Sëmundja e celiakisë (enteropatia glutenike) është një sëmundje e kronike në zorrën e hollë e shkaktuar nga intoleranca ndaj glutenit te individët e predispozuar gjenetikisht. Gluteni është një substancë proteinike e pranishme te tërshëra, gruri, elbi, gruri khorasan (zakonisht i tregtuar si Kamut), thekra, tritikale. Përhapja mesatare e celiakisë në rang botëror është 1% (ose 60 milionë banorë) dhe është një nga llojet më të shpeshta të intolerancës së ushqimeve. Për fat të keq është një fenomen në rritje të vazhdueshme. Klinikisht celiakia shfaqet si një spektër i gjerë shenjash dhe simptomash. Forma klasike karakterizohet ndryshime serologjike, atrofi e vileve të zorrës së hollë që sjell përvetësim të keq, diarrenë kronike dhe humbje peshe, edhe nëse këto simptoma nuk janë gjithnjë të pranishme. Tek disa individë nuk ka simptoma dhe për këtë arsye shpesh nuk diagnostikohet. Për shkak të përvetësimit të keq në zorrë celiakia shpesh lidhet me osteoporozën, neuropatinë periferike, anemi dhe sterilitetin. Nëse nuk dignostikohet dhe trajtohet, celiakia mund të sjelli edhe neoplazi gastrointestinale. Në literaturë është përshkruar gjerësisht prania e lezioneve tek dhëmbët dhe mukoza orale tek pacientët me celiaki. Parqitjet orale që mund të lidhen me celiakinë mund të jenë tek indet e buta (Stomatit Aftoz Periodik, Glositis atrofik, Paraqitja orale e dermatitit herpetiform, Lichen Planus orale, Sindroma Sjogren) dhe tek indet e forta (Hipoplazia e smaltit, Kariesi, Vonesa në daljen e dhëmbëve, Vonesa në zhvillimin e kockave të nofullave).
Në një studim të fundit të botuar tek Oral Surgery Oral Medicine Oral Pathology and Oral Radiology në qershor 2015 hetohet pikërisht përhapja e këtyre paraqitjeve orale tek fëmijët me celiaki. Në studim, janë ekzaminuar për prani të defekteve të smaltit dentar (DEDS), stomatit aftoz të përsëritur (RAS), pranisë së kariesit dhe ndryshimeve të përshtymës, 52 fëmijë mes 5 dhe 15 vjeç me diagnozën e celiakisë dhe 52 fëmijë të shëndetshëm. Përveç kësaj, tek 10 fëmijë të çdo grupi është analizuar smalti i dhëmballëve të sapo dala nëpërmjet spektroskopisë me rreze X dhe rreze infra të kuqe. 50 fëmijë me DEDS i janë nënshtruar një diagnoze për celiaki. Rezultatet e marra nga autorët janë si më psohtë:
Mes fëmijëve me celiaki është gjetur një përhapje më e madhe e DEDS (p= 0,00001) dhe i stomatitit aftoz të përsëritur (p= 0,0052), një përhapje më e vogël e kariesit (p= 0,0024) dhe reduktimi i fluksit të përshtymës (P= 0,0060). Smalti dentar i fëmijëve me celiaki ka treguar një raport kalcium - forfor të ulët (P= 0,0136), por nuk është vënë re asnjë ndryshim tek raporti karbon - fosfor (P= 0,5862). Por tek analiza që përfshin dy ose më shumë sasi të ndryshueshme, celiakia duket se është një faktor mbrojtës për kariesin (OR= 0,74), ndoshta për shkak të ushqimit të varfër me karbohidrate që duhet të hanë pacientët e prekur dhe një faktor rreziku për stomatitin aftoz të përsëritur (OR3.23).
Ka një lidhje të ngushtë ndërmjet celiakisë dhe defekteve të smaltit, si hipoplazia, stomatiti aftoz i përsëritur, reduktimi i fluksit të pështymës dhe ndryshime kimike të përbërjes së smaltit të dhëmbëve. Një testim i kujdesshëm me objektiv gojën nga ana e dentistit mund të zbulojë praninë e lezioneve tek indet e forta dhe të buta që lidhen me frekuencë më të madhe me celiakinë dhe mund të ndihmojnë tek diagnoza që edhe sot tek shumë individë mbetet e pa diagnostikuar për disa forma të saj të lehta ose që nuk shfaqin simptomat.
Nën kujdesin e : Lara Figini, koordinatore shkencore e revistës "Odontoiatria33"
Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol. 2015 Jun;119(6):636-43.
Oral aspects in celiac disease children: clinical and dental enamel chemical evaluation. de Carvalho FK, de Queiroz AM, Bezerra da Silva RA, Sawamura R, Bachmann L, Bezerra da Silva LA, Nelson-Filho P.
Përktheu: Valbona Spahia