Vitaminat dhe shėrimi/rigjenerimi periodontal

| 24 Korrik 2024 |

Vitaminat dhe shėrimi/rigjenerimi periodontal

Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore komplekse e strukturave mbėshtetėse tė dhėmbit, e cila shkaktohet nga disbioza mikrobike dhe lidhet me patologji sistemike tė ndryshme. Nėse nuk...


Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore komplekse e strukturave mbėshtetėse tė dhėmbit, e cila shkaktohet nga disbioza mikrobike dhe lidhet me patologji sistemike tė ndryshme. Nėse nuk trajtohet, ai mund tė shkaktojė dėmtime tė pakthyeshme nė strukturat periodontale, si dhe humbje tė dhėmbėve.

Fillimi i periodontitit nxitet nga biofilmi mikrobik subgingivar oral virulent disbiotik, i cili stimulon pėrgjigjen imunitare. Nė fazėn parėsore, limfocitet polimorfonukleare (PMN) ēlirojnė lizozomat, proteinazat dhe speciet reaktive tė oksigjenit (ROS), nė pėrpjekje pėr tė ndaluar pushtimin e indit subgingivar nga patogjenėt e pllakės disbiotike subgingivare.

Mendohet se stresi oksidativ e amplifikon dėmtimin e mėpasshėm tė indit periodontal. Inflamacioni kronik zmadhon ērregullimin periodontal dhe karakterizohet nga njė fagocitozė jo proporcionale dhe nga aktivizimi i makrofagėve M1, citokinave inflamatore qė ēlirojnė nė mėnyrė masive interleukinėn-1 beta (IL-1β), interleukinėn-4 (IL-4), interleukinėn-6 (IL-6), faktorin e nekrozės tumorale alfa (TNF-α) dhe interferonin gama (IFN-γ).

E gjitha kjo, shoqėrohet me ēlirim tė tepėr tė proteinazės dhe ROS tė mėtejshme, duke nxitur kėshtu shterimin e antioksidantėve tė trupit dhe duke reduktuar kapacitetin antioksidues total (TAOC).
Nė kėtė kontekst, mendohet pėrgjithėsisht se njė gjendje fiziologjike antioksiduese, me ROS tė ulėta, mund tė reduktojė dėmtimin e indit tė nxitur nga periodontiti, si dhe pėrparimin e sėmundjes.

Rigjenerimi i periodontit tė humbur kėrkon orkestrimin e njė morie ngjarjesh biologjike nė nivel qeliszor dhe molekular. Nė kėtė kontekst, u sugjerua njė grup vitaminash, duke u bazuar nė efektet e tyre fiziologjike pozitive, me qėllim mbėshtetjen e ngjarjeve rigjeneruese biologjike tė periodontit nė nivel qelizor dhe molekular.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Periodontology 2000, autorėt ilustruan evidencat aktuale tė marra nga literatura, mbi efektet e mundshme tė vitaminave nė shėrimin dhe rigjenerimin e plagėve periodontale.

Ata ilustruan edhe karakteristikat dhe veēoritė e vitaminave veē e veē (A, B, C, D, E, K dhe tė koenzimės Q10), si dhe tė kombinimeve tė tyre, duke hedhur dritė mbi efektet e mundshme qė mund tė kenė nė periodont.

Rezultatet
Autorėt janė pėrballur me njė numėr aktualisht tė kufizuar tė studimeve tė disponueshme mbi kėtė argument; disa prej kėtyre punėve shfaqėn rezultate tė kundėrta, disa me efekte strukturore, si pėrmasa e kampionit, metoda e administrimit tė vitaminave dhe randomizimi, si dhe kanė njė rrezik tė lartė pėr bias.

Shumė evidenca janė kryer mbi nėnpopullata, me faktorė (si plakja, duhanpirja, ose menopauza), qė nė vetvete pėrbėjnė faktorė rreziku pėr humbje kockore dhe qė kanė mė shumė pėrfitim nga ky suplementimi vitaminik, por nuk pėrfaqėsojnė tė gjitha aspektet e popullatave tė prekura nga periodontiti.

Shumė pak nė numėr janė evidencat qė kemi nė dispozicion mbi efektet e vitaminave nė shėrimin e plagėve periodontale, sidomos nė kontekstin e studimeve klinike tė randomizuara shumė cilėsore.

Edhe pse kjo analizė demonstron heterogjenitetin aktual tė evidencave tė disponueshme dhe boshllėqeve tė njohurive, rezultatet sugjerojnė se vitaminat (nė veēanti, A, B, E, CoQ10), ashtu si edhe kombinimet vitaminike, mund tė kenė efekte pozitive nė rezultatet periodontale si njė shtesė e kirurgjisė ose terapisė periodontale kirurgjikale dhe jo kirurgjikale.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D