Consejo General de Dentistas në Spanjë ka kryer një hetim mbi më shumë se 2.200 dentistë në të gjithë Spanjën me objektivin e njohjes së situatës profesionale dhe prevalencës së COVID-19 të këtij grupi profesional në periudhën nga mesi i muajit maj deri në shtator.
Ndërmjet rezultateve të para të studimit, të kryer nga data 1 deri më 14 shtator, rezulton se 9 klinika nga 10 e kanë rifilluar plotësisht aktivitetin e tyre, 7% ka vendosur të mos kryejë ende procedurat që sjellin gjenerimin e aerosolit dhe 1% vijon të punojë vetëm me rastet e emergjencës.
Nga pikëpamja e punës, 27% e të intervistuarve duhet t'i drejtohej instrumentit të Expediente de Regulación de Empleo Temporal-ERTE dhe 0,5% ka ndërprerë përfundimisht aktivitetin profesional.
Përsa i përket infeksioneve nga SARS-CoV-2, nga 2.200 dentistë që kanë marrë pjesë në hetim 741 (33,5%) kanë kryer një PCR. Nga këta, 30 raste kanë rezultuar pozitivë (4%) dhe vetëm te 12 dyshimi për infektimin ka qenë i lidhur me vendin e punës (1,6%).
Në fund, 93% e të intervistuarve pohon se kanë aderuar plotësisht te rekomandimet zyrtare të Organización Colegial.
Presidenti i Consiglio Generale dei Dentisti, doktor Óscar Castro Reino, nënvizon edhe njëherë përgjegjësinë e madhe që po tregojnë dentistët spanjollë, duke u kujdesur për pacientët e tyre dhe duke përshtatur në maksimum masat parandaluese të rekomanduara. Kjo sjellje serioze dhe e kujdesshme po lejon që të minimizohen risqet në vendin e punës, siç tregohet edhe nga të dhënat e infektimeve shumë të ulëta, pavarësisht se profesioni i dentistëve është konsideruar në risk të lartë për të përcjellë infeksionin.
Përktheu: Valbona Spahia