Implante të gjatë VS implante të shkurtër: këshilla dhe indikacione praktike

Implantologji | 6 Shkurt 2020 |

Implante të gjatë VS implante të shkurtër: këshilla dhe indikacione praktike


E fillojmë trajtimin e kësaj teme me implantet e shkurtër duke u munduar që t'i përgjigjemi disa pyetjeve si për shembull: Sa të shkurtër duhet të jenë implantet dhe për sa kohë mund të funksionojnë? Apo cilat mund të jenë avantazhet dhe disavantazhet?

Këtyre pyetjeve është munduar t'i përgjigjet një studim i randomizuar italian (Barausse C, Felice P, Pistilli R, Buti J, Esposito M) i publikuar në Clinical Trials in Dentistry i cili ka krahasuar implantet transmukozale të shkurtër me një komponent infrakockor vetëm 4 mm (Fig 1) me implantet e gjatë 8,5 mm ose më shumë që janë futur në një kockë që është e mjaftueshme për implantet me gjatësi normale (nga 8,5 mm e më shumë; Fig 2) në zonat posteriore të pacientëve pjesërisht edentulë.




 
Fig 1: Radiografia pas 3 vjetësh nga vendosja e një implanti të shkurtër
Fig 2: Radiografia pas 3 vjetësh nga vendosja e një implanti të gjatë
 

Bëhet fjalë për një studim që përfshin plot 150 pacientë që janë ndjekur për 3 vite pas vendosjes së implantit.
Rezultatet janë surprizuese të paktën për vetë autorin sepse nuk ka pasur asnjë diferencë statistikisht të konsiderueshme ndërmjet 2 grupeve të pacientëve dhe në veçanti janë humbur 2 implante (një për secilin pacient) kundrejt vetëm një implanti të gjatë.
Të 3 dështimet kanë ndodhur përpara vendosjes.

Si t'i interpretojmë këto informacione? A këshillohet përdorimi i implanteve të shkurtër?
Do të thosha që jo sepse kemi të dhëna vetëm për 3 vjet prandaj kemi nevojë për follow-up më të gjatë, do të thosha të paktën një dekadë përpara se të nxjerrim konkluzione të besueshme por pika kryesore është që edhe implantet e shkurtër prej vetëm 4 mm funksionojnë mirë.

Kur t'i përdorim?
Nëse kemi mjaftueshëm kockë personalisht do të sugjeroja përdorimin e implanteve më të gjatë, domethënë pothuajse nga 8,5 - 10 mm nëse është e mundur, por në prani të një kocke shumë atrofike mund të marrim në konsideratë përdorimin e implanteve shumë të shkurtër si alternativë e teknikave spektakolare (ato të publikuara në Facebook) por më pak të parashikueshme (ato që nuk publikohen në Facebook) për rritjen e kockës vertikale veçanërisht te mandibula. Në maksilë kjo pyetje mbetet ende me dyshime dhe veçanërisht afër sinuseve maksilare teknikat e rritjes kockore pak invazive si ngritjet e kreshtës mund të jenë më pak të besueshme por kjo ende duhet vlerësuar në mënyrë shkencore.

Çfarë mund të ofrojë industria dhe kërkimi klinik?
Në këtë studim kemi vlerësuar implantet transmukozale që mund t'i nënshtrohen ngarkesave të pavullnetshme nga ana e pacientit gjatë fazës së osteointegrimit. Për të minimizuar këtë risk do të ishte e nevojshme që të eksperimentojmë me implantet e tipit "bone level" 4 mm, por kjo sjell dizenjimin e lidhjeve të reja të brendshme që janë të gjendje të mbajnë shtylla të gjata të nevojshme për rehabilitimin e pacientit. Ndonjërit mund t'i vijë në mendje një rregull biomekanik që na kanë mësuar që shtylla duhet të jetë dy apo tre herë më e gjatë se trupi i implantit për të shmangur dështimet pas vendosjes, por është e dukshme që biologjia nuk kuron në mënyrë veçantë rregullat që ne duam aq shumë të shpikim.

Nën kujdesin e: Prof. Marco Esposito

Për më tepër: Barausse C, Felice P, Pistilli R, Buti J, Esposito M. Posterior jaws rehabilitated with partial prostheses supported by 4.0 x 4.0 mm or by longer implants: Three-year post-loading results from a multicentre randomised controlled trial. Clinical Trials in Dentistry 2019;1:25-36.

Përktheu: Valbona Spahia


Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D