Dentina dhe pulpa mund të dëmtohen nga kariesi dhe traumat e ndryshme. Dëmi fillestar i pulpës përkthehet shpesh si një pulpit që është zakonisht simptomatik. Përparimi i plagës pulpore mund të shkaktojë nekrozë likuefaktive të pulpës dentare. Te pacientët me dhëmbë me maja të pamaturuara, nekroza pulpore frenon zhvillimin e rrënjëve dhe shton predispozitën për fraktura. Pulpotomia mund të mbajë vital një dhëmb me qëllimin për të nxitur zhvillimin e rrënjës para se të krijohet një nekrozë pulpore totale.
Inxhinieria e indeve, e bazuar në qelizat staminale, kohët e fundit është identifikuar si një alternativë premtuese për rigjenerimin e dentinës dhe të vetë pulpës. Në tentativën për të rivendosur integritetin e indeve dentare, qelizat staminale mund të implantohen në dhomën pulpare me qëllimin për të mbajtur pulpën e kurorës; kjo do të sillte më pas rigjenerimin e një pjese të dentinës së humbur.
Një studim i publikuar së fundi në Journal of Endodontics ka arritur në përfundimin se një inhibitor i reduktazës kompetitive 3-hidroksi-3-metilgutaril koenzima A, bar i përdorur gjerësisht për trajtimin e hiperlipidemive të sëmundjeve kardiake dhe atyre vaskulare, do të duhet për të gjeneruar një mineralizim nëpërmjet stimulimit të
Qelizave Staminale Pulpore (DPSCs), për të qenë kështu një material premtues biokompatibël për mbulimin e pulpës, duke pasur potencialin për të nxitur rigjenerimin pulpor dhe një formim të ri të dentinës.
SIM në studimet e kohëve të fundit ka dëshmuar se stimulon shprehjen e proteinës morfogjenetike të kockës (BMP) 2-2 dhe 3, duke promovuar formimin e vetë kockës duke filluar nga qelizat staminale të palcës.
Pulpa dentare humane zotëron një nën popullsi të qelizave me karakteristikat fenotipike të qelizave staminale (cDPSCs), siç është treguar nga potenciali i tyre i fortë proliferativ dhe nga auto-rinovimi, nga diferencimi multilinear dhe nga shprehja e treguesve të shumtë të sipërfaqes tipikë të qelizave staminale mezenkimale.
Bashkimi i SIM me cDPSCs është shumë pozitiv dhe rezultatet kanë treguar se futja e cDPSCs të trajtuara me SIM në dhomën pulpore pas pulpotomisë mund të sjellë në rigjenerimin e pulpës së kurorës kështu si edhe rigjenerimi i dentinës në një kohë shumë të shpejtë.
Studimi afirmon se SIM stimulon mineralizimin e cDPSCs in vivo dhe in vitro. Qelizat staminale pulpore të trajtuara me SIM kanë treguar një formim të nyjeve të mineralizimit. Megjithatë eksperimente të transplantit të qelizave te minjtë me imunitet të supresuar, kanë dëshmuar se SIM ka rritur diferencimin e qelizave pluripotente odontogjenike.
Terapia me stimulim apo implant të qelizave staminale duket një element i shkëlqyer në rigjenerimin e pulpës dhe të dentinës dhe SIM është dëshmuar një material biokompatibël i favorshëm në mbulimin e pulpës me qëllim nxitjen e rigjenerimit të pulpës dhe dentinës.