Kariesi dentar, OBSH bėn apel pėr strategji parandaluese dhe fushata tė reduktimit tė sheqernave tė thjeshtė


|

| 14 Dhjetor 2017 |

Kariesi dentar, OBSH bėn apel pėr strategji parandaluese dhe fushata tė reduktimit tė sheqernave tė thjeshtė



Kariesi dentar ėshtė njė problem i madh i shėndetit publik nė nivel botėror dhe ėshtė njė sėmundje e shtrenjtė pėr t'u kuruar - kjo vlen pėr Vendet e industrializuara ku kėrkon rreth 5-10% tė buxhetit pėr shėndetin oral dhe ėshtė shkaku i parė pėr shtrimin nė spital tė fėmijėve nė disa Vende nė zhvillim. Por kariesi parandalohet thjeshtė, nė mėnyrė tė thjeshtė, me pak kosto pėr popullsinė.

Tė kufizosh konsumin e sheqernave tė thjeshtė me mė pak se 10% tė totalit tė kalorive tė konsumuara - dhe nė mėnyrė ideale nė mė pak se 5% - minimizon riskun pėr tė zhvilluar lezione karioze gjatė jetės. Strategjitė e sensibilizimit tė popullsisė qė shkojnė nė kėtė drejtim janė ēelėsi dhe duhet tė jenė njė prioritet i lartė dhe urgjent i politikave tė shėndetit publik. Por ndėr masat politike qė mund tė kenė njė impakt ėshtė edhe reagimi me publicitet dhe etiketime i pijeve me sheqer dhe i burimeve tė tjera dietetike tė sheqernave tė thjeshtė.

Janė kėto disa nga udhėzimet qė pėrmban dokumenti i informimit teknik dhe i adresimit, i publikuar kohėt e fundit nga World Health Organization (Organizata Botėrore e Shėndetit) me titullin "Sheqeri dhe kariesi dentar" pėr tė theksuar pėrhapjen, shkaqet dhe strategjitė parandaluese tė sėmundjes dhe pėr tė favorizuar pėrhapjen nė vende tė ndryshme, tė politikave tė sensibilizimit mbi popullsinė.

"Rreth gjysma e popullsisė botėrore ėshtė e prekur nga kariesi" lexohet nė parathėnien e dokumentit. Bėhet fjalė nė fakt pėr "sėmundjen mė tė pėrhapur ndėr patologjitė jo infektive (NCD) dhe qė nga momenti qė pėrfaqėson shkakun e parė tė humbjes sė elementeve dentare tė pėrhershme (2,3 bilion individė) dhe tė XII pėr dhėmbėt e qumėshtit (560 milion fėmijė) ėshtė edhe gjendja shėndetėsore mė e zakonshme nė botė e pėrfshirė nė dokumentin Global Burden of Disease Study tė 2015".

Kariesi "ndikon nė shėndetin e pėrgjithshėm, mirėqenien, marrėdhėniet sociale dhe gjendjen ekonomike" dhe "i intereson tė gjitha moshave dhe tė gjithė grupeve socio-ekonomike". Shpėrndarja nė botė ėshtė jo homogjene: "prek nė mėnyrė jo proporcionale popullsitė e varfra dhe tė disavantazhuara qė kanė mė pak akses ndaj parandalimit dhe ndaj kurave", nė fakt nė vendet nė zhvillim "njė numėr i madh lezionesh karioze nuk kurohet dhe shpesh dhėmbėt e prekur nga karisei nėse shkaktojnė dhimbje, ekstraktohen".
Nivele tė larta tė kariesit dentar mė pas "verifikohen nė vendet me tė ardhura mesatare ku konsumi i sheqernave ėshtė i lartė". Problemi ėshtė se edhe kostot ekonomike qė lidhen me sėmundjen janė "tė pafuqishme: ėshtė vlerėsuar se nė nivel botėror nė 2010 janė shpenzuar rreth 298 miliard dollarė pėr kostot direkte tė kariesit dentar dhe rreth 144 miliard dollarė pėr shpenzime shėndetėsore indirekte pėr njė total prej 442 miliard dollarė".

Pra "strategjitė pėr tė reduktuar konsumin e sheqernave tė thjeshtė janė ēelėsi pėr shėndetin publik", edhe pasi pėrfaqėsojnė njė ndėrhyrje parandaluese me kosto tė ulėt. "Edhe pse kariesi dentar ėshtė rezultati i njė ekspozimi permanent me njė faktor risku ushqimor (sheqernat e thjeshtė) dhe njė reduktim i vogėl i riskut tė kariesit dentar nė fėmijėri ėshtė domethėnės nė jetėn nė vijim. Ėshtė e rėndėsishme qė ndėrhyrjet e parandalimit nė tė gjithė popullsinė tė jenė nė mėnyrė universale tė disponueshme dhe tė aksesueshme".

Por "shpesh, kariesi dentar nuk merr prioritetin e duhur nė planifikimin shėndetėsor pėr shkak tė njė nėnvlerėsimi tė peshės sė vėrtetė tė impaktit tė sėmundjes. Vėmendja e ndėrhyrjeve ėshtė nė pėrgjithėsi e karakterizuar nga njė qasje e izoluar e sėmundjes dhe nga njė fokus mbi trajtimin e kushtueshėm klinik nė vend tė strategjive tė integruara me kosto tė ulėt pėr shėndetin publik, qė kanė tė bėjnė me popullsi tė tėra dhe fokusimin te faktorėt e zakonshėm tė riskut pėr NCD". Nė fakt "ndėrhyrjet e shėndetit publik tė dedikuara pėr parandalimin e kariesit dentar dhe tė sėmundjeve tė tjera orale janė shumė efikase kur integrohen me strategji tė tjera parandaluese dhe kontroll tė sėmundjeve tė tjera jo infektive mbi bazėn e principit qė tė mbajė nėn kontroll risqet e zakonshme dhe mė tė rėndėsishme pėrcaktuese pėr shėndetin".

Ndėr masat, "duhet tė inkurajohet gjithashtu zbatimi i strategjive tė shėndetit publik pėr tė promovuar ekspozimin e duhur dhe pėrdorimin e fluorit" edhe nėse, vijon dokumenti, "tė ballafaqosh shkakun (pra sheqernat e thjeshtė) mbetet esenciale pėr parandalimin dhe reduktimin e kariesit dentar". Pėr kėtė OBSH sugjeron dhe njė seri politikash impakti: tė parashikojė njė "taksim tė pijeve me sheqer dhe tė ushqimeve me njė pėrmbajtje tė lartė tė sheqernave tė thjeshtė dhe njė etiketim tė qartė ushqimor qė tė ndihmojė nė identifikimin e kėtyre produkteve; tė pėrmirėsojė ambientin ushqyes nė institucionet publike; tė heqė tė gjitha pijet e sheqerosura - tė ėmbėlsuara nga shitja nė vendet publike; tė bėjė prioritet rritjen e ndėrgjegjėsimit dhe aksesin ndaj ujit tė pastėr si pije e sigurt pėr dhėmbėt".
 
Francesca Giani


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 70 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D