Përshkrimi i tepruar i antibiotikëve dhe risku i infeksioneve. Nga Chicago Dental Society një listë e plotë e dobishme për të udhëhequr dentistin


|

Farmakologji | 8 Nëntor 2017 |

Përshkrimi i tepruar i antibiotikëve dhe risku i infeksioneve. Nga Chicago Dental Society një listë e plotë e dobishme për të udhëhequr dentistin



Përshkrimi i tepërt i antibiotikëve nga ana e dentistëve mund të kontribuojë në zhvillimin në zorrë të Clostridium difficile, që shkakton infeksione të rënda me diarre që në disa raste ka sjellë dhe vdekjen. Kjo është ajo që është zbuluar në kongresin e Infectious Diseases Society of America që është zhvilluar javën e kaluar në San Diego (California).

Shumë përshkrime antibiotikësh sipas epidemiologes Stacy Holzbauer, MPH, DVM e Minnesota Departament of Health, do të ishin kryer në mënyrë rutinë pa vetëdije dhe në respekt të udhëzimeve.
Holzbauer ka prezantuar një studim epidemiologjik në 1.626 pacientë që kanë pasur infeksione nga Clostridium difficile në Minnesota midis vitit 2009 dhe 2015. 1.000 ishin reduktuar nga terapi të mëparshme antibiotikësh nga të cilat 136 janë trajtuar nga dentisti.
Këto të fundit (mosha mesatare 45 vjeç) ishin trajtuar me klindamicinë, fluorchinolone dhe cefalosporine. Klindamicina është në absolut antibiotiku që më shumë se kushdo mund të shkaktojë këtë efekt anësor të rëndë.
Sipas kërkueses 36% e dentistëve të SHBA-së nuk ndjekin rekomandimet klinike mbi përshkrimin e antibiotikëve por janë natyrisht të orientuar për përshkrime të tipit mbrojtës.

Chicago Dental Society kohët e fundit ka zhvilluar këtë listë të plotë të dobishme për të orientuar mjekun:
Paratrajtimi
1. Jeni i sigurt që bëhet fjalë për një infeksion bakterial?
2. Merrni në shqyrtim të gjitha trajtimet lokale për të kufizuar infeksionin.
3. Bëni bilancin risk/përfitim të përshkrimit (toksiciteti, alergjia, efektet anësore, infeksion nga Clostridium Difficile).
4. Respektoni udhëzimet mbi profilaksinë antibiotike nga shkaqe mjekësore (defekte valvulare kardiake), mos e zgjeroni përshkrimin për patologji të tjera.
5. Kontrolloni anamnezën mjekësore (shtatzëni, alergji, ndërveprim midis barnave).

Përshkrim
1. Shmangni përshkrimet jo të bazuara në Evidence Based Medicine. Ndonjëherë influencohemi nga të dhënat historike, kërkesat e pacientit, presioni i kolegëve, i informatorëve apo i komoditetit.
2. Dokumentoni diagnozën, fazat e trajtimit dhe përshkrimit të barit në kartelën klinike; do të lejojë monitorimin e pacientit për patologjitë e ardhshme.
3. Përshkruani antibiotikët kur ka shenja klinike të infeksionit bakterial në veprim (fryrje, temperaturë, lodhje e përgjithshme).
4. Monitoroni evoluimin e pacientit në kohë dhe adaptoni terapinë me evolucionin klinik, nëse është e nevojshme bëni një kulturë bakteriale dhe antibiogramë
5. Përdorni antibiotikë të synuar me spektër të reduktuar dhe mos i kaloni kurrë dy ditët pas zhdukjes së simptomave.
6. Konsultohuni me mjekë dhe specialistë të tjerë kur është e nevojshme.

Edukimi i pacientit
• Edukoni pacientin që të respektojë pozologjinë, orarin e përshkrimit. Shpjegoni që antibiotiku nuk duhet përdorur për të kuruar patologji të tjera në mënyrë që të dekurajoni auto-mjekimin.
• Edukoni stafin: bëj të mundur që i gjithë stafi yt të jetë i përgatitur që të ndjekë pacientin në mënyrë që të mund të përmirësojë aderencën ndaj kurës.


Davis Cussotto


Përktheu: Erjola Taga



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 70 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D