Duhani dhe sëmundja parodontale janë faktorë risku për kolonizimin e baktereve parodontopatike që lidhen me implantet dentare, në veçanti të llojit që mendohet se luan rol në fillimin e periimplantitit. Këtë e konfirmon një grup kërkuesish të Universitetit të Bernës si konkluzion i një studimi retrospektiv(*) zhvilluar në 504 implante, 10 vjet pas pozicionimit dhe në 493 dhëmbët ngjitur.
Pavarësisht përhapjes gjithnjë e më të madhe të implanteve, me kalimin e kohës janë sinjalizuar dështime të ndryshme dhe prandaj janë projektuar studime për të identifikuar faktorët e riskut, por njihet mirë rreziku që paraqet periimplantiti që përveç se sjell lezione të mukozës periimplantare si mukoziti, karakterizohet edhe nga një humbje të indit kockor mbështetës.
Prania e baktereve dhe përgjigja e ulët e organizmit janë qartësisht të lidhura me periimplantitin, por mikrobioma e përfshirë nuk është saktësisht e njëjta që gjendet te parodontiti. Për këtë arsye, kërkuesit zvicerianë janë propozuar që të verifikojnë nëse ekzistojnë lidhje midis sëmundjeve parodontale dhe përfshirjes së disa mikrobeve që lidhen me patologjitë perimplantare nëpërmjet metodikave që parashikojnë segmentimin e ADN-së nga mikroorganizmat. Këto analiza komplekse edhe pse janë akoma shumë të kushtueshme po bëhen gjithmonë e më shumë të zakonshme dhe në disa studime kanë mundësuar zbulimin e pranisë së më shumë se një mijë specieve bakteriale të ndryshme në mikrobiomën orale.
Në këtë rast, kampione të pllakës janë marrë në thellësi të vendeve të implantuara dhe më pas janë analizuar për të kërkuar specie bakteriale parodotopatike, stafilokokun, baktere në formë shkopi, gram-negativë aerob dhe tharm.
Rezultati më domethënës ka të bëjë me bakteret parodontopatike: janë identifikuar specie të ndryshme, të pranishme në implante me përqindje të ndryshueshme midis 6,2 dhe 78,4%; në veçanti në lidhje me implantet ka pasur kontingjente bakteriale shumë të larta krahasuar me dhëmbët ngjitur të Tannerella forsythia, Parvimonas micra, Fusobacerium nucleatum/necrophorum dhe Campylobacter rectus.
Këto mikroorganizma kanë qenë të shumtë te pacientët duhanpirës dhe te ata të prekur nga sëmundja parodontale.
Në një përqindje të lartë të kampionëve janë zbuluar baktere stafilokoku, por vetëm në raste të rralla Staphylococcus aureus dhe megjithatë nuk janë verifikuar akoma lidhjet midis stafilokokut prezent në dy patologjitë e marra në konsideratë, periimplantiti dhe parodontiti, me përjashtimin e vetëm të mundshëm të Staphylococcus warneri, për të cilin autorët këshillojnë studime të mëtejshme.
Për më tepër:
(*) Eick S, Ramseier CA, Rothenberger K, Brägger U, Buser D, Salvi GE. Microbiota at teeth and implants in partially edentulous patients. A 10-year retrospective study. Clin Oral Implants Res. 2016 Feb;27(2):218-25.
Përktheu: Erjola Taga