A ndikon trajtimi ortodontik nė prognozėn e dhėmbėve tė devitalizuar?

| 5 Gusht 2024 |

A ndikon trajtimi ortodontik nė prognozėn e dhėmbėve tė devitalizuar?

Pėrmirėsimet nė gjendjet ekonomike kanė sjellė edhe rritje tė kėrkesave pėr trajtime ortodontike edhe nga tė rriturit, me qėllim...


Pėrmirėsimet nė gjendjet ekonomike kanė sjellė edhe rritje tė kėrkesave pėr trajtime ortodontike edhe nga tė rriturit, me qėllim pėrmirėsimin e estetikės.

Lėvizja ortodontike e dhėmbėve tė trajtuar endodontikisht te tė rriturit, po bėhet gjithnjė e mė e pėrhapur dhe megjithėse kėta dhėmbė mund tė zhvendosen ortodontikisht si ata jo tė devitalizuar, ka akoma shumė paqartėsi nė lidhjen ndėrmjet ortodoncisė dhe trajtimit kanalar (RCT) gjatė fazės sė planifikimit tė trajtimit.

Studimet janė pėrqendruar nė probabilitetin e konstatimit tė njė lloj resorbimi tė rrėnjėve tė dhėmbėve RCT gjatė lėvizjes ortodontike.

Megjithatė, shumė pak studime histologjike dhe klinike i kanė vlerėsuar efektet e trajtimit ortodontik nė prognozėn e dhėmbėve RCT me periodontit apikal (AP).

Nė njė studim autorėt kanė vlerėsuar efektin e lėvizjes ortodontike nė prognozėn e dhėmbėve tė treajtuar endodontikisht RCT duke pėrdorur tomografinė e kompjuterizuar me fashė konike (CBCT) dhe kanė analizuar mė tej ndikimin e lėvizjes ortodontike nė prognozėn e dhėmbėve RCT me dhe pa periodontit apikal (AP).

Ky studim retrospektiv u krye duke vlerėsuar 169 dhėmbė RCT tė 100 pacientėve qė iu nėnshtruan trajtimit ortodontik fiks. AP u vlerėsua dhe klasifikua duke pėrdorur indeksin periapikal CBCT. Analiza me njė ndryshore e rezultateve tė RCT u krye pėr grupin RCT pa AP, por jo pėr grupin RCT me AP. U pėrfshinė ndryshore tė lidhura me prognozėn e RCT, si mosha, gjinia, pozicioni i dhėmbėve, cilėsia e restaurimit koronar, gjendja periodontale, distanca e tėrheqjes ortodontike dhe kėndi i rrotullimit ortodontik.

Rezultatet
Distanca e tėrheqjes ortodontike dhe kėndi i rrotullimit nuk rezultuan se lidheshin nė mėnyrė tė konsiderueshme me rezultatet e RCT, pavarėsisht nga prania e AP. Pra, arrihet nė pėrfundimin e lėvizja ortodontike nuk ndikon aspak nė prognozėn e dhėmbėve tė trajtuar endodontikisht, pavarėsisht nėse ka prani tė periodontitit apikal, ose jo.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D