Leucemia ėshtė njė tumor shumė i pėrhapur, i renditur i nėnti nė Shtetet e Bashkuara, i barabartė me 3,7% nga tė gjithė tumoret e diagnostikuar. Leucemia ėshtė njė term i pėrgjithshėm qė rigrupon njė tėrėsi ērregullimesh hematologjike malinje qė derivojnė nga qelizat staminale hematopoietike dhe qė karakterizohen nga proliferimi i ēorganizuar i qelizave neoplastike.
Historikisht leucemitė klasifikoheshin nė 4 kategori kryesore nė bazė tė qelizės sė gjakut (mieloide versus limfoide) dhe tė karakteristikave tė sėmundjes (akute nė krahasim me atė kronike).
Blerjet e kohėve tė fundit tė llojit molekular, histomorfologjik dhe gjenetik kanė ēuar nė njė klasifikim tė ri tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSh) (Blood, 2016 Maj 19; 127/20:2391-405) pėr leucemitė akute (AL) shumė mė komplekse. AL ēon nė anemi, trombocitopeni dhe neutropeni.
Shenjat sistemike tė anemisė pėrfshijnė mungesė tė frymėmarrjes, lodhje dhe zbehje. Neutropenia mund tė shkaktojė temperaturė dhe infeksione dhe trombocitopenia mund tė provokojė gjakrrjedhje spontane, ekimozė dhe petekie.
Dentistėve nė pėrgjithėsi i mėsohet se nė njė numėr domethėnės pacientėsh me diagnozė tė fundit tė leucemisė akute (NDAL), mund tė paraprihet mbi bazėn e shenjave orale.
Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė JADA Qershor 2018, autorėt kanė pėrcaktuar frekuencėn e shenjave orale te pacientėt nė tė cilėt ishte diagnostikuar sė fundmi leucemia akute, duke vlerėsuar dhe aspektet hematologjike.
Katėr dentistė specialistė kanė kryer teste klinike orale nė 263 pacientė me NDAL. Njė modul me tė dhėna i standardizuar ėshtė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar dhe regjistruar praninė ose mungesėn e shenjave orale tė leucemisė, patologjive dentare klinikisht tė dukshme dhe tė numrit hematik.
Rezultatet
Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studimi ėshtė parė se shenjat orale tė leucemisė janė shfaqur nė 30.8% tė pacientėve me NDAL. Vetėm 5,7% e pacientėve kanė manifestuar trashje gingivale (GE). 64% e pacientėve tė ekzaminuar ka referuar qė t'i nėnshtrohet asistencės shėndetėsore orale tė rregullt por pavarėsisht kėsaj 33,7% e kėtyre individėve tregonte shenja klinike tė patologjive dentare nė krahasim me 55,3% tė grupit tė pacientėve qė nė fakt nuk i nėnshtrohet kontrolleve tė rregullta shėndetėsore orale.
Vetėm 18,6% e pacientėve kishin vlera hematologjike tė tilla qė tė parandalonin ēfarėdo lloj trajtimi stomatologjik me pėrjashtim tė manovrave tė urgjencės shėndetėsore orale.
Konkluzione
Pak mė pak se 31% e tė rriturve me NDAL manifeston, sipas tė dhėnave tė studimit, shenja tė vetme orale ose njė kombinim tė mė shumė shenjave tė zakonshme orale. Vetėm 5,7% e pacientėve ka manifestuar trashje tė gingivave, "shenja dalluese" e AL.
Pėrafėrsisht nė 1 nga 8 pacientė ėshtė zbuluar gjakrrjedhje orale, nė 1 pacient nga 10 kanė rezultuar petekie orale dhe njė numėr i vogėl i infeksioneve orale akute. Nė total 16,7% e individėve me NDAL paraqet shenja klinike tė dukshme: GE, gjakrrjedhje gingivale ose njė kombinim i mė shumė shenjave. Nė 18,6% tė pacientėve situata sistemike kishte rezultuar e tillė sa qė ishte i nevojshėm njė transfuzion i pllakėzave tė gjakut duke kufizuar trajtimet stomatologjike vetėm me kura emergjente.
Pothuajse gjysma e pacientėve tė ekzaminuar do tė kėrkonte njė profilaksi me antibiotikė tė pėrshtatshme para njė ndėrhyrje kirurgjikale invazive.
Implikimet klinike
Dentistėt nuk duhet domosdoshmėrish tė presin qė tė zbulojnė shenja orale qė shfaqen nė rastet e leucemisė NDAL, si GE. Pasi pacientėt posedojnė diagnozėn e leucemisė akute, dentistėve i takon detyra qė tė ekzaminojnė me kujdes zgavrėn e gojės qė tė mund tė pėrjashtojnė - ose nė tė kundėrt tė sinjalizojnė - patologjitė orale dhe dentare qė lidhen me leuceminė.
Pėr mė tepėr:
Watson E, Wood RE, Maxymiė WG, Schimmer AD. Prevalence of oral lesions in and dental needs of patients with newly diagnosed acute leukemia. J Am Dent Assoc 2018 Jun;149(6):470-80.
Pėrktheu: Erjola Taga