Probiotikët mund të ndihmojnë në luftimin e halitozës persistente, sipas një rishikimi të literaturës të botuar në BMJ Open.
"Probiotikët, si Lactobacillus salivarius, Lactobacillus reuteri, Streptococcus salivarius dhe Weissella cibaria, mund të lehtësojnë halitozën duke reduktuar nivelet e përqendrimit të komponimeve të paqëndrueshme të squfurit në terma afat shkurtër, megjithëse nuk kanë efekt të rëndësishëm në pllakën dhe veshjen e gjuhës", shpjegon autori kryesor i studimit Nengwen Huang Universiteti Sichuan në Chengdu (Kinë).
Halitoza persistente shkaktohet kryesisht nga komponimet sulfurike të paqëndrueshme, të prodhuara nga bakteret e pranishme në gojë, shpesh në prani të mishrave të dhëmbëve dhe higjienës së keqe të dhëmbëve.
Për të trajtuar këtë problem zakonisht përdoren: shpëlarësit e gojës, çamçakëza, pastrim profesional të dhëmbëve dhe gërvishtje të gjuhës. Provat në zhvillim kanë sugjeruar se probiotikët mund të ofrojnë një alternativë më të thjeshtë dhe për të kuptuar më mirë situatën, studiuesit kanë vlerësuar provat klinike me përzgjedhje rastësore të botuara deri në shkurt 2021.
Në analizën përfundimtare u përfshinë gjithsej 7 punime, për një total prej 278 personash. Ashpërsia halitozës u përcaktua nga nivelet e përbërjeve të paqëndrueshme të squfurit të zbuluar në gojë ose rezultati OLP, i cili mat aromën e frymëmarrjes nga goja në distanca të ndryshme. Gjithashtu në analizë u përfshinë edhe rezultatet e veshjes së gjuhës dhe indeksi i pllakës, të cilat shpesh konsiderohen si shkaktarët kryesorë të halitozës.
Analiza e të dhënave të grumbulluara tregoi se rezultatet e OLP-së u ulën ndjeshëm tek ata që u trajtuan me probiotikë krahasuar me ata që nuk u trajtuan, pavarësisht nga kohëzgjatja e periudhës së monitorimit. Një rezultat i ngjashëm u vërejt për nivelet e komponimeve të paqëndrueshme sulfurike të zbuluara, megjithëse ato varionin ndjeshëm në studime individuale dhe efektet e vëzhguara ishin relativisht jetëshkurtra, deri në katër javë. Megjithatë, nuk kishte dallime domethënëse në pikën e veshjes së gjuhës ose në indeksin e pllakës midis dy grupeve.
Sipas ekspertëve, probiotikët mund të pengojnë ndarjen e aminoacideve dhe proteinave nga bakteret në gojë, duke frenuar kështu prodhimin e nënprodukteve me erë të keqe. "Vlen për t'u përmendur se madhësitë e mostrave të studimeve të përfshira ishin të vogla dhe se disa të dhënat ishin të paplota, nevojiten hulumtime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate", përfundojnë autorët.
BMJ Open2022. Doi: 10.1136/bmjopen-2022-060753
http://doi.org/10.1136/bmjopen-2022-060753