Pllaka e dhëmbëve dhe duhani vënë në risk implantet

| 26 Qershor 2019 |

Pllaka e dhëmbëve dhe duhani vënë në risk implantet

Sipas dr. Sfroza, duhet të ndërgjegjësohen pacientët


"Prania e pllakës së dhëmbëve në një pjesë implantare përcakton një risk të shtuar me rreth 14,3 herë për fillimin dhe progresionin e një perimplantiti," - ka evidentuar presidenti i SIdP, Nicola Sfroza nga agjencia ANSA.

"Është e qartë," - thotë ai, - " që pacienti që i nënshtrohet një terapie implantare duhet të jetë në gjendje të kryejë në shtëpi manovrat e duhura të higjienës orale për të hequr në mënyrë efikase pllakën bakteriale që depozitohet në nivelin e protezës dhe rreth vetë implantit." Dr. Sfroza thekson edhe se pacientit i duhet shpjeguar që gjakrrjedhja është një sinjal i rëndësishme alarmi, ashtu si prania e qelbit. Një faktor tjetër që vë në risk mbijetesën e implantit me pasoja shkatërrimtare për rehabilitimin e implantit protetik është duhani.

Edhe në këtë rast motivimi i pacientit, sidomos atij që ka implante, për të lënë duhanin është thelbësor. "Duhanpirësi," - vijon Sfroza, -"ka një risk rreth 4 herë më të lartë që të zhvillojë komplikacionet perimplantare. Risku i perimplantitit është shumë i lartë te pacientët (rreth 40%) që kanë vuajtur nga periodontiti dhe nëse këta të fundit janë edhe duhanpirës, risku shkon në 70%. Përveç të tjerash ka edhe faktorë të riskut për suksesin afatgjatë të implanteve, të paraqitur nga ndjeshmëria gjenetike, diabeti, stresi dhe nga disa forma të hipovitaminozës së rëndë."

Dr. Sfroza kujton se parandalimi i sëmundjeve perimplantare duhet të bazohet në një dekurs diagnostikues, terapeutik dhe të ruajtjes së personalizuar për çdo pacient.

Ai thotë edhe që saktësia e protezës implantare dhe përshtatja e saj lehtësojnë pacientin në veprimet e higjienës dentare në shtëpi dhe janë baza e një ruajtjes së një rehabilitimi efikas të implantit.

Së fundmi, motivimi i pacientit për higjienën orale profesionale me kontrolle klinike periodike, me motivim të vazhdueshëm dhe duke i dhënë instruksione pacientit janë hapat thelbësorë për të bashkëvepruar me patologjitë e tjera perimplantare që janë ende në fillim dhe mund të trajtohen me lehtësi.

Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D