Stil më i shëndetshëm jetese, reagim më i mirë ndaj trajtimeve periodontale

Parodontologji | 23 Prill 2024 |

Stil më i shëndetshëm jetese, reagim më i mirë ndaj trajtimeve periodontale

Në një studim të publikuar në JPG Digest synohej vlerësimi i lidhjeve që ekzistonin ndërmjet stilit të jetesës dhe rezultateve klinike të trajtimit...


Në një studim të publikuar në JPG Digest synohej vlerësimi i lidhjeve që ekzistonin ndërmjet stilit të jetesës dhe rezultateve klinike të trajtimit periodontal (faza 1 dhe 2).

Nëse zakonet e ushqyerjes, së bashku me shumë faktorë të tjerë, ndikojnë në shëndetin e individëve, nuk ka prova që këto ndryshime në stilin e jetesës sjellin përfitime të tjera për trajtimin periodontal.

Studimi i kryer analizoi 120 pjesëmarrës, në moshat 18-70 vjeç të prekur nga periodonititi i lokalizuar, ose i gjeneralizuar, jo i trajtuar në fazën II/III. Pjesëmarrësit kishin të paktën një vend me thellësi të sondave periodontale (PPD) ≥4 mm dhe më shumë se 20 dhëmbë të mbetur. U morën në konsideratë karakteristikat socio-demografike (mosha, gjinia, indeksi i masës trupore), diabeti, konsumi i duhanit/alkoolit dhe sjelljet që lidhen me stilin e jetesës. Çdo pjesëmarrës u është përgjigjur katër pyetësorëve të vërtetuar, që kishin të bënin me sjelljet e tyre ushqimore.

"Ky është studimi i parë që vlerëson ndikimin e një sërë sjelljesh jo të shëndetshme të stilit të jetës në reagimin ndaj trajtimit periodontal. Gjumi i keq, duhanpirja dhe abuzimi me alkoolin lidheshin me një probabilitet më të ulët për të arritur objektivat përfundimtarë të terapisë", zbuluan autorët.

Përsa i përket objektivit të studimit, u vu re një lidhje ndërmjet një reagimi më të keq ndaj trajtimit periodontal dhe ndjekjes së reduktuar të dietës mesdhetare, aktivitetit fizik të pakët dhe niveleve të larta të stresit, por pa rëndësi statistikore. Për individët që kishin një stil jetese jo të shëndetshëm, trajtimi periodontal ishte më pak i suksesshëm dhe vendet e mbetura me PPD ≥6 mm ishin në përqindje më të lartë.

"Këshillimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës duhet të kryhet gjatë fazës së parë të trajtimit periodontal, për shkak të implikimit të mundshëm të rezultateve të trajtimit periodontal pas tre muajsh. Sjelljet që lidhen me stilin e jetesës duhet të merren në konsideratë edhe gjatë studimit klinik periodontal, pasi mund të veprojnë si faktorë ngatërrues", përfundojnë autorët.



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D