Frakturat dentare tė diagnostikueshme me CT cone beam

| 3 Shtator 2024 |

Frakturat dentare tė diagnostikueshme me CT cone beam

Frakturat gjatėsore tė dhėmbėve (LTF) me shtrirje nė rrėnjė (pra, dhėmbėt e krisur, dhėmbėt e thyer dhe frakturat vertikale tė rrėnjėve[VRF]) shpesh, kanė karakteristika klinike...


Frakturat gjatėsore tė dhėmbėve (LTF) me shtrirje nė rrėnjė (pra, dhėmbėt e krisur, dhėmbėt e thyer dhe frakturat vertikale tė rrėnjėve[VRF]) shpesh, kanė karakteristika klinike dhe radiografike tė ngjashme, tė vėshtira pėr t'u diagnostikuar, pasi mund tė imitojnė thjesht lezione endodontike.

Simptomat e lidhura me TLF-tė mund tė ndryshojnė nė mėnyrė tė qenėsishme, por pacientėt ankojnė gjerėsisht shqetėsim gjatė pėrtypjes. Rezultatet klinike tė lidhura me VRF-tė pėrfshijnė xhepat periodontalė tė thellė e tė ngushtė, pasazhe fistuloze dhe dhimbje gjatė prekjes apo goditjes. Xhepat periodontalė tė thellė, tė izoluar e tė ngushtė konsiderohen si tregues tė VRF-ve afatgjata dhe patognomonike, tė vėrejtura nė tė dyja anėt e njė rrėnje.

Nė momentin qė dyshohet pėr frakturė tė dhėmbit, rekomandohen njė sėrė ekzaminimesh klinike dhe radiologjike.

Origjina e LTF-ve janė mikroēarjet e dentinave pėr shkak tė pėrqendrimit tė stresit. Pavarėsisht pėrmasave, formės, drejtimit apo shtrirjes sė tyre, ēarje tė tilla i nėnshtrohen kolonizimit bakterial. U raportua edhe se faktorė tė ndryshėm biomekanikė janė pėrgjegjės pėr pėrparimin e mikroēarjeve dhe kur vija e frakturės arrin zonėn cervikale, ajo bėhet burim inflamacioni kronik nė brendėsi tė indit lidhor. Si pasojė, procesi inflamator lokal shkakton ēarjen e indeve periodontale, zhvillimin e njė xhepi tė thellė, si edhe pėrthithjen e indit kockor rrethues.

Shumė studime kanė vlerėsuar kapacitetin diagnostikues tė  CT cone beam (CBCT), nė krahasim me radiografinė konvencionale pėr identifikimin e vijave tė frakturės nė dhėmbė. Megjithatė, ka shumė pak evidenca mbi lidhjen ndėrmjet identifikimit tė vijave LTF nė rrėnjė dhe humbjes kockore e shenjave dhe simptomave klinike.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim klinik retrospektiv, autorėt kanė krahasuar ndjeshmėrinė e skanimeve tomografike tė kompjuterizuara cone beam (CBCT) dhe tė radiografive periapikale (PA) pėr zbulimin e dhėmbėve tė krisur, tė thyer dhe tė dhėmbėve me fraktura vertikale tė rrėnjės (VRF).

Autorėt pėrfshinė 98 pacientė (98 dhėmbė) tė diagnostikuar me frakturė gjatėsore tė dhėmbit (LTF) (dhėmb i krisur, dhėmb i thyer, VRF) pėrmes vizualizimit direkt pas ekstraktimit dhe me dokumentim klinik dhe radiografik tė plotė.

Autorėt kanė vlerėsuar radiografitė PA dhe skanimet CBCT pėr identifikimin e frakturave, vijave tė frakturave dhe modelet e ndryshme tė humbjes kockore tė lidhura me kėta dhėmbė. Ata kanė pėrdorur testin McNemar pėr krahasimin e radiografive PA dhe skanimeve CBCT nė vlerėsimin e humbjes kockore, si dhe testin Fisher pėr pėrcaktimin e lidhjeve statistike ndėrmjet llojeve tė frakturave dhe tė dhėnave demografike, klinike dhe referimeve radiologjike. Gjithashtu, ata kanė pėrdorur njė test analize tė ndryshueshmėrisė pėr krahasimin e moshės sė pacientit me llojet e ndryshme tė frakturave.

Si pėrfundim, nga tė dhėnat e kėtij studimi rezulton se skanimet CBCT ofrojnė mė shumė tė dhėna mbi frakturat gjatėsore tė rrėnjės, krahasuar me radiografitė PA, duke identifikuar ndryshimet kockore periradikulare.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D