Artikaina apo lidokaina, cilën të përdorim? Literatura nuk ndihmon në zgjedhje

Farmakologji | 22 Mars 2016 |

Artikaina apo lidokaina, cilën të përdorim? Literatura nuk ndihmon në zgjedhje


"Infiltrimet bukale të artikainës nuk janë më efikase krahasuar me bllokimin e nervit alveolar të poshtëm me lidokainë dhe vendimi për llojin e anestetikut që duhet përdorur duhet të bazohet në konsiderata që lidhen me pacientin, koston dhe kohën."


Ky është konkluzioni i një rishikimi në literaturë, drejtuar nga George Battler dhe Jamshaid Mansoor i Shkollës së Stomatologjisë në Universitetin e Manchester, në përpjekje për t'iu përgjigjur një prej dilemave klasike për sa i përket anestezisë lokale në fushën e stomatologjisë. Siç shihet, provat shkencore mundësojnë një përgjigje mjaft të dobët dhe akoma provizore, shkaktuar edhe nga cilësia e keqe e studimeve të publikuara deri më sot.


Kërkuesit kanë vendosur që të përfshijnë në analizë vetëm studime rastësore të kontrolluara që janë përballur me dy anestetikët në molarët e përhershëm mandibular dhe kanë gjetur vetëm dy, që kanë treguar përqindje suksesi të lidokainës midis 55,6 dhe 69,2 % dhe të artikainës midis 65,4 dhe 70,4 % dhe nuk kanë qenë në gjendje që të përcaktojnë një diferencë domethënëse midis dy teknikave. Battler dhe Mansoor kanë sugjeruar që të kryhen studime të reja me metodologji më rigoroze: të projektuara në crossover, me pacientë të grupuar sipas grupmoshave homogjene me kritere strikte përfshirjeje, me përkufizim preciz të anestezisë së injektuar, me një matje objektive të rezultateve dhe me një ballafaqim të kryer në dhëmbët controlateral.


Lidokaina konsiderohet nga shumë persona si standardi i artë për anestezinë e molarëve mandibular, megjithatë artikaina po fiton një popullaritet në rritje falë thjeshtësisë së injektimit dhe komoditetit për dentistin. Lidokaina, sintetizuar në të largëtin 1943,  ka qenë anestetiku i parë lokal me më shumë se 20 milion shishe të shitura në 2008, por bëhet fjalë për një të dhënë fuqimisht në rënie krahasuar me 10 vjet para kur ishin 35 milion, ndërkohë paralelisht ka pasur një përhapje në rritje të artikainës.


"Megjithatë - së fundmi kërkuesit e Manchester - duke qenë se kosto e një shisheje lidokaine në Britaninë e Madhe është më e ulët se ajo e artikainës me shumë mundësi mund të dalim në përfundimin se lidokaina konfirmohet për momentin si metodika më e mirë kosto-efikasitet për dentistin"


Adamo Calatroni


Për më shumë: Bartlett G, Mansoor J. Articaine buccal infiltration vs lidocaine inferior dental block - a review of the literature. Br Dent J. 2016 Feb 12;220(3):117-20.


Përktheu: Erjola Taga



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 119 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D