Shuma tė mėdha parash do tė kursehen ēdo vit nga qytetarėt. Kėto janė vlerėsimet e ekspertėve nga Shoqėria italiane e parodontologjisė dhe implantologjisė (SIdP), qė bashkė me kolegėt evropian, amerikanė dhe aziatik kanė publikuar udhėzimet e para botėrore pėr shėndetin e gingivave. Argumenti ėshtė me interes tė madh pėr tė gjithė popullsinė sepse mendohet se mbi 20 milionė persona mbi 35 vjeē kanė tė bėjnė me gjakosjen ose dhimbjen e gingivave ēdo ditė dhe qė shpesh nuk e vėnė re se gjenden pėrballė njė problemi shumė serioz. Nėse nuk trajtohet nė kohė dhe nė mėnyrėn e duhur, nė fakt, inflamacioni i gingivave (gingiviti) bėhet njė sėmundje e vėrtetė (parodontiti) qė nė formėn e saj mė tė rėndė ēon edhe nė humbjen e dhėmbėve shpesh me pasoja shumė tė rėnda nė shėndet, por edhe nė xhepin e personit. "Kushton mė shumė tė zėvendėsosh njė dhėmb tė vetėm qė ėshtė humbur pėr shkak tė parodontitit sesa tė kurosh tė gjithė gojėn e njė pacienti te i cili diagnoza ėshtė zbuluar prej kohėsh" shpjegon Maurizio Tonetti, president i SIdP.
Dėmtimet nga parodontiti nuk ndalojnė vetėm nė zonėn e gojės.
Ėshtė e gabuar tė mendojmė se parodontiti ėshtė njė sėmundje vetėm e gingivave. "Parodontiti shkaktohet nga bakteret e pranishėm nė pllakėn bakteriale qė qėndron te dhėmbėt nė mungesė tė njė higjiene orale tė mirė" - pohon Tonetti, duke kujtuar se njė nga pasojat e shėndetit jo tė mirė tė gingivave ėshtė humbja e dhėmbėve. Dhe tė kesh mungesa tė dhėmbėve apo dhėmbė "qė lėvizin" nuk ndihmon nė njė dietė tė mirė dhe tė shėndetshme: "Vitamina C ėshtė kryesore pėr mbajtjen e gingivave tė shėndetshme, por kush vuan nga probleme tė gingivave me pasojė humbjen e dhėmbėve ka si tendencė qė tė reduktojė konsumin e frutave dhe zarzavateve qė janė shpesh tė pasura me kėtė substancė, duke zgjedhur ushqime mė tė buta dhe tė pasura me sheqer dhe yndyrna" - qartėson Tonetti.
Por ushqyerja e keqe - qė nė disa raste vjen nga ushqimi i keq - nuk ėshtė pasoja e vetme nga parodontiti. Ekspertėt e sektorit e dinė mirė qė pas njė analize tė kujdesshme tė tė dhėnave shkencore tė disponueshme, kanė publikuar njė dokument ("Manifestim") nė tė cilin dalin nė pah lidhje tė panumėrta midis shėndetit tė keq tė gingivave dhe sėmundjeve qė nuk lidhen me gojėn.
"Parodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike qė lidhet me faktorė tė shumtė me pasoja mundėsisht negative nė brendėsi tė organizmit" - shpjegojnė autorėt e dokumentit, duke cituar midis sėmundjeve tė mundshme "tė nxitura" ose "tė mbėshtetura" nga problemet e gingivave: diabetin, patologjitė kardiovaskulare, patologjitė e aparatit tė frymėmarrjes, patologjitė e veshkave dhe iktusin. Shkaku kryesor do tė ishin bakteret e pranishme nė gojė kur personi ka parodontit dhe qė mund tė kalojė nėpėrmjet qarkullimit tė gjakut duke shkuar dhe shpesh duke i dėmtuar organet e tjera.
Gingivat mė tė shėndetshme nė 10 lėvizje
Atėherė ēfarė duhet bėrė? "Hapi i parė pėr tė shmangur tė gjitha pasojat negative tė parodontitit ėshtė diagnoza e hershme" - shpjegon Tonetti, duke kujtuar gabimin qė pothuajse tė gjithė bėjnė: duke ju drejtuar dentistit vetėm kur fillojnė tė bien dhėmbėt. Dhe mė pas shton: "Nė ditėt e sotme ekziston njė test i thjeshtė i quajtur Psr (Ekzaminim dhe Regjistrim i shėndetit parodontal) qė lejon tė kuptohet nė mėnyrė tė shpejtė dhe pa dhimbje kur gingivat janė tė skuqura apo tė acaruara." Pėrveē kėsaj mbajtja e gingivave tė shėndetshme nuk ėshtė shumė e vėshtirė, sipas ekspertėve qė propozojnė dekalogun e vėrtetė "shpėto gingivat":
1. Tė shmanget duhan pirja
2. Tė zgjidhet njė dietė e pasur me fruta dhe zarzavate pėr tė marrė njė sasi tė mirė tė vitaminės C.
3. Tė paktėn dy herė nė vit duhet tė kryhen vizitat te dentisti dhe njė seancė te higjenisti
4. Tė kryhet testi i Ekzaminimit dhe Regjistrimit tė shėndetit parodontal (Psr) gjatė vizitave te dentisti.
5. Tė kėshillohet larja e dhėmbėve tė paktėn dy herė nė ditė pėr tė paktėn 4 minuta nė rastin e inflamacionit tė gingivave.
6. Tė kėshillohet pėrdorimi i furēės elektrike nė vend tė asaj manuale.
7. Tė zgjidhen pasta dhėmbėsh specifike pėr dhėmbė dhe gingivat tė ndjeshme.
8. Tė pėrdoren furēat ndėrdhėmbore nė vend tė fillit dentar.
9. Tė kėshillohet njė shpėlarės goje i pėrshtatshėm dhe tė shpjegohet mėnyra e pėrdorimit.
10. Tė kėshillohet vizita e menjėhershme te dentisti nė rast se kemi gingivat tė skuqura, qė gjakosen ose tė tėrhequra
Pėrktheu: Valbona Spahia