur motivimin ndaj shëndetit.
MOS BËJ: mos ndaj njohjet e tua me ekipin e punës. Gjatë takimit të mëngjesit informo higjienistin dhe bashkëpunëtorët mbi procedurat klinike që duhen zbatuar për patologji të caktuara, ekipi do të punojë në sinergji.
Nën kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog profesionist Twitter @DavisCussotto
Përktheu: Erjola Taga