A mund t'i luftojnė agrumet sėmundjet periodontale?


|

| 27 Shtator 2024 |

A mund t'i luftojnė agrumet sėmundjet periodontale?

Dihet tashmė qė sėmundja periodontale ėshtė njė sėmundje inflamatore e shkaktuar nga njė infeksion patogjen bakterial parodontal qė ndikon nė shėndetin oral dhe atė tė...



Dihet tashmė qė sėmundja periodontale ėshtė njė sėmundje inflamatore e shkaktuar nga njė infeksion patogjen bakterial parodontal qė ndikon nė shėndetin oral dhe atė tė brendshėm. Higjiena e mirė orale ėshtė thelbėsore pėr parandalimin, por pjesa mė e madhe e produkteve pa recetė pėr higjienėn janė dezinfektues qė mund tė rezultojnė irritues. Ky fakt i bėn tė papėrshtatshėm pėr t'u pėrdorur nga fėmijėt e vegjėl dhe tė moshuarit, tė cilėt janė mjaft tė ndjeshėm ndaj sėmundjeve periodontale.

Pėr gjetjen e njė antibakteriali tė lehtė pėr t'u pėrdorur dhe efikas nė parandalimin e sėmundjeve periodontale ėshtė ngritur njė grup studimi pėr vėretimin e efektit antibakterial tė shtatė pėrbėrjeve tė ndryshme. Prunina laurato (Pru-C12) dhe analogėt e tij u testuan kundėr bakterit periodontal patogjen, Porphyromonas gingivalis.

Kjo pėrbėrje e pėrftuar nga substanca natyrale ka shfaqur njė aktivitet tė rėndėsishėm antimikrobik, duke treguar potencialin saj si trajtim pėr sėmundjet periodontale, veēanėrisht pėr veprimin kundėr baktereve tė dėmshme nė kavitetin oral. Rezultatet kanė treguar se, edhe pse shumė pėrbėrje kanė frenuar rritjen bakteriale, Pru-C12, qė mund tė pėrftohet nga biomasa, si bimėt e agrumeve dhe pėrbėrėsit e marrė nga arrat e kokosit, shfaqi efekt antimikrobik mė tė lartė. Tre nga inhibitorėt mė tė fuqishėm kanė frenuar edhe formimin e biofilmit. Gjithashtu, Pru-C12 ka frenuar resorbimin osteo-alveolar nė njė model eskperimental periodontiti miu pėr infeksionin P. gingivalis.

Studiuesit theksuan se kėto rezultate mund tė jenė tė dobishme nė zhvillimin e produkteve pėr higjienėn orale, me qėllim parandalimin dhe kontrollin e sėmundjes periodontale dhe tė ērregullimeve tė lidhura me to.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D