Prevalenca e hipertensionit te të rriturit e moshave 30-79 vjeç në vitin 2019 ishte 32% te gratë dhe 34% te burrat, duke u kthyer në një nga sëmundjet kronike më të zakonshme në të gjithë botën dhe nga shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme.
Hipertensioni i vazhdueshëm, pa u trajtuar siç duhet, mund të shkaktojë anginë, atake kardiake, pamjaftueshmëri kardiake, rrahje zemre të çrregullta. Për më tepër, ka evidenca që sugjerojnë se kjo gjendje provokon efekte negative në shëndetin e kockave, për shkak të lidhjes së saj me shumë faktorë biokimikë dhe fiziologjikë.
Hipertensioni mund të ndikojë negativisht edhe në sistemin mikrovaskular, mbi rimodelimin dhe angiogjenezën e tij.
Efektet e hipertensionit në metabolizmin kockor dhe në angiogjenezë kanë ngritur shqetësime përsa i përket gjendjes që përbën rrezik për rehabilitimin oral me implante dentare, duke qenë se këto dy procese janë të rëndësishme për procesin e integrimit kockor dhe mirëmbajtjen e implanteve kockore për një kohë të gjatë.
Tipologjia e kërkimit dhe metoda e analizës
Në një rishikim sistematik të publikuar në Journal of Clinical Medicine, autorët kanë studiuar ndikimin e hipertensionit mbi normën e dështimit të implanteve dentare.
Ata kanë kryer një kërkim bibliografik elektronik përmes katër baza të dhënash dhe një kërkim manual. Statistika e përdorur për verifikimin e heterogjenitetit ishte I2 dhe për metaanalizën u përdor metoda e variancës së kundërt. Vlerësimi i efektit relativ për rezultatin dikotomik u shpreh si një raport probabiliteti (OR).
Përfundimet
Nga të dhënat e këtij studimi, të cilat duhet të konfirmohen edhe në studime të tjera, rezulton se implantet e pacientëve hipertensivë nuk paraqesin probabilitet më të lartë dështimi, krahasuar me pacientët me tension normal.
Ndërlikimet klinike
Nevojiten dhe rekomandohen kërkime të mëtejshme mbi këtë argument, me përdorimin e kritereve më strikte për diagnostikimin e pacientëve si hipertensivë, si dhe informacione më të qarta mbi menaxhimin farmakologjik të patologjisë te këta pacientë.