Pėrse i refuzojnė ndonjėherė prindėrit trajtimet parandaluese me fluor te fėmijėt e tyre?

| 23 Shtator 2024 |

Pėrse i refuzojnė ndonjėherė prindėrit trajtimet parandaluese me fluor te fėmijėt e tyre?

Nė bazė tė tė dhėnave tė National Health and Nutrition Examination Survey, pėr periudhėn 2011-2016, nė afro njė tė katėrtėn e fėmijėve (24.7%) nė moshat 9-11-vjeēare u vėrejt...


Nė bazė tė tė dhėnave tė National Health and Nutrition Examination Survey, pėr periudhėn 2011-2016, nė afro njė tė katėrtėn e fėmijėve (24.7%) nė moshat 9-11-vjeēare u vėrejt karies nė denticionin primar dhe nga kėta, 7.9% kishin karies tė patrajtuar.

Kariesi i patrajtuar u vėrejt kryesisht te fėmijėt qė vinin nga familje me tė ardhura tė ulėta dhe te ata qė u pėrkisnin minoriteteve racore dhe etnike.

Nė studim u tregua se edhe fėmijėt me nevoja tė veēanta tė kujdesit shėndetėsor, pėrfshirė edhe ata me ērregullime tė spektrit tė autizmit dhe me sėmundje kardiake kongjenitale, janė shumė mė tė rrezikuar pėr zhvillim tė kariesit, krahasuar me fėmijėt e shėndetshėm.

Kariesi i patrajtuar mund tė sjellė pasoja dhe kushtėzim tė rutinės normale ditore, pasi dhimbja e lidhur me tė mund tė shkaktojė humbje tė ditėve tė shkollės dhe rėnie tė performancės nė shkollė.
Njė strategji klinike pėr parandalimin e kariesit te fėmijėt ėshtė aplikimi i rregullt i fluorit lokal, pėrfshirė edhe bojrat me fluor. Pavarėsisht efikasitetit dhe sigurisė sė kėtij tė fundit, disa prindėr vazhdojnė tė jenė hezitues ndaj trajtimeve me fluor pėr fėmijėt e tyre dhe tė tjerė i refuzojnė nė mėnyrė kategorike.

Nė studim u vėrejtėn shumė arsye tė refuzimit tė fluorit nga prindėrit, si perceptimi i nevojės sė ulėt pėr fluor dhe shqetėsimet mbi sigurinė e fluorit dhe efektet anėsore tė tij, arsye qė mund tė nxiten pjesėrisht nga keqinformimi online nė lidhje me fluorin dhe shpėrndarja e informacioneve tė pasakta nė rrjete sociale. Disa prindėr theksojnė edhe komunikimin dhe informacionet e pamjaftueshme ndėrmjet pacientit dhe operatorit shėndetėsor.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim rastesh kontrolli, autorėt analizuan lidhjen ndėrmjet pacientėve nė moshė infantile me karies tė patrajtuar dhe refuzimit tė trajtimit me fluor nga ana e prindėrve. Nė tė u pėrfshinė fėmijė (deri nė 18 vjeē) qė ishin pjesė e njė studioje dentare universitare nė periudhėn 2016-2020.

Fėmijėt, prindėrit e tė cilėve refuzuan trajtimin me fluor, u ēiftėzuan pėr nga mosha me fėmijėt, prindėrit e tė cilėve nuk e kishin refuzuar trajtimin me fluor. Ndryshorja e rezultatit ishte refuzimi i fluorit topik nga ana e prindėrve pėr fėmijėt. Ndryshorja parashikuese ishte anamneza e kariesit tė patrajtuar. Nė tė u pėrdorėn modele regresioni Poisson tė ndryshuar, i korrigjuar pėr ndryshoret ngatėrruese, me qėllim vlerėsimin e raportit tė prevalencės ndėrmjet refuzimit tė trajtimeve me fluor nga prindėrit dhe gjendjes sė kariesit tė patrajtuar te fėmijėt.

Nga tė dhėnat e kėtij studimi rezultoi se afro 46.3% e fėmijėve shfaqin njė anamnezė kariesi tė patrajtuar. Prevalenca e refuzimit tė aplikimit tė fluorit nga ana e prindėrve pėr fėmijėt me njė anamnezė kariesi tė patrajtuar rezultoi ndjeshėm mė e ulėt se ajo pėr fėmijėt pa anamnezė kariesi tė patrajtuar.

Si pėrfundim, prindėrit e fėmijėve me anamnezė kariesi janė mė pak tė prirur ta refuzojnė trajtimin me fluor lokal, gjė qė sugjeron se kariesi i patrajtuar mund t'i nxisė prindėrit tė pranojnė parandalimin dentar pėrmes trajtimeve tė tilla, si aplikimi i fluorit. Gjithashtu, dentistėt duhet tė vlerėsojnė rrezikun pėr karies te fėmijėt dhe t'ua komunikojnė kėtė fakt prindėrve/kujdestarėve tė fėmijės nė fjalė, pėrpara se t'u rekomandojnė trajtimin lokal me fluor.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D