Efekti i trajtimit tė periodontitit periapikal nė hipergliceminė e pacientėve diabetikė

| 16 Shtator 2024 |

Efekti i trajtimit tė periodontitit periapikal nė hipergliceminė e pacientėve diabetikė

Diabeti melit (DM) pėrbėn njė grup sėmundjesh sistemike, i karakterizuar nga njė raport i ērregullt i karbohidrateve dhe yndyrave, si dhe nga njė metabolizėm jo...


Diabeti melit (DM) pėrbėn njė grup sėmundjesh sistemike, i karakterizuar nga njė raport i ērregullt i karbohidrateve dhe yndyrave, si dhe nga njė metabolizėm jo i duhur i proteinave, karakteristika kryesore e tė cilit ėshtė hiperglicemia pėr shkak tė inflamacionit nė shkallė tė ulėt.

DM prek afro 536.6 milionė vetė nė tė gjithė botėn dhe ky numėr pritet tė arrijė shifrėn e 783.2 milionėve nė vitin 2045, duke e bėrė DM njė problem tė madh tė shėndetit publik.
DM i tipit 2 (T2DM), i shkaktuar nga njė kombinim i rezistencės ndaj veprimit tė insulinės dhe nga njė pėrgjigje jo e duhur kompensuese sekretuese e insulinės, pėrbėn afro 90% tė tė gjitha rasteve tė diabetit.

Periodontiti apikal (AP) ėshtė njė sėmundje inflamatore, qė prek kryesisht kockėn e nofullės qė rrethon majėn e rrėnjės sė dhėmbit, e shkaktuar nga infeksioni mikrobik dhe nga kariesi dentar qė shkatėrron pulpėn.

Duke marrė parasysh qė shėrimi i AP ėshtė i gjatė nė kohė, studimet klinike perspektive dhe gjatėsore mund tė ofrojnė njė vlerėsim pėrgjigjeje tė saktė tė efekteve tė T2DM nė shėrimin periapikal.

Deri mė sot, shumė pak studime perspektive i kanė studiuar efektet e T2DM nė rezultatet e trajtimit kanalar (RCT), duke shfaqur njė normė shėrimi mė tė ulėt te pacientėt me T2DM, sesa te pacientėt e shėndetshėm.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Autorėt vlerėsuan normėn e suksesit tė trajtimit kanalar (RCT) te pacientėt me diabet melit tė tipit 2 (T2DM) dhe nivelin e synimit tė paarritur tė kontrollit glicemik, si dhe ndikimin e RCT nė nivelin e glukozės nė gjak te pacientėt me T2DM.

Pacientėt qė kishin nevojė pėr RCT u ndanė nė tre grupe:
• Grupi 1, ose grupi i kontrollit (CG), nė tė cilin trajtimi kanalar u krye te individėt e shėndetshėm pa T2DM;
• Grupi 2, nė tė cilin trajtimi kanalar u krye te individėt me nivel tė synuar tė hemoglobinės sė glukozuar HbA1c˂7% (TL A1c)
• Grupi 3, nė cilin trajtimi kanalar u krye te individėt me nivel synimi tė paarritur (UTL A1c), pra me HbA1c≥ 7%.

HbA1c dhe indeksi periapikal (PAI) u vlerėsuan pėrpara RCT dhe njė vit mė pas.

Rezultatet
Tė dhėnat e kėtij studimi kanė treguar rezultate trajtimi mė pak tė favorshme tė RCT te pacientėt me T2DM, sidomos te pacientėt me UTL A1c.

Analiza ndėrgrupore 12-mujore e rezultateve PAI ka treguar njė ndryshim tė konsiderueshėm nė TL A1C  dhe CG, nė krahasim me UTL A1c. Numri total i dhėmbėve tė shėruar 12 muaj pas RCT nė UTL A1c rezultoi ndjeshėm mė i ulėt, krahasuar me CG.

Nga ana tjetėr, RCT mund tė pėrmirėsojė kontrollin glicemik te pacientėt diabetikė me UTL A1c pas 12 muajsh posttrajtim,

Analiza e regresionit ka treguar se pacientėt me UTL A1c kishin mė shumė probabilitet pėr persistencė tė AP pas trajtimit endodontik.

Si pėrfundim, T2DM vonon shėrimin e AP dhe anasjelltas, AP ndikon nė rritjen e ngarkesės inflamatore nė T2DM.

RCT redukton ngarkesėn inflamatore nė T2DM dhe mund tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e kontrollit glicemik, sidomos te pacientėt me UTL A1c.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D