Si ka pėrfunduar salla e pritjes?

| 27 Gusht 2020 |

Si ka pėrfunduar salla e pritjes?

Normat anti Covid kanė revolucionarizuar sallat e pritjes. Moyra Girelli na shpjegon sesi tė mundohemi t’i bėjmė sa mė mikėpritėse por nė tė njėjtėn kohė edhe tė sigurta


Ambienti ku jetojmė dhe punojmė, siē e dini, tregon shumė pėr ne. Shpreh stilin tonė, guston tonė apo ndjeshmėrinė tonė ndaj personave qė qėndrojnė aty. Na tregon sesa vėmendje dhe kujdes kemi ose nuk kemi pėr detajet.
Nė artikullin e sotėm fokusi ėshtė te sallat e pritjes sė klinikave dentare (post Covid) tė cilat janė bėrė edhe mė tė domosdoshme, siē do tė shprehej edhe antropologu francez Marc Augè "non-lieu", jo thjesht njė vend. Janė bosh, jopersonale, aseptike.
Nėse deri nė shkurt, mund tė perceptoheshin dhe tė shiheshin si vende dekompresioni (kush vinte nė klinikė me vrap dhe shpesh i stresuar mund tė relaksohej disa minuta pėrpara se tė shoqėrohej pėr nė sallėn operative), ose tė kishte pak kohė tė lirė (tė lexonte ndonjė revistė, qė ndoshta nuk do e blinte mė pas) ose tė socializohej (zakoni i vjetėr i shkėmbimit tė disa fjalėve me pacientėt e tjerė), por tashmė nuk ėshtė kėshtu. Pushimi tashmė duhet tė jetė sa mė i shkurtėr tė jetė e mundur dhe nuk duhet tė preket asgjė, apo pothuajse asgjė. Nuk ka mė revista apo gazeta. Nuk ka lojėra pėr fėmijėt. As karamele. Ka vetėm disa karrige apo stola dhe xheli pėr dezinfektimin e duarve. Kaq!
Njė shkretim.

Nė kėto kushte, tė detyrueshme por tė nevojshme, pėrveē atyre tė vendosura nga indikacionet e ministrisė, si mund ta mbajmė tė gjallė funksionin e tyre mikėpritės, pėrveē atij pritės?
Si mund ta bėjmė atė vend dhe kohė, qė ėshtė pjesė integruese e eksperiencės frytdhėnėse tė shėrbimeve tona nga ana e pacientit, njėsoj tė kėnaqshme?
Ka disa masa paraprake qė janė tė dukshme por qė nuk ju kushtojmė rėndėsi dhe si pasojė nuk i kurojmė siē duhet. Nėse arsyetojmė nė termat e marketingut sensorial, duke hequr prekjen dhe shijen, shqisa qė nuk lejohen tė pėrfshihen, nė kėtė moment historik, na mbeten dėgjimi, shikimi dhe nuhatja pikat kryesore ku duhet tė punojmė. Pėrdorni ngjyra (gushti ėshtė njė muaj shumė i mirė pėr tė lyer) dhe mundohuni qė ato pak objekte qė mund tė pėrdoren tė jenė tė bukur pėr t'u parė. Jo karrige tė ndryshme nga njėra-tjetra nga ngjyra, forma apo stili por vetėm gjėra tė bukura dhe pse jo edhe bashkėkohore.
Ngjyrat pėr mė tepėr, kanė njė impakt shumė tė fuqishėm nė trurin tonė, pra ja vlen qė tė njohim rregullat kromatike dhe tė zgjedhim me kujdes nuancat qė duam tė pėrdorim. Ndėrmjet librave nė lidhje me kėtė temė, mund tė pėrmend "Cromorama. Come i colori hanno cambiato il nostro sguardo" nga Riccardo Falcinelli, qė mund t'iu japė disa sugjerime tė vlefshme.


Pėr tė punuar nė mėnyrė tė kėnaqshme me dėgjimin mund tė vendosni nė sfond pak muzikė. Tė zbuloni shijet e pacientėve nuk ėshtė gjithmonė e thjeshtė, sepse janė tė shumta dhe tė ndryshme, por mund tė zgjidhni artistėt universalė dhe tė ndryshoni stilin e muzikės shpesh gjatė ditės. Kushtojini vėmendje volumit, qė tė mos jetė shumė i lartė dhe i bezdisshėm, por as shumė i ulėt qė tė mos dėgjohet dhe tė mos shquhet muzika.
Pėr nuhatjen mund tė pėrdorni parfumet pėr ambientin. Shmangni produktet qė shpėrndahen gjerėsisht, pasi rrallė herė kanė aroma tė mira. Kėrkoni mė mirė aroma dhe parfume nė dyqanet e specializuara. Edhe pse kushtojnė pak mė shumė (cilėsia paguhet, kėtė e dimė) pėrveēse do tė kenė njė aromė mė tė mirė, do tė zgjasin edhe mė shumė. Mund tė duket njė detaj i parėndėsishėm por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Kur futemi nė njė hotel, nė njė dyqan apo nė ambiente tė tjera ku ndjehet njė erė shumė e mirė, e vėmė re diferencėn menjėherė.


Shumė dentistė dhe mjekė nė pėrgjithėsi, besojnė se njė ambient i shėndetshėm dhe i higjenizuar duhet tė marrė vesh vetėm nga detergjentėt dhe produktet kimike por nė fakt nuk ėshtė kėshtu. "Era e spitalit" e shqetėson pacientin, ndonjėherė edhe e terrorrizon duke e bėrė tė pasigurt.
Pikėrisht nė lidhje me kėtė, duke qenė se 15-20% e personave vuan nga odontofobia dhe njė pėrqindje tjetėr e madhe e ka problem qė tė shkojė te dentisti duhet tė tregojmė shumė kujdes pėr vendin ku pacientėt kalojnė kohėn pėrpara trajtimit, pasi mund tė ketė njė efekt relaksues dhe tė gjenerojė fusha tė pėlqimit mendor, qė predispozojnė nė mėnyrė emocionuese personin qė tė jetė mė i qetė dhe bashkėpunues gjatė trajtimit.
Edhe ajo qė shfaqim nė ekranin e vendosur nė sallėn e pritjes (nėse ka) mund tė jetė funksionale apo jofunksionale pėr kėtė qėllim. Pėr shembull, lajmet qė shohim shpesh tė shfaqen nė ekran pa zė mund tė na bėjnė nervozė ose tė na shqetėsojnė, ashtu si edhe projektimet e rasteve klinike qė janė trajtuar (qė pėr fat tė mirė shihen shumė rrallė), janė indikuar mė shumė pėr kongreset ndėrmjet mjekėve sesa pėr pacientėt, tė cilėt nuk i tolerojnė shumė pamjet e gojės me gjak. Shumė mė e dobishme do tė ishte qė tė shfaqeshin dokumentarė udhėtimesh (me audio aktive) qė kanė avantazhin primar qė tė bėjnė qė personat tė jenė nė humor tė mirė dhe atė dytėsor qė tė zgjerojnė nivelin e tyre tė njohurive dhe kulturės.


E fundit, por jo mė pak e rėndėsishme, duhet t'i kushtojmė vėmendje sidomos nė kėtė stinė temperaturės sė ambienteve. Nėse ėshtė e vėrtetė qė i nxehti i madh nuk durohet ėshtė e vėrtetė edhe qė modaliteti "frigorifer" gjithashtu nuk durohet. Jo tė gjithė duan tė jetojnė nė njė ngrirės, pėrveē faktit qė ndryshimi termik nga jashtė brenda mund tė shkaktojė efekte anėsore tė pakėndshme. Ėshtė e vėrtetė qė ka shumė masa paraprake por investimi ynė vlen, sepse i bėn personat tė ndjehen tė rėndėsishėm. Pėrforcon lidhjen afektive dhe atė tė besimit ndėrmjet jush dhe pacientėve dhe krijon njė ndjesi pėrkatėsie dhe besueshmėrie.

Nėn kujdesin e: Moyra Girelli, formatore, trajnere dhe konsulente procesi - themeluese e aula41

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D