Pėrdorimi i biberonit pėr njė kohė tė gjatė, a mund t'i dėmtojė dhėmbėt e fėmijėve tanė? Pėrgjigja nga njė studim rreth erozionit nė daljen e dhėmbėve pėr herė tė parė


|

Pedodonci | 21 Korrik 2016 |

Pėrdorimi i biberonit pėr njė kohė tė gjatė, a mund t'i dėmtojė dhėmbėt e fėmijėve tanė? Pėrgjigja nga njė studim rreth erozionit nė daljen e dhėmbėve pėr herė tė parė

Lara Figini


Erozioni dentar po bėhet njė fenomen i pakthyeshėm gjithnjė e mė i pėrhapur nė daljen e dhėmbėve tė parė. Konsiston nė procesin e humbjes sė indit dentar, jo si pasojė e kariesit, por qė mund tė derivojė nga veprimi i acideve tė brendshėm (p.sh. nga refluski gastroezofageal), acide ekzogjene (pėrbėrės tė ushqimeve dhe pijeve), ose substanca kelatuese. Ėshtė forma mė e zakonshme qė gėrryen dhėmbėt te fėmijėt dhe shpesh shfaqet nė kombinim me fėrkimin (gėrryerje qė pėrfshin kontaktin midis dhėmbėve) dhe abrazionin (gėrryerje qė pėrfshin strukturėn e dhėmbit nė kontakt me njė objekt tė jashtėm). Ėshtė shumė e rėndėsishme tė identifikojmė hershėm fenomenin e erozionit te fėmijėt nė mėnyrė tė tillė qė tė kryejė njė menaxhim paraprak dhe terapeutik tė rastit. Nė literaturė shfaqen pak studime qė zgjasin nė kohė rreth kėtij argumenti pėr daljen e dhėmbėve pėr herė tė parė. Njė studim grupi i kohėve tė fundit i publikuar nė "International Journal of Pediatric Dentistry", maj 2015 heton prevalencėn pėr erozion dentar nė popullsinė australiane nė moshėn 24, 36 dhe 48 muaj dhe vlerėson lidhjen midis erozionit dhe manovrave tė higjienės orale, kushtet mjekėsore dhe sjelljet ushqimore. 154 fėmijė janė pėrfshirė nė studimin nė grup pas dhėnies sė udhėzimeve precize prindėrve rreth manovrave pėr higjienėn orale dhe rreth dietės ushqimore qė duhet tė ndjekin pėr fėmijėt e tyre. Pjesėmarrėsit janė ekzaminuar klinikisht nė moshėn 24, 36 dhe 48 muaj pėr t'u siguruar pėr praninė e erozionit. Erozionet janė vlerėsuar sipas kėtij kriteri:
Grada 0: Jo erozion
Grada 1: Humbje e smaltit sipėrfaqėsor me pamje lisho, si me brymė, tė shndritshme dhe rrumbullakimi i majave apo skajeve incizale
Grada 2: Erozion i vogėl i dentinės
Grada 3: Ekspozim i dentinės sė  gjerė
Grada X: Asnjė vlerėsim nuk ėshtė mundur tė kryhet pėr shkak tė kariesit tė madh, mbushjeve tė shumta apo mungesės sė dhėmbėve.
Prindėrve iu dha pėr tė plotėsuar njė pyetėsor rreth jetės sociale tė fėmijės, zakonet mjekėsore, dentare dhe dietike.


Rezultatet e pėrftuara nga autorėt janė si mė poshtė vijon:
Nga 154 fėmijėt e ekzaminuar, 0% (0/154) ka zhvilluar erozione dentare nė moshė 24 muaj, 7% (11/154) nė 36 muaj dhe 28% (40/154) nė 48 muaj (p<0,001). Njė total kompleksiv prej 51 (33%) fėmijėsh dhe 256 dhėmbė (8%) kanė paraqitur erozion nė moshė 48 muajsh. Nuk janė regjistruar lidhje domethėnėse midis lezioneve erozive dhe manovrave tė higjienės orale, kushteve mjekėsore apo zakoneve ushqimore tė sinjalizuara nė moshėn 24 dhe 36 muaj (tė gjitha p>0.05). Nė kontrast, lezionet erozive tė marra nė moshėn 48 muaj kanė rezultuar fortėsisht tė lidhura me pėrdorimin e biberonit (p = 0,026). Megjithatė siē kanė vėrtetuar dhe studime tė tjera nė literaturė (Murakami C, Oliveira LB, Sheiham A, Nahas Pires Correa MS, Haddad AE, Bonecker M. "Risk indicators for erosive tooth wear in Brazilian preschool children". Caries Res 2011; Warren JJ, Yonezu T, Bishara SE. "Tooth wear patterns in the deciduous dentition". Am J Orthod Dentofacial Orthop 2002) erozioni ka tė bėjė mė shumė me qendrorėt dhe kaninėt e sipėrm. Shfaqet mė pak te qendrorėt e poshtėm, ndoshta sepse nė pjesėn e poshtme fluksi i pėshtymės i prodhuar nga gjėndra sublinguale dhe nėnmandibulare rezulton mė i bollshėm dhe shėrben si barrierė mbrojtėse.


Prevalenca e erozionit nė dhėmbėt e parė te fėmijėt, rritet me kalimin e moshės dhe verifikohet pas moshės 2 vjeēare. Megjithėse nuk kemi lidhur ngjarjet me manovrat e higjienės orale, kushtet mjekėsore dhe zakonet ushqimore nė moshėn 36 muaj, lezionet erozive tė paraqitura pėr herė tė parė nė moshėn 48 muaj janė fortėsisht tė lidhura me pėrdorimin e biberonit pėr njė kohė tė gjatė pėr mė tepėr se 36 muajt e parė tė jetės sė fėmijės.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Bibliografia:
Int J Paediatr Dent. 2015 May;25(3):165-73. Association of erosion ėith timing of detection and selected risk factors in primary dentition: a longitudinal study. Huang LL1, Leishman S, Neėman B, Seow WK.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 120 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D