Cili antibiotik duhet administruar pėr ngritjen e sinusit tė nofullės dhe komplikacionet infektive?

Implantologji | 13 Shkurt 2019 |

Cili antibiotik duhet administruar pėr ngritjen e sinusit tė nofullės dhe komplikacionet infektive?

Nga Lara Figini


Ndėrhyrja pėr ngritjen e sinusit tė nofullės ka treguar se ėshtė njė metodikė e sigurt dhe efikase pėr tė krijuar dhe optimizuar formimin e kockės pėr pozicionimin e implanteve nė rastet e sinuseve pneumatike. Megjithatė, ndonjėherė mund tė sjellė komplikacione intra dhe post-operative, si infeksionet, qė mund tė ndikojnė rezultatet kirurgjikale.

Infeksioni mund tė verifikohet nė dy mėnyra: infeksioni i pjesės sė vendosur nėn membranėn sinusale qė ėshtė ngritur dhe infeksioni i vetė sinusit. Nė rastet kur shfaqet infeksioni, ėshtė i nevojshėm administrimi i antibiotikėve.

Por ēfarė antibiotikėsh duhen dhėnė nė kėto raste? Njė antibiogramė e florės bakteriale tė pranishme nė sinusin e nofullės do tė ofrojė informacionet specifike ku duhet tė bazohet nė mėnyrė efikase trajtimi antibiotik.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Clinical Oral Implants Research nė nėntor 2018, autorėt kanė pėrdorur njė antibiogramė pėr tė pėrcaktuar antibiotikun e zgjedhur pėr trajtimin e infeksioneve te pacientėt qė i nėnshtrohen kirurgjisė sė ngritjes sė sinusit tė nofullės.

Njė total prej 174 pacientėsh (90 gra dhe 84 burra) me moshė mesatare 55,92 vjeē i janė nėnshtruar 227 ndėrhyrjeve tė ngritjes sė sinusit. Pas ngritjes sė membranės autorėt kanė grumbulluar njė kampion bakterial nga dyshemeja e sinusit tė nofullės me njė pambuk.

Kampioni i marrė ėshtė vendosur nė agar gjaku dhe nė agar ēokollatė pėr kulturė dhe ėshtė inkubuar pėr 48 orė nė 37°C. Mė pas, janė kryer analizat mikrobiologjike. Antibiogramat janė kryer pėr secilėn nga kulturat pozitive pėr tė identifikuar antibiotikun mė tė ndjeshėm.

Antibiotikėt janė grupuar sipas mekanizmave tė tyre tė veprimit nė:
• beta-laktamikė (penicilina);
• beta-laktamikė (cefalosporina);
• makrolidėt;
• kinolonet;
• fosfomicina;
• aminoglikozidet ose trimetoprim-sulfametosazoli.

Rezultate
Nga 227 kultura kanė rezultuar baktero-pozitive 18,1%. Nga tė cilat 45% e kolonive bakteriale tė pranishme ishte e llojit Streptokok, pjesa mė e madhe e tė cilėve i pėrkiste grupit Streptococcus viridans (61,1%). Bakteret e analizuara tregonin njė rezistencė mė tė madhe ndaj makrolideve dhe njė ndjeshmėri mė tė madhe ndaj penicilinės, cefalosporinave dhe ciprofloksacinės.

Antibiotikėt qė kanė treguar efikasitetin mė tė madh kanė rezultuar tė jenė sipas rendit tė mėposhtėm:
1. ampicilinė;
2. amoksicilinė-acid klavulanik;
3. ciprofloksacinė.

Konkluzione
Nė bazė tė antibiogramave tė kryera nė kėtė studim, antibiotikėt me efikasitet nė tė madh kundėr komplikacioneve tė mundshme infektive nė ndėrhyrjet e ngritjes sė sinusit tė nofullės janė si nė vijim: ampicilinė, amoksicilinė-acid klavulanik dhe ciprofloksacinė.

Implikimet klinike
Klinikisht, antibiogramat kanė rezultuar tė dobishme sepse lejojnė dhėnien e antibiotikėve specifikė pėr tė zgjidhur infeksionet e mundshme post-operative tė sinusit tė nofullės.

Pėr mė tepėr:
Carreńo Carreńo J, Gómez-Moreno G, Aguilar-Salvatierra A, Martķnez Corriį R, Menéndez López-Mateos ML, Menéndez-Nśńez M. The antibiotic of choice determined by antibiogram in maxillary sinus elevation surgery: A clinical study. Clin. Oral Impl Res 2018;29:1070-6.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 64 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D