Ditët e sotme pacientët me nofulla plotësisht edentule mund të përfitojnë nga lloje të ndryshme rehabilitimi protetik. Një prej tyre është overdenture e mbështetur nga implantet, që përveçse është e kënaqshme nga ana funksionale është bazuar në një raport optimal kosto-përfitim.
Përfitimet kryesore janë një rritje e ritencionit të protezës dhe një reduktim i mbulimit palatal, me një rritje të kënaqësisë nga ana e pacientëve dhe të aftësive mastikatore.
Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Në një rishikim të publikuar në Journal of Prosthodontic Research në janar 2019, autorët kanë dashur që të hetojnë se cili ishte numri minimal i implanteve të nevojshme për të mbështetur një overdenture maksilare me qëllimin primar që të arrihen rezultate terapeutike optimale në termat e mbijetesës së implantit, jetëgjatësisë së overdenture dhe kënaqjes së pacientit.
Autorët kanë kërkuar të gjithë artikujt që ishin në literaturën botërore nëpërmjet bazave të të dhënave PubMed dhe Embase nga viti 2000 deri në vitin 2017. Të gjithë artikujt e zgjedhur duhet të kishin të paktën 2 vite follow-up dhe 10 pacientë edentulë të marrë në konsideratë.
Normat e mbijetesës së implanteve dhe overdenture janë analizuar statistikisht në bazë të numrit të implanteve ku mbështeten dhe në bazë të metodikës së përshtatur (edhe nëse janë të splintuar edhe nëse jo) duke përdorur Fisher Test jo parametrik për të dhënat e çiftuara.
Rezultate
Janë përfshirë në rishikimin përfundimtar një total prej 28 artikujsh. Analiza e të dhënave nga studimet e përfshira ka treguar se norma e mbijetesës së implanteve ka rezultuar në mënyrë të konsiderueshme më e lartë në grupin në të cilin janë futur 4 implante për të mbështetur overdenture.
Përsa i përket normës së mbijetesës së overdenture dhe kënaqësisë së pacientit është parë se nuk ndikohen në mënyrë të konsiderueshme nga numri i implanteve të futur duke u mbështetur nga proteza.
Konkluzione
Nga të dhënat e nxjerra nga ky rishikim, që duhet të konfirmohen nga punime të tjera analoge, mund të dalim në përfundimin se tendenca më e shpeshtë është ajo e vendosjes së të paktën katër implanteve, të splintuar ose jo, me qëllim që të garantohet një normë më e lartë mbijetese për vetë implantet.
Megjithatë, lidhja ndërmjet mbijetesës së overdenture, cilësisë së jetës së pacientit dhe numrit të implanteve të nevojshme për të mbështetur një overdenture maksilare duhet të qartësohet me studime të mëtejshme të cilësisë.
Implikime klinike
Në bazë të të dhënave të grumbulluara në literaturë, është e këshillueshme që kur stomatologu të rehabilitojë një maksilë me overdenture mbi implante të vendosë të paktën 4 implante si mbështetje për të garantuar një normë mbijetese implantare më të madhe.
Për më tepër:
Di Francesco F, De Marco G, Gironi Carnevale UA, Lanza M, Lanza A. The number of implants required to support a maxillary overdenture: a systematic review and meta-analysis. J Prosthodont Res 2019 Jan;63(1):15-24.
Përktheu: Valbona Spahia