Edentulizmi dhe ndikimi i tij në aktivitetet e përditshme

| 19 Prill 2023 |

Edentulizmi dhe ndikimi i tij në aktivitetet e përditshme


Dihet se humbja e dhëmbëve ose edentulizmi ndikon në aftësinë e të përtypurit, por a mund të shkaktojë edhe reduktim të aftësisë për të kryer aktivitete të përditshme si gatimi, kryerja e një thirrje telefonike apo blerja e diçkaje? Mbi këtë temë studiuesit nga University College London (UCL) dhe Tokyo Medical and Dental University, kanë kryer një studim i cili është botuar në "Journal of the American Geriatrics Society", dhe ka analiziuar të dhënat e 5,631 të rriturve 50-70 vjeç.

Qëllimi i studimit ishte të hetonte efektin shkakësor të humbjes së dhëmbëve në aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e tij të përditshme. Pasi morën parasysh faktorë të tillë si statusi socio-ekonomik i pjesëmarrësve dhe shëndeti i përgjithshëm i dobët, studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e pavarur midis humbjes së dhëmbëve dhe aftësisë për të kryer aktivitete të përditshme, të matura nga efekti i humbjes së dhëmbëve në aftësinë e njerëzve për të kryer aktivitetet kryesore të jetës së përditshme.

Aktivitetet përfshinin përgatitjen e një vakti të nxehtë, blerjen e ushqimeve, bërjen e thirrjeve telefonike, marrjen e barnave, punën nëpër shtëpi ose kopsht dhe administrimin e parave.

Sipas Georgios Tsakos nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Shëndetit të UCL, "mund të marrim si shembull, të moshuarit me 10 dhëmbë natyralë të cilët kanë 30% më shumë mundësi të kenë vështirësi në aktivitetet kryesore si blerja ose puna nëpër shtëpi ose kopsht, krahasuar me ata me 20 dhëmbë natyralë".

Ekipi i studiuesve thekson se të pasurit e dhëmbëve më natyralë shoqërohet me vonesën e fillimit të aftësisë së kufizuar dhe vdekjen, dhe se humbja e dhëmbëve gjithashtu mund të pengojë ndërveprimet shoqërore dhe kështu të përkeqësojë cilësinë e jetës. Përveç faktit se humbja e dhëmbëve shpesh çon në ndjekjen e një diete më të varfër dhe me më pak lëndë ushqyese.

"Përfitimet shëndetësore të mbajtjes së dhëmbëve natyralë të shëndetshëm nuk mund të kufizohen vetëm në shëndetin oral, por mund të kenë një rëndësi më të gjerë në promovimin e aftësisë për të ruajtur dhe madje edhe përmirësuar cilësinë e jetës në përgjithësi", përfundon Yusuke Matsuyama nga Universitetit Mjekësor dhe Dentar i Tokios.



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D