Membrana nė rigjenerimin e drejtuar: studimi mbi citocompactibility

| 14 Gusht 2019 |

Membrana nė rigjenerimin e drejtuar: studimi mbi citocompactibility

Nga Lara Figini


Autorėt kanė vlerėsuar citocompactibility tė pesė membranave ksenogjenike tė disponueshme nė treg pėr procedurat e rigjenerimit oral dhe kanė pėrcaktuar pėrmbajtjen e faktorėve tė rritjes sė kėtyre membranave.
Rigjenerimi i drejtuar i kockės (GBR) dhe rigjenerimi i drejtuar i indeve (GTR) janė procedura klinike rutinė dhe suksesi i tyre varet nga:
• eksperienca e mjekut;
• teknika dhe materialet e pėrdorur.

Membranat janė pėrdorur kryesisht pėr tė parandaluar epitelizimin nė graft dhe pėr tė "ruajtur vėllimin" gjatė shėrimit kockor.

Membranat qė janė aktualisht tė disponueshme janė klasifikuar zakonisht nė sintetike ose ksenogjenike (sipas origjinės sė tyre), tė pa riabsorbueshme ose tė riabsorbueshme (nė bazė tė dinamikės sė tyre tė degradimit).

Pėr pėrgatitjen e membranave tė riabsorbueshme pėrdoren burime tė ndryshme ksenogjenike, pra celuloza ose matrica ekstraqelizore.

Matricat e lindura tė kolagjenit nė pėrgjithėsi ofrojnė njė biokompaktibilitet tė shkėlqyer, por tregojnė njė degradim tė shpejtė dhe tė papėrshtatshėm pėr kohėn e nevojshme pėr njė rigjenerim kockor tė suksesshėm.

Pėr tė zgjeruar kohėn totale tė degradimit membranat e kolagjenit modifikohen kimikisht, pra kryqėzohen pėr tė induktuar ndėrlidhjen e agjentėve me citotoksicitet tė lartė, si glutaraldeide ose formaldeide.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Dental Materials nė korrik 2019, autorėt kanė vlerėsuar citocompactibility tė pesė membranave ksenogjenike tė disponueshme nė treg pėr procedurat e rigjenerimit oral dhe kanė pėrcaktuar pėrmbajtjen e faktorėve tė rritjes sė kėtyre membranave.

Qelizat staminale mezenkimale humane (hMSCs) dhe qelizat e lidhjes periodontale (PDL-hTERTs) janė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar citocompactibility tė katėr membranave ksenogjenike (dhe tretėsit e tyre tė marrė nėpėrmjet larjes) me bazė kolagjeni:

• Biogide, BG, Geistlich Pharma AG, Zvicėr;
• Biomend, BM, Zimmer Biomet, SHBA;
• Osseoguard OG, Zimmer Biomet, SHBA;
• OssixPlus, OX, Datum Dental, Izrael;
• Njė membranė me matricė ekstraqelizore (ECM) (Dynamatrix, DM, Keystone Dental, SHBA).

Proliferimi qelizor ėshtė vlerėsuar 3 deri nė 7 ditė duke pėrdorur setin e proliferimit qelizor WST-1. Pėrmbajtja e faktorit tė rritjes sė membranave ėshtė matur nėpėrmjet multiplex ELISA.

Rezultate
BG dhe BM kanė inhibuar nė mėnyrė tė konsiderueshme proliferimin e hMSC, ndėrsa DM dhe OX kanė treguar efekte stimuluese. Prania e membranave ka pasur njė impakt tė ndryshėm nė hMSC dhe PDL.

hMSC duket se janė mė rezistentė ndaj efekteve inhibitore tė BG, OG dhe BM. hMSC janė influencuar vetėm nga OX, qė efektivisht i stimulon kur kampionėt nuk pėrpunohen mė parė. Megjithatė PDL proliferojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme nėse kultivohen me BM dhe OG apo me BG-tė papėrpunuar.

Inhibimi mė i fortė i proliferimit ėshtė treguar me BM-nė dhe membranėn OG te PDL-hTERT (p<0,001). Pėrmbajtja e faktorit tė rritjes ishte mjaft e ngjashme nė mėnyrė sasiore dhe cilėsore ndėrmjet membranave tė testuara me pėrqendrime nė intervalin 50-500pg/ml.

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė dalin nga ky studim, tė cilat duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge in vitro dhe me punime klinike, mund tė dalim nė pėrfundimin se membranat kanė njė impakt mbi sjelljen qelizore dhe mund tė influencojnė rigjenerimin kockor.

OX dhe DM priren qė tė pėrmirėsojnė proliferimin qelizor. Nė tė kundėrt, pėr BG, BM dhe OG proliferimi nuk ndryshohet por reduktohet.

Implikime klinike
Edhe pse BM dhe OG janė membrana kolagjeni ksenogjenike retikulare, efekti negativ nė proliferimin qelizor mund tė shkaktohet nga mbetjet e agjentit tė pėrdorur pėr ndėrlidhje, sepse formaldehide dhe glutaraldehide janė demonstruar nė mėnyrė tė rėndėsishme citotoksike duke ndaluar proliferimin qelizor.
Edhe OX i pėrket grupit tė membranave tė kolagjenit retikular, por ndėrlidhja e OX ėshtė bazuar te polisakaridet: ndoshta kėto janė mė pak toksike pėr vitalitetin dhe proliferimin e qelizave in vitro.

Pėr mė tepėr:
Spinell T, Saliter J, Hackl B, Unger K, Hickel R, Folwaczny M. In-vitro cytocompatibility and growth factor content of GBR/GTR membranes. Dent Mater 2019 Jul;35(7):963-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D