Diabeti shton rrezikun pėr periodontit

Parodontologji | 8 Tetor 2024 |

Diabeti shton rrezikun pėr periodontit


Ata qė vuajnė nga diabeti kanė njė rrezik mė tė lartė pėr t'u prekur nga periodontiti, njė sėmundje inflamatore e mishrave tė dhėmbėve. Mė tė rrezikuarit janė pacientėt, sėmundja e tė cilėve rėndohet nga komplikimet qė prekin enėt e vogla tė gjakut. Nė kėto pėrfundime ka arritur njė studim i kryer nga studiuesit e Universitetit Aarhus nė Danimarkė dhe i publikuar nė Journal of Dental Research.

"Periodontiti mund tė ulė ndjeshėm cilėsinė e jetės sė njė personi, duke shkaktuar vėshtirėsi nė ushqyerje, komunikim dhe ndėrveprimet sociale", komenton koordinatori i studimit Fernando Valentim Bitencourt. "Tė kuptuarit se cilėt pacientė  janė  mė  tė  rrezikuarit ėshtė e rėndėsishme pėr ndėrhyrjen e hershme dhe parandalimin e kėtyre efekteve", vazhdon studiuesi.

Studimi mori nė konsideratė afėrsisht 16 mijė njerėz me diabet tė tipit 2, nėpėrmjet tė cilėve u zbulua se aty ku ishin tė pranishme komplikimet mikrovaskulare, rreziku pėr periodontit ishte mė i lartė. Konkretisht, ata qė vuanin edhe nga retinopatia diabetike kishin 21% mė shumė gjasa tė kishin periodontit tė moderuar/tė rėndė sesa njerėzit pa komplikime tė diabetit. Ndėrsa neuropatia diabetike u shoqėrua me njė rritje prej 36% tė rrezikut pėr periodontit. Kur ishin tė pranishme edhe retinopatia edhe neuropatia, probabiliteti pėr tė zhvilluar periodontit u rrit me 51%. Nivelet e larta tė kolesterolit dhe triglicerideve e shtojnė edhe mė shumė kėtė rrezik.

"Kur diabeti nuk kontrollohet, nivelet e larta tė sheqerit nė gjak mund tė ēojnė nė inflamacion, i cili me kalimin e kohės mund tė prekė sytė duke ēuar kėshtu nė retinopati, ose nervat duke shkaktuar neuropati, ose mishrat e dhėmbėve duke kontribuar nė zhvillimin e periodontitit tė rėndė", pėrfundon Bitencourti.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D