Krioterapia dhe dhimbja postoperatore

| 29 Gusht 2024 |

Krioterapia dhe dhimbja postoperatore

Nė endodonci, irriguesi qė pėrdoret mė shpesh pėr dezinfektimin kanalar ėshtė hipokloriti i natriumit (NaOCl) dhe efikasiteti i kėtij tė fundit varet nga koha e kontaktit me nėnshtresėn, nga lloji i...


Nė endodonci, irriguesi qė pėrdoret mė shpesh pėr dezinfektimin kanalar ėshtė hipokloriti i natriumit (NaOCl) dhe efikasiteti i kėtij tė fundit varet nga koha e kontaktit me nėnshtresėn, nga lloji i aktivizimit dhe nga pėrqendrimi i tij.

Ngrohja e NaOCl pėrmirėson shpejtėsinė e reaksionit, tretjen e indeve dhe kapacitetin baktericid, si dhe fuqizon aftėsinė penetruese nė tubulat dentinale. Gjithashtu, hipokloriti i pėrforcon veēoritė e tij antibakteriale nėse aktivizohet me ultratinguj.

Nga ana tjetėr, krioterapia pengon metabolizmin e indeve dhe qarkullimin e gjakut nė to, duke prodhuar vazokonstriksion.

Trajtimi lokal ftohės mund tė reduktojė reagimet inflamatore, prodhimin e substancave qė nxisin dhimbjen dhe ėnjtjen nė nivel lokal. Studime tė literaturės kanė demonstruar edhe se krimoterapia mund tė ngadalėsojė pėrcjelljen nervore periferike, duke nxitur ēlirimin e endorfinave qė reduktojnė transmetimin nociceptiv.
Kjo pėrkthehet nė njė efekt tė ngjashėm me atė tė njė anestezie lokale, duke vonuar shpejtėsinė e sinjaleve tė dhimbjes.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim, autorėt vlerėsuan efektin e irriguesit kanalar mė tė pėrdorur nė endodonci, hipokloritit tė natriumit (NaOCl), nė formė tė krioaktivizuar dhe tė ngrohur, gjatė dhimbjes postoperatore te pacientėt me pulpit tė pakthyeshėm simptomatik dhe periodontit apikal simptomatik.

Pėrgatitja e kavitetit tė qasjes, instrumentimi kanalar dhe irrigimi kanalar u kryen nė pėrputhje me njė protokoll standard tė paracaktuar. Nė bazė tė temperaturės pėrfundimtare tė irriguesit, dhėmbėt u ndanė nė mėnyrė rastėsore nė njė prej tre grupeve tė mėposhtme, secili i pėrbėrė nga 22 dhėmbė"

• Grupi 1 ose grupi i kontrollit, nė tė cilin irrigimi u krye me NaOCl 3% nė 25°C (temperaturė ambienti);
• Grupi 2, nė tė cilin irrigimi u krye me NaOCl tė ftohtė krioaktive nė 2°C;
• Grupi 3, nė tė cilin irrigimi u krye me NaOCl tė ngrohur nė 60°C.

Trajtimet kanalare u pėrfunduan gjatė njė vizite tė vetme. Vlerėsimi i dhimbjes pre dhe post operatore pas 6, 24, 48 dhe 72 orėve u krye duke pėrdorur shkallėn e dhimbjes analoge vizuale Heft Parker (HP-VAS), si dhe u pėrcaktua konsumi i analgjezikėve.

Rezultatet
Grupi me NaOCl tė ftohtė shfaqi pikėt HP-VAS mė tė ulėta, pėr tė gjitha intervalet e kontrolleve tė ecurisė tė marra nė konsideratė, krahasuar me dy grupet e tjera. Nė grupe u konstatua njė ndryshim jashtėzakonisht i madh nė pikėt e dhimbjes post operatore pas 6 dhe 72 orėve (p ˂0.05). Asnjė nga individėt nuk ka pasur shqetėsime post operatore pas 72 orėsh nė grupin e kontrollit dhe nė grupin me NaOCl tė ftohtė.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D