Emergjenca mjekësore është një ngjarje e papritur që mund të sjellë komplikime për jetën dhe mund të ndodhë në çdo rrethanë e në çdo kohë. Në rrjedhën e kujdesit stomatologjik verifikohen kushte që rrisin mundësinë për këto lloj emergjencash veçanërisht te pacientët me patologji kronike. Për këtë arsye, dentisti, i cili në praktikën profesionale i kryen manovrat kirurgjikale në një institucion shëndetësor të pambrojtur, duhet të jetë në gjendje të njohë menjëherë simptomat e emergjencave klinike që mund të ndryshojnë shenjat vitale të pacientit. Objektivat kryesore të punës janë lejimi i grupit dentar të diagnostikojë emergjencat mjekësore dhe ofrimi i udhëzuesve në mbështetje themelore të jetës apo siç njihen ndryshe "basic life support" (BLS) janë objektivat kryesore të punës.
Suporti i funksioneve jetësore të pacientit do të thotë në praktikë të verifikohet nëse funksionet neurologjike, respiratore dhe kardio-qarkulluese janë të mjaftueshme. Funksione të tilla duhet të kontrollohen me disa manovra të thjeshta por precize, sipas një afati kohor rigoroz. Vlerësimi i këtyre tri parametrave në rast deficiti të njërit prej tyre kërkon një sekuencë ndërhyrjesh të thjeshta, por të domosdoshme.
Qëllimi kryesor i BSL është parandalimi i dëmtimit anoksik të trurit. Në fakt mungesa e oksigjenit në qelizat cerebrale shkaktojnë dëmtime që brenda 10 minutave mund të kthehen në të pariparueshme. Sillen dy algoritme ndihme të nivelit të parë që ndjekin udhëzuesit më të fundit të "European Resuscitation Council" dhe "American Heart Association".
Vijon me një inkuadrim diagnostik të fokusuar në patologjitë e ndryshme që mund të verifikohen gjatë një mbledhjeje me qëllim që t'i ofrohet ekipit stomatologjik edhe një ndërhyrje e nivelit të dytë, duke zbatuar një trajtim në kohë të përcaktuar që mund të kushtëzojë prognozën e pacientit. Mes panoramave kryesore klinike që mund të përcaktojnë një emergjencë dhe që parashikojnë ndërhyrje farmakologjike precize, në veçanti shqyrtohen kriza vagale, kriza hipoglicemike, reaksioni i rëndë alergjik i menjëhershëm, infarkti, kriza astmatike, kriza hipertensive, kriza konvulsive, iktusi etj.
Gjithashtu indikohet çfarë është e nevojshme për të menaxhuar emergjencën për t'iu bërë ballë në mënyrë korrekte këtyre ngjarjeve klinike stomatologjike, dentisti duhet të jetë i pajisur me instrumentet e përshtatshme, burime oksigjeni dhe barnat e duhura, të organizuara në një shportë që lejon zhvendosjen e shpejtë në pjesët operative.
Patologjitë kronike për t'u vlerësuar
Sindroma kronike dhe akute e koronareve në pacientin dentar | Anginë stabile Anginë instabile Rikthim i infarktit të miokardit akut (IMA) |
Kardiopati valvulare (e nënshtruar ose jo me zëvendësim valvular) | Stenozë, insufiçencë e proliksit (shkarjes) mitrale Stenozë dhe insufiçencë e aortës |
Obstruksion pulmonar kronik | Emfizemë pulmonare Bronkit kronik obstruktiv Astma bronkiale |
Përfundimet e iktusit | Nga tromboza cerebrale në hemorragji cerebrale |
Epilesi | |
Miastenia gravis | |
Diabeti melit | Tip 1 Tip 2 |
Hipertiroidizmi | |
Alergjia nga anestezia lokale dhe/ose nga materialet dentare | |
Hepatopatia kronike me insufiçencë hepatike të rëndë |