Nė sėmundjen e Parkinsonit (PD) disfagia shfaqet me progresionin e sėmundjes. Ashpėrsia e disfagisė nuk ėshtė gjithmonė e lidhur me sėmundjen sipas klasifikimit tė Hoehn dhe Yahr (H&Y).
Njė vlerėsim i thjeshtė dhe i kuantifikuar i gėlltitjes pėr diagnozėn e hershme tė disfagisė ėshtė i dobishėm pėr tė njohur efektin terapeutik tė barnave dhe tė rehabilitimit.
Presioni i kontaktit midis qiellzės dhe gjuhės jep kontributin maksimal nė transferimin e bolus nė fazėn orale tė gėlltitjes. Megjithėse disfagia ėshtė njė problem potencialisht vdekjeprurės te pacientėt me sėmundje tė Parkinsonit, fiziopatologjia e disfagisė orofaringeale duhet tė jetė akoma e pėrfshirė deri nė fund.
Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė kryer pranė Spitalit Universitar tė Osaka dhe tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation, qershor 2018, hetohet funksioni motor i gjuhės gjatė gėlltitjes nė marrėdhėnie me ashpėrsinė e sėmundjes sė Parkinsonit (PD).
30 pacientė me PD (14 meshkuj dhe 16 femra; mosha mesatare 69.4 vjeē), stadi II-IV i PD nė bazė tė klasifikimit tė Hoehn dhe Yahr, janė pėrfshirė nė studim. Presioni i gjuhės nė qiellzėn e fortė ėshtė matur gjatė gėlltitjes sė 5 ml ujė duke pėrdorur njė fletė sensori me 5 pika matje.
Vlera maksimale e presionit tė gjuhės nė secilėn pikė tė matjes gjatė gėlltitjes ėshtė krahasuar midis pacientėve me PD dhe individėve tė shėndetshėm tė kontrollit. Njė vlerėsim subjektiv i keqfunksionimit orofaringeal ėshtė kryer gjithashtu duke pėrdorur pyetėsorin Swallowing Distrubance Questionnaire.
Rezultate
Presioni maksimal i gjuhės nė secilėn pikė tė matjes ka rezultuar nė mėnyrė domethėnėse mė i ulėt te pacientėt me sėmundjen e Parkinsonit (PD) nė krahasim me kontrollet e shėndetshėm. Gjithashtu presioni maksimal i gjuhės ka qenė nė mėnyrė domethėnėse mė i ulėt te pacientėt me PD me disfagi nė krahasim me individėt me PD pa disfagi.
Humbja e prodhimit tė presionit tė gjuhės drejt paretit anterior tė qiellzės sė fortė ka rezultuar gjithashtu fortėsisht e lidhur me disfaginė nė fazėn faringeale.
Konkluzione
Rezultatet e kėtij studimi sugjerojnė se te pacientėt me sėmundjen e Parkinsonit me disfagi kanė njė tension maksimal tė zvogėluar tė presionit tė gjuhės, njė rreze tė lėvizjes tė reduktuar dhe njė aftėsi motore tė gjuhės qė manifestohet si skema anormale duke ēuar nė njė gėlltitje tė fragmentuar.
Implikime klinike
Rezultatet sugjerojnė se matja e presionit tė gjuhės nė qiellzėn e fortė gjatė gėlltitjes mund tė jetė e dobishme pėr identifikimin e hershėm dhe sasior tė paaftėsisė motore tė gjuhės gjatė gėlltitjes te pacientėt e prekur nga sėmundja e Parkinsonit.
Pėr mė tepėr:
Minagi Y, Ono T, Hori K, Fujiwara S, Tokuda Y, Murakami K, Maeda Y, Sakoda S, Yokoe M, Mihara M, Mochizuki H. Relationships between dysphagia and tongue pressure during swallowing in Parkinson's disease patients. J Oral Rehabil 2018 Jun;45(6):459-66.
Pėrktheu: Erjola Taga