Miratohet ligji pėr ushqimet e pashėndetshme

| 3 Maj 2024 |

Miratohet ligji pėr ushqimet e pashėndetshme

Nė nėntor tė vitit 2023, Kolumbia ka miratuar njė ligj pėr ushqimet e pashėndetshme, duke u bėrė njė nga vendet e para qė takson ushqimet shumė...


Nė nėntor tė vitit 2023, Kolumbia ka miratuar njė ligj pėr ushqimet e pashėndetshme, duke u bėrė njė nga vendet e para qė takson ushqimet shumė tė pėrpunuara.

Kjo ėshtė njė temė qė diskutohet prej vitesh, nėpėrmjet sė cilės vlerėsohet mundėsia pėr tė caktuar njė taksė ndaj ushqimeve qė mund tė cenojnė shėndetin, duke filluar qė nga pijet me sheqer dhe pėrdorimi i tepėrt i kėtij tė fundit.

Zgjedhja e Kolumbisė po arrin nė njė konsensus ndėrkombėtar tė ekspertėve tė shėndetit publik, tė cilėt mendojnė se ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt zgjidhjes sė shumė problemeve shėndetėsore, pėrfshirė edhe sėmundjet orale.

Kjo zgjidhje ofron rekomandime mbi pėrdorimin e sheqerit duke nxitur dietėn e ekuilibruar pėr ruajtjen e gjendjes sė ushqyerjes dhe asaj shėndetėsore nė bazė tė grupmoshės dhe gjinisė.

Njė risi e rėndėsishme e parashikuar nga kjo normativė e re lidhet me sistemin e etiketimit, e cila parashikon "paralajmėrim frontal": kėshtu konsumatorėt mund tė identifikojnė me lehtėsi paralajmėrimet qė lidhen me pėrmbajtjen e lartė tė kripės/natriumit, sheqernave tė shtuara dhe yndyrave tė ngopura nė paketimet e ushqimeve tė transformuara. Kjo u jep individėve mundėsinė tė ndėrmarrin vendime tė informuara dhe tė ndėrgjegjshme rreth zgjedhjeve tė tyre ushqimore.

Lista e ushqimeve shumė tė pėrpunuara ėshtė shumė e gjatė: salēiēet, proshuta, keēapi, ushqimet e konservuara, ėmbėlsirat, kompostot, pijet alkoolike dhe ato me sheqer, patatinat, produktet e skuqura, biskotat, akulloret, ēokollata, karamelet, marmelatat, produktet e gatshme pėr konsum, fast food-et si picat, hamburgerėt, hot-dogėt, etj.

Federata Kolumbiane e Stomatologjisė, anėtare e Federatės Botėrore tė Stomatologjisė, nė bashkėpunim me kėtė tė fundit, po angazhohet nė mėnyrė aktive nė promovimin e kėtij ligji, me qėllim shtimin e ndėrgjegjėsimit rreth efekteve tė dėmshme qė kanė ushqimet e pashėndetshme mbi shėndet.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D