Mosha ideale pėr trajtimet ortodontike

| 5 Shtator 2024 |

Mosha ideale pėr trajtimet ortodontike

Ėshtė gabim tė mendosh qė trajtimet ortodontike aplikohen vetėm te fėmijėt dhe tė rinjtė nė moshė zhvillimi. Shoqata Italiane e Stomatologjisė (SIDO) thekson se trajtimet...


Ėshtė gabim tė mendosh qė trajtimet ortodontike aplikohen vetėm te fėmijėt dhe tė rinjtė nė moshė zhvillimi. Shoqata Italiane e Stomatologjisė (SIDO) thekson se trajtimet mund tė jenė tė nevojshme edhe pėr pacientėt nė moshė madhore.

"Shpesh, ne priremi ta lidhim trajtimin ortodontik me njė ndėrhyrje qė kryhet vetėm te fėmijėt dhe adoleshentėt nė fazė zhvillimi dentoskeletor, nė optikėn e parandalimit tė shėndetit oral. Nė fakt, ky trajtim lidhet me shėndetin e kavitetit oral nė tėrėsi dhe mund tė jetė e nevojshme tė niset terapia nė moshėn 4-5-vjeēare, ashtu siē mund tė propozohet edhe nė moshėn 80-vjeēare. Nuk ka kufi moshe dhe nuk ėshtė kurrė vonė pėr njė trajtim ortodontik", shpjegojnė specialistėt e SIDO.

"Faktori kryesor pėr pėrcaktimin e njė kandidati tė mirė pėr trajtim ėshtė shėndeti i dhėmbėve dhe i gingivave. Pra, nevojitet njė periodont i shėndetshėm, pa gjakosje. Normalisht, trajtimet e njė fėmije nė rritje, njė tė rrituri dhe njė tė moshuari do tė jenė shumė tė ndryshme nga njėra-tjetra, por nė pėrgjithėsi, mosha nuk ėshtė kundėrindikacion pėr lėvizjen e elementeve dentare", shtojnė ata.

Sipas SIDO-s, duhet tė kujtojmė qė ēelėsi i suksesit tė njė trajtimi ėshtė diagnostikimi i saktė dhe cilėsia e rezultatit qėndron nė ndėrdisiplinaritetin e qasjes klinike pėr zgjidhjen e ēfarėdolloj problemi ortodontik. Nga kjo pikėpamje, rezultatet mė tė mira arrihen kur ekziston njė bashkėpunim virtuoz ndėrmjet stomatologėve, me qėllim propozimin dhe pėrcaktimin e trajtimit mė tė mirė "tė personalizuar" pėr ēdo pacient.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D