Një studim i kryer në Columbia Dental School Washington tregon se 50% e popullsisë amerikane shmang kujdesin dentar për shkak të ankthit.
Këto të dhëna shpjegojnë pse neglizhenca dentare është kaq e përhapur. Shumë njerëz e perceptojnë gojën si një aparat të shkëputur disi nga pjesa tjetër e trupit dhe i japin më pak rëndësi kujdesit oral në krahasim me llojet e tjera të trajtimit mjekësor.
Odontofobia shpesh vjen nga një përvojë e së kaluarës kur procedurat dentare ishin në fakt më shumë invazive.
Një tjetër burim ankthi janë dhe fjalët negative nga të afërmit apo miqtë. Mediat popullore fatkeqësisht e përkeqësojnë problemin duke siguruar një imazh të dentistëve si "mjeku i dhimbjes" dhe duke krijuar një mit të rremë të vështirë për të thyer.
Informacioni i saktë është çelësi për të luftuar odontofobinë. Çfarë vijon është një pasqyrë e teknikave që dentistët mund të përshtasin me pacientët në rrezik të rekomanduara nga dr. Steven Goldberg.
1) Bëjni një ose më shumë sesione "pretrajtimi të vetëdijshëm" ose ftoni pacientët të ulen në karrige vetëm që të bisedojnë me stafin, ose të kryejnë diagnostifikimin paraprak me fotografi, radiografi dhe gjurmë studio apo të kryejnë screening e karcinomës orale. Këto manovra lejojnë pacientin të fitojë besimin te mjeku dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në praktikën e ardhshme klinike.
2) Lejoni pacientin të ruajë kontrollin e kujdesit gjithmonë duke futur një "sinjal alarmi" si ngritjen e krahut për të ndaluar operatorin në rast bezdisjeje.
3) Teknika e "shpërqendrimit" është gjithmonë efektive, vëreni pacientin të dëgjojë muzikë me kufje, e ndihmon për tu izoluar nga zhurmat e dhomës. Është mirë të përdoret gjithmonë një playlist e re për pacientin për të tërhequr më shumë vëmendjen në dëgjim.
4) Pacienti fobik ka frikë se mos gjykohet negativisht dhe duhet të qetësohet për këtë duke kujtuar se ju vizitoni me mijëra njerëz në vit dhe jeni të mësuar me çdo lloj personaliteti dhe problematike dhe se frika e tij nuk është aspak diçka e re por shumë e zakonshme te pacientët tuaj.
5) Për të edukuar fëmijët për vizitën dentare është i dobishëm që prindërit t'i mësojnë atyre se dhëmbët duhen larë që në moshë të vogël.
6) Edukimi nga ana tjetër i prindërve për të mos projektuar shqetësimet dhe përvojën e tyre te dentisti mbi fëmijën; kjo për të shmangur infektimin e gjeneratave të reja me stereotipe të së kaluarës.
Si dentistë, ne jemi shpesh të përqendruar në kompetencat tona teknike dhe harrojmë një nga aspektet më të rëndësishme të praktikës dentare që është: perspektiva e pacientit.
Pak nga pak midis personave po përhapet vetëdija e teknologjive të reja pa dhimbje dhe odontofobia priret të tkurret.