Tefloni ose politetrafluoroetileni (PTEE) është një polimer i tetrafluoroetenit; është një material plastik rezistent ndaj temperaturave të larta. Përdoret në industri për produkte që duhet t'i nënshtrohen temperaturave të larta dhe që kërkohen të jenë "jongjitës". Ndër karakteristikat kryesore të teflonit kujtojmë:
• zotëron një koecifient fërkimi shumë të ulët (i treti më i ulët ndër materialet e ngurtë të njohur) që përkthehet në një rrjedhshmëri sipërfaqësore
• është kimikisht inert
• është i patretshëm në ujë dhe në solventë organikë
• nuk ngjit (nuk njihen adezivë në gjendje që të ngjisin PTEE)
• rezistent ndaj temperaturave të larta
• zotëron cilësi të përkryera dielektrike
Fushat e veprimit janë të shumëllojshme:
• cilësitë e tij të përkryera dielektrike dhe pika e lartë e shkrirjes e bëjnë materialin më të mirë për izolimin e kabllove me performancë të lartë në fushën aeronautike dhe informatike si alternativë ndaj më ekonomikut, polietilenit
• në fushën industriale cilësia më shumë e vlerësuar është fërkimi i ulët që e bën PTEE që të përdoret aty ku nevojitet një rrjedhshmëri e lartë (ingranazhe, kushineta, motorë etj.)
• është një izolues shumë i mirë për industrinë kimike falë rezistencës ndaj acideve
• gjen përdorim shumë të gjerë si veshje anti ngjitëse për tiganët dhe tenxheret e kuzhinës
• shiriti i zakonshëm i teflonit përdoret nga hidraulikët për të izoluar tubat
• me teflon prodhohet Gore-Tex®, një pëlhurë me përdorime të panumërta
Përveç karakteristikave të përmendura më lart janë dhe shumë fusha të tjera në të cilat përdoret tefloni, ndër të cilat është dhe stomatologjia. Përveç penjve të paabsorbueshëm në PTEE, tashmë është e zakonshme që në një klinikë dentare të gjesh një rulon tefloni të thjeshtë hidraulikësh. Aftësia e tij që nuk ngjit, modelimi, kosto e ulët, mundësia për t'u tërhequr dhe përshtatshmëria me sipërfaqet, inercia e tij kimike e bëjnë të dobishëm në raste të ndryshme. Nëse është e nevojshme, mund të futet lehtësisht në autoklavë në 121oC. Megjithatë në stomatologji ndonjëherë bëhet një përdorim jo i përshtatshëm i këtij materiali; në fakt i janë atribuuar teflonit aftësi "izoluese të fushës operatore" në kombinim ose si zëvendësim i digës. Kapacitet ky që materiali nuk e zotëron. Izolimi i duhur në fushën operative është kusht i nevojshëm për të gjitha procedurat adezive dhe për endodoncinë; diga e gomës është i vetmi instrument në gjendje të garantojë një izolim korrekt dhe stabël. Në treg ekzistojnë nastro të ndryshme tefloni të diferencuara në bazë të trashësisë: 0,076 mm; 0,1 mm; 0,2 mm. Më i përshtatshmi për qëllimet tona është ai prej 0,2 mm.
Tefloni përdoret në stomatologjinë konservative, stomatologjinë protetike dhe endodonci. Është një produkt ekonomik, i thjeshtë për t'u gjetur, nuk skadon, zë pak hapësirë dhe është shumë i përdorshëm. Në këtë shkrim janë listuar disa nga fushat e shumta të aplikimit të tij; cilësitë e tij të shumta e bëjnë shumë të vlefshëm për të thjeshtuar procedurat klinike, dokumentimin fotografik të rasteve dhe mbi të gjitha klinikën e përditshme.
Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar këtu.
Përktheu: Erjola Taga