Implantologjia në rastet e Lichen Planus në formë aktive: protokolli operativ


|

Implantologji | 19 Prill 2017 |

Implantologjia në rastet e Lichen Planus në formë aktive: protokolli operativ



Integrimi në kockë i implanteve dentare bazohet në procesin sekuencial të shërimit, si kockor si të mukozës dhe mund të ngadalësohet ose kompromentohet te pacientët e prekur nga lichen planus në formë aktive.
Lichen planus është një sëmundje autoimune që në nivel oral mund të karakterizohet nga vija të bardha, erozione, gjakrrjedhje, ndjesi djegie orale dhe ulcera. Lichen planus lidhet me depozitimin e antitrupave autoimun në nivel të ndërfaqes së indeve të buta të mukozave dhe njihet për kalimin nëpërmjet fazave të aktivitetit dhe fazave të reduktimit. Nëse duhet të ndiqen trajtime të implantologjisë gjatë fazave aktive të sëmundjes, mund të lindin problematika që lidhen me shërimin. Deri pak vite më parë studime të literaturës këshillonin vendosjen e implanteve dentare vetëm te pacientët me lichen planus asimptomatik ose gjatë fazave të reduktimit duke shmangur fazën aktive. Në realitet shumë pak dihet rreth lidhjes midis lichen planus aktiv dhe shkallës së suksesit të implanteve dentare sepse shumë pak studime janë kryer ne këtë sens. Ndër studimet e pakta, një i kohëve të fundit i publikuar në "Journal of Prosthodontic" në janar 2017 ballafaqon problematikën me qëllimin primar për të propozuar një protokoll të menaxhimit klinik për futjen e implanteve dentare në pacientë të prekur nga lichen planus aktiv.


Në këtë studim janë marrë në konsideratë 23 pacientë që i është diagnostikuar lichen planus në fazë aktive dhe janë drejtuar te një klinikë dentare për të vendosur implante dentare. Në këto pacientë janë futur implante dentare nëpërmjet metodës që të parashikonte hapjen e lembos dhe osteotominë sekuenciale. Pas një kohe shërimi prej 6 javësh implantet janë vënë në okluzion nëpërmjet protezave provizore. Nga 55 implantet e vendosur, 42 kanë dështuar pas një kohe të shkurtër (nga 7 në 11 javë pas vendosjes).
Implantet e dështuar janë hequr në mënyrë kirurgjikale dhe njësitë janë pastruar me kujdes me curette manuale dhe shpëlarje. Nga njësitë kirurgjikale janë mbledhur një numër qelizash CD4 / CD8 dhe biopsitë gingivale. Pacientëve më pas i është administruar një dozë në rritje (5 mg/10 ditë) kortikosteroidësh në rrugë orale, deri në një dozë ditore prej 20 mg/die, që është mbajtur për dy javë. Në të gjithë pacientët me pas janë kryer, në njësitë e vendosjes së implanteve, 10 trajtime me irrigim të indeve të buta me laser me energji të ulët me qëllimin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, reduktimin e inflamacionit dhe sterilizimin e zonës së osteotomisë. Pas rreth 8 javësh janë vendosur një seri e re prej 42 implantesh me ngarkesë të parakohshme. Çdo 3 muaj janë vlerësuar me radiografi periapikale dixhitale nivelet e kockës margjinale përreth protezave.


Rezultatet e përftuara nga studimi janë si më poshtë vijon:
Nga analizat primare ka dalë në pah një numër qelizash CD8 i lartë dhe nga biopsitë e indeve prania e infiltrateve qelizore inlamatore. Hetimet imunologjike janë përsëritur edhe pas administrimit të kotrikosterioidëve oral dhe pas rrezatimit me laser të indeve të buta dhe është vërejtur një reduktim i numrit të qelizave CD8 dhe zhdukja e infltratit inflamator, evident në biopsitë e indeve të buta të ekzaminuara. Autorët kanë mundur të konstatojnë një reduktim primar të nivelit kockor margjinal në 3 muajt e parë nga momenti i vendosjes së implantit, më pas vetë kjo ka mbetur konstante gjatë periudhave vijuese të vëzhgimit.
Në bazë të të dhënave të këtij studimi, që në fakt nevojiten konfirmime nga ana e studimeve të tjera klinike, mund të përfundojmë se është e mundur të kryhet me sukses implantologjia edhe në rastet e lichen planus aktiv, me pakt që të procedohet me një terapi profilaktike me bazë të kortikosteroidëve oral që kryhen nëpërmjet trajtimeve me laser të indeve të buta të njësive të përzgjedhura për futjen e implanteve.


Nën kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33.


Për më tepër: J Prosthodont. 2017 Jan;26(1):29-33.  Clinical Management Protocol for Dental Implants Inserted in Patients with Active Lichen Planus. Aboushelib MN, Elsafi MH



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 72 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D