ADA: Shmangni qaforet e tiroides gjatė ekzaminimeve radiografike

| 30 Prill 2024 |

ADA: Shmangni qaforet e tiroides gjatė ekzaminimeve radiografike

Shoqata Amerikane e Stomatologjisė (ADA) synon pėrmirėsimin e mbrojtjes nė radiografinė dentare dhe nė tomografinė e kompjuterizuar Cone-Beam, nėpėrmjet udhėzimeve tė publikuara nė...


Shoqata Amerikane e Stomatologjisė (ADA) synon pėrmirėsimin e mbrojtjes nė radiografinė dentare dhe nė tomografinė e kompjuterizuar Cone-Beam, nėpėrmjet udhėzimeve tė publikuara nė JADA.
Rekomandimet u pėrditėsuan pas diskutimeve me mjekėt dhe me Administratėn e Ushqimit dhe Barnave sė bashku me Akademinė Amerikane tė Radiologjisė Orale dhe Maksilo-faciale dhe duke shqyrtuar rreth 100 artikuj, udhėzime dhe rregullore nė lidhje me radiografinė. Kėshillat bazė tė ekspertėve janė: marrja nė konsideratė e informacionit tė nevojshėm pėr tė vendosur diagnozėn, shmangia e radiografive tė panevojshme dhe kur janė tė nevojshme, kryerja e tyre nė zonat e prekura.

Pėrsa i pėrket mbrojtjeve individuale pėr pacientėt, sipas rekomandimeve tė ADA, nuk duhet tė pėrdoren mė si rutinė. Ekspertėt pėrcaktuan se nuk rekomandohet mė mbrojtja e zonės sė tiroides dhe i asaj abdombinale gjatė radiografisė. Aparaturat moderne tė radiografisė digjitale i kufizojnė pėrmasat e tufės sė rrezatimit vetėm nė zonėn qė duhet tė ekzaminohet, duke i mbrojtur pacientėt nga ekspozimi ndaj rrezatimeve nė pjesė tė tjera tė trupit.

"Pėrparėset prej plumbi dhe qaforet e tiroides, mund tė bllokojnė edhe tufėn kryesore tė rrezeve X, duke penguar kapjen e imazhit qė nevojitet. Nė momentin qė ndodh kjo, duhet pėrsėritur testimi dhe radiografitė e panevojshme janė pikėrisht ato qė duam tė shmangim. Synimi kryesor i kėtyre rekomandimeve ėshtė qė mjekėt duhet t'i pėrshkruajnė nė mėnyrė sa mė tė kujdesshme radiografitė, me qėllim reduktimin gati nė minimum tė ekspozimit tė pacientėve dhe stomatologėve ndaj rrezatimeve jonizuese", shprehen ekspertėt.

Rekomandimet, tė cilat vlejnė pėr ēdo pacient, pavarėsisht moshės apo gjendjes shėndetėsore, si shtatzėnia, vijnė si kėshilla pėr dentistėt, nė mėnyrė qė t'i mbrojnė pacientėt nga ekspozimi i panevojshėm ndaj rrezatimeve dhe:
• Tė pėrshkruajnė radiografi pėr pėrmirėsimin e informacioneve tė diagnostikimit dhe tė rezultateve tė kurės dhe tė bėjnė ēdo pėrpjekje pėr pėrdorimin e imazheve tė pėrftuara nga ekzaminime tė mėparshme
• Tė preferojnė pėrdorimin e filmave digjitalė, kundrejt atyre konvencionalėve
• Tė kufizojnė pėrmasat e tufės sė rrezeve nė zonėn qė duhet tė vlerėsohet.
• T'i pozicionojnė pacientėt siē duhet, me qėllim qė tė kapin imazhin mė tė mirė.
• Tė pėrdorin CBCT vetėm kur opsionet me ekspozim tė ulėt nuk japin informacionet e nevojshme tė diagnostikimit
• Tė pajtohen me tė gjitha normat federale, shtetėrore dhe rajonale tė zbatueshme pėr sa u pėrket sigurisė dhe rrezatimeve.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D