Terapi alternative për rastet e Lichen Planus Oral rezistent ndaj kortikosteroidëve. Pasazhet e këshillueshme nga literatura


|

Patologji dhe Mjeksi Orale | 11 Maj 2016 |

Terapi alternative për rastet e Lichen Planus Oral rezistent ndaj kortikosteroidëve. Pasazhet e këshillueshme nga literatura



Linchen planus oral (OLP) është një patologji inflamatore kronike multifaktoriale me bazë imunologjike.
OLP prek 0,5% deri në 2,6% të popullsisë botërore, më shpesh gratë nga 30 deri në 60 vjeç.
Kortikosteroidët me përdorim të jashtëm mbeten zgjedhja terapeutike primare. Megjithatë përfitimet terapeutike të këtyre barnave nuk janë gjithmonë të dukshme. Janë të dhënat e përqendruara në alternativat e mundshme të strategjive terapeutike që janë efikase në rastet e OLP rezistente ndaj steroidëve.
Trajtimet alternative me steroidë të hasur në literaturë janë:
- tacrolimus
- pimecrolimus
- talidomide
- terapia lazer me nivel të ulët
- terapia fotodinamike
- heqja kirurgjikale


Në një rishikim të fundit të literaturës të publikuar në Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol në maj 2016, paraqitet një pasqyrim (i ilustruar me materialin përkatës) i qasjeve aktuale për menaxhimin e OLP rezistente ndaj steroidëve, duke dëshmuar avantazhet, disavantazhet dhe efektet anësore.
Disa rezultate të përftuara nga studime të kontrolluara janë premtuese. Megjithatë studime të mëtejshme në veçanti të kryer në mënyrë të rastësishme me kritere të përfshirjes dhe përjashtimit rigoroze dhe kampione me dimensione më të mëdha janë të nevojshëm për vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit afatgjatë të këtyre terapive.





Nën kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33


Bibliografia:
- Hodgson TA, Sahni N, Kaliakatsou F, Buchanan JA, Porter SR. Long-term efficacy and safety of topical tacrolimus in the management of ulcerative/erosive oral lichen planus. Eur J Dermatol. 2003;13:466-470.
- Cafaro A, Albanese G, Arduino PG, et al. Effect of low-level laser irradiation on unresponsive oral lichen planus: early preliminary results in 13 patients. Photomed Laser Surg. 2010;28:99-103.
- Cafaro A, Arduino PG, Massolini G, Romagnoli E, Broccoletti R. Clinical evaluation of the efficiency of low-level laser therapy for oral lichen planus: a prospective case series. Lasers Med Sci. 2014;29:185-190.
- Possible alternative therapies for oral lichen planus cases refractory to steroid therapies Huamei Yang, Yuanqin Wu, Hui Ma,, Lu Jiang, , Xin Zeng,  Hongxia Dan, Yu Zhou, e Qianming Chen Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol May 2016;121:496-509


Përktheu: Erjola Taga


Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 101 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D