Perimplantiti më i shpeshtë te duhanpirësit: të dhëna nga literatura


|

Implantologji | 5 Prill 2018 |

Perimplantiti më i shpeshtë te duhanpirësit: të dhëna nga literatura

Nga Figini Lara


Terapia implantare në gjendjen aktuale rezulton të jetë një trajtim efikas dhe i parashikueshëm. Dy reagimet inflamatore përreth implanteve dentare më të shpeshta janë mukoziti perimplantar dhe perimplantiti (Atieh et al., 2013; Mobelli et al., 2012). Prevalenca e mukozitit perimplantar varion midis 36,3% dhe 64,6% dhe ajo e perimplantitit midis 8,9% dhe 47,1% (Albandar, 2002; Atoej et al., 2013).

Duhanpirja është cilësuar tashmë se është një faktor i rëndësishëm risku për humbjen e dhëmbëve natyralë që lidhet me periodontitin (Albandar, 2002; Warnakulasuriya et al., 2010), por është lidhur gjithashtu dhe me humbjen kockore perimplantare dhe me dështimin e implanteve (Heitz-Mayfield, 2008; Saaby et al., 2016). Një rishikim sistematik i kohëve të fundit ka sugjeruar një risk më të lartë të infeksionit post-operator, humbje të kockës marginale dhe shkallë dështimi implantar te duhanpirësit (Cheng, 2015).

Këto të dhëna gjejnë një konfirmim të mëtejshëm në një studim të kohëve të fundit në Oral Disease të marsit 2018 ku është nxjerrë përfundimi se duhanpirësit kanë një risk më të lartë për të zhvilluar sëmundje perimplantare në krahasim me jo duhanpirësit. Prandaj këshilla është që të përfshijmë në trajtimet implantare një program me një follow-up më të afërt dhe takime më të shpeshta për pacientët duhanpirës. Në këtë studim janë përfshirë 43 pacientë të shëndetshëm (22 meshkuj dhe 21 femra, me moshë midis 44-60 vjeç, mosha mesatare: 51,2 vjeç) nga janari 2016 deri më janar 2017. 20 pacientë kanë rezultuar të jenë jo duhanpirës. Kriteret e përfshirjes kanë qenë si më poshtë: pacientë të shëndetshëm dhe me një protezë fikse të mbështetur nga implanti në funksion për të paktën 1 vit.

Diagnoza e perimplantitit është gjykuar e tillë nëse do të ishte e pranishme një njësi me thellësi të sondimit (PD) >4 mm, gjakrrjedhje gjatë sondimit (BOP) dhe/ose plagë të infektuara dhe evidencë radiografike të humbjes kockore ≥2 mm. Mukoziti perimplantar është gjykuar i tillë nëse BOP do të ishte pa humbje të mbështetjes kockore (Lindhe, Meyle, 2008; Tomasi, Derks, 2012). Implantet e shëndetshëm nuk paraqisnin BOP dhe asnjë shenjë klinike të humbjes së kockës alveolare. Kriteret e përjashtimit kanë qenë si më poshtë:

• Prania e çdo sëmundje sistematike të njohur
• Histori periodontiti agresiv
• Përdorim i antibiotikëve dhe/ose anti-inflamatorëve në 6 muajt e kaluar

Rezultatet e këtij studimi konfirmojnë të dhënat e hasura deri tani në rishikimin e Chang të vitit 2015 dhe në studimet të tjera të mëparshme dhe kështu që perimplantiti dhe mukoziti krijohen në mënyrë domethënëse më shpesh në individët duhanpirës në krahasim me ata jo duhanpirës (p = 0,001). Edhe vlerat e plagëve të infektuara, gjakrrjedhjes dhe pranisë së pllakës bakteriale përreth implanteve rezultojnë në mënyrë domethënëse më të larta te duhanpirësit në krahasim me jo duhanpirësit (respektivisht, p = 0,001; p = 0,002; p <0,0001).


Për më tepër:
• Atieh MA, Alsabeeha NH, Faggion CM, Duncan WJ. The frequency of peri-implant diseases: a systematic review andmeta-analysis. Journal of Periodontology 2013;84:1586-98.  
• Mombelli A, Müller N, Cionca N. The epidemiology of peri- implantitis. Clinical Oral Implants Research 2012;23:67-76.  
• Albandar JM.Global risk factors and risk indicators for periodontal diseases. Periodontology 2000 2002;29:177-206.  
• Warnakulasuriya S, Dietrich T, Bornstein MM, Casals Peidro E, Preshaw PM, Walter C, Bergström J. Oral health risks of tobacco use and effects of cessation. International Dental Journal 2010;60:7-30.  
• Heitz-Mayfield LJ. Peri- implant diseases: diagnosis and risk indicators. Journal of Clinical Periodontology 2008;35:292-304.  
• Saaby M, Karring E, Schou S, Isidor F. Factors influencing severity of peri-implantitis. Clinical Oral Implants Research 2016;27:7-12.  
• Cheng L. Limited evidence suggests higher risk of dental implant failures in smokers than in nonsmokers. The Journal of the American Dental Association 2015;43(5):487-98.  
• Lindhe J, Meyle J and Group D of European Workshop on Periodontology. Peri-implant diseases: consensus report of the Sixth European Workshop on Periodontology. Journal of Clinical Periodontology2008;35(8):282-5.  
• Gürlek Ö, Gümüş P, Buduneli N. Smokers have a higher risk of inflammatory peri-implant disease than non-smokers. Oral Dis 2018 Mar;24(1-2):30-2.
 

 
Përktheu: Erjola Taga



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 85 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D