Trajtimi i erozioneve dentare me teknika adezive: provizor i menjëhershëm estetik - funksional. Rast klinik


|

Konservativë | 4 Maj 2017 |

Trajtimi i erozioneve dentare me teknika adezive: provizor i menjëhershëm estetik - funksional. Rast klinik



Rehabilitimi estetik dhe funksional i një rasti kompleks presupozon vlerësimin e faktorëve dhe kushteve të shumta me qëllimin për të rivendosur ekuilibrin e të gjithë sistemit stomatologjik.
Në rastet në të cilët haset humbja e Dimensionit Vertikal Okluzal (DVO) rezulton thelbësore, krahas evidentimit të shkaqeve, rivendosja e funksioneve në respektim të funksionalitetit artikular.
Ndër shkaqet kryesore të humbjes së DVO janë përdorimi dhe erozioni, shpesh të hasura në individë të rinj dhe kryesisht të shkaktuara nga sjellje të gabuara apo patologji me natyrë gastroenterike apo psikologjike. Pra bëhet e rëndësishme, duke parë kërkesat e pacientit, të vëmë në zbatim skema terapeutike minimalisht invazive por në të njëjtën kohë të qëndrueshme, të forta dhe që kryhen në kohë të shkurtër trajtimi.
Përdorimi i elementeve dentare mund të ketë shkaqe të ndryshme si: abrazioni (shtrëngimi midis dhëmbit dhe materialeve të forta të ndryshëm nga smalti), fërkimi (shtrëngimi midis dhëmbëve antagonistë), abfrakturë (mikrofrakturë e smaltit shkaktuar nga ngarkesa okluzale që provokon shtrëngim të elementit dentar) dhe erozion (shpërbërje kimike e substancës dentare).
Humbja e substancës dentare sipas gjendjes që paraqitet mund të sjellë problematika të natyrës si funksionale si estetike.
Prevalenca e fenomenit të erozionit në popullsinë në përgjithësi duket se është në rritje. Shpesh, përdorimi i elementeve dentare është rezultati i një mbivendosje të shumë fenomeneve, kështu një inkuadrim preciz bëhet i vështirë.
Klasifikime të ndryshme të erozionit dentar janë propozuar me qëllimin për të bërë më të thjeshtë diagnozën dhe mbi të gjitha impostimin e planit të trajtimit. Bartlett et al. kanë propozuar një sistem klasifikimi të erozionit dentar të quajtur BEWE (Basic Erosive Wear Examination).
Klasifikimi ACE (Anterior Clinical Erosive) propozuar nga Vailati dhe Belser ndan pacientët në 6 klasa terapeutike dhe bazohet në 6 parametra: ekspozimi dentar i zonave të kontaktit, përfshirja e marzhit incizal, gjatësia e kurorës klinike të mbetur, prania e smaltit në sipërfaqet vestibulare, vitaliteti pulpor.
Opsione të ndryshme terapeutike janë në dispozicion të mjekut në lidhje me shkallën e humbjes së DVO pavarësisht shkakut të saj.
Teknika tradicionale e realizimit të kurorave integrale (dhe eventualisht trajtimi endodontik i vetë elementeve) me qëllim rikonsturksionin e DVO dhe të estetikës së të dyja harkatave.
Literatura sugjeron qasje të ndryshme terapeutike në bazë të shkallës së humbjes së DVO:
• Humbja e DVO < 0,5 mm: është e mundur të ndërhyhet me restaurime direkte ose të izoluara me qëllim për të mbrojtur dentinën e ekspozuar
• Humbja e DVO 0,5 - 2 mm: janë përdorur restaurime direkte në kompozitë si në sipërfaqen okluzale në sektorët posterior si në sipërfaqen palatale dhe vestibulare në sektorët anterior
• Humbja e DVO > 2 mm: restaurimet indirekte në qeramikë janë opsioni i sugjeruar
• Humbja e DVO > 4 mm: proteza fikse konvencionale mbetet zgjedhja e përzgjedhur

Kohët e fundit zhvillimi i teknikave adezive ka lejuar adoptimin e protokolleve më pak invazive për rikonstruksionin e funksionit dhe të estetikës në rastet e erozionit dentar, por në rastet më të rënda përdorimi mbetet kontrovers.

MATERIALE DHE METODA

Faza provizore
Me modifikimet okluzale që projektohen në trajtimin e erozioneve, faza provizore bëhet fondamentale për protezën definitive, duke përjashtuar pasojat negative në sistemin stomatognatik.
Përdorimi i pllakave për ripozicionimin ose kafshimin okluzal është një fazë përgatitore për ristabilizimin definitiv të DVO. Edhe pse e vlefshme nga ana artikulare aplikimi i këtyre pajisjeve e bën të pamundur funksionimin përveç estetikës për të gjitha fazat preliminare të trajtimit.
Një alternativë e vlefshme për terapinë okluzale tradicionale është pajisja Snap-on-Smile (DenMat Italia Srl, Baronissi, SA).
Bëhet fjalë për një pajisje të lëvizshme me rezinë acetali të kristalizuar që e vesh të gjithë harkatën ose pjesërisht, duke shfrytëzuar mbajtjen mekanike të dhënë nga zona cervikale supragingivale e elementeve dentare. Indikacionet janë të shumta: rritja e DVO dhe si instrument diagnostikues i regjistrimit okluzal, restaurimi provizor pre dhe post terapisë implantare, provizor kozmetik i lëvizshëm, kafshimi gjatë ditës dhe natës për bruksizëm etj.
Prodhuesi tregon zgjatjen në 3-5 vjet, për të cilët pajisja Snap-on-Smile mund të konsiderohet e dobishme në fazën preliminare dhe provizore të trajtimit të abrazioneve duke lejuar restaurimin e estetikës dhe të DVO.
Megjithatë karakteristikat e sipërfaqes që kufizojnë pigmentimin e përthithjes së substancave të bëra nga ushqimet, i lejojnë pacientëve që të përftojnë menjëherë një estetikë që i kënaq dhe që të përdorin pajisjen edhe për kohë më të zgjatura.
Përdorimi i një pajisje të lëvizshme në trajtimin e abrazioneve mund të përbëjë një alternativë të vlefshme ndaj cementimit të restaurimeve provizore në sipërfaqet okluzale dhe të qiellzës siç është përshkruar nga protokolli i Vailati dhe Belser. Në fakt për rikonstruksionin e DVO në teknikën origjinale është parashikuar një fazë preliminare me aplikimin e një kafshimi, ndjekur nga një fazë provizore në të cilën restaurimet në kompozitë cementohen për t'u zëvendësuar më pas nga restaurime definitive; në fakt me përdorimin e një pajisje të lëvizshme të tipit Snap-on-Smile rikonstruktohen njëkohësisht DVO dhe estetika e sektorëve frontalë, duke kufizuar cementimet provizore. 




 
Fig. 1 Harkata e sipërme, pamje okluzale
Fig. 2 Harkata e poshtme, pamje okluzale
 


Rasti klinik
Përshkruhet në vijim një rast klinik i abrazionit dentar i shkallës 2 sipas klasifikimit BEWE, trajtuar në fazë fillestare me një pajisje të tipit Snap-on-Smile dhe më pas finalizuar me faseta palatale, overlay dhe restaurime direkte posteriore në kompozitë. Pacientja ka mundësuar konsensusin e informuar të shkruar para se t'i nënshtrohej trajtimit.
Pacientja 36 vjeçare paraqitej pranë nesh duke u ankuar për një problem estetik dhe ndjeshmëri të shtuar dentinale. Nuk referonte patologji sistemike dhe nuk konsumonte barna.
Në testin intraoral pacientja paraqiste abrazion të sipërfaqeve okluzale të elementeve posteriore superiore dhe inferiore dhe të sipërfaqeve incisale dhe palatale superiore dhe linguale inferiore me reduktim të DVO dhe kafshim të hapur anterior (fig. 1 dhe 2).
Në vlerësimin gnatologjik preliminar pacientja nuk paraqiste problematika artikulare dhe/ose muskulore sipas kritereve RDC/TMD.

TRAJTIMI

Pas marrjes së gjurmës dhe montimit artikulator është planifikuar trajtimi me ndihmën e një dylli diagnostikues. Nga i njëjti dyll janë realizuar stampimet për mock-up superior dhe inferior nga të cilat pas ballafaqimit me kërkesat e pacientes janë marrë gjurmët. Gjurmët e precizionit janë dërguar në laborator bashkë me dyllin e pozicionit dhe me dublimin e dyllit diagnostikues të kryer nga laboratori për realizimin e dy pajisjeve Snap-on-Smile nëpërmjet metodës CAD-CAM (fig. 3).
Të dy pajisjet janë funksionalizuar në zgavrën e gojës dhe i janë vendosur pacientes për tre muaj gjatë të cilëve është kryer dhe monitorimi në nivel artikular.



 
Fig. 3 Pajisja e lëvizshme provizore superiore dhe inferiore në njësi
Fig. 4 Regjistrimi i jig në rezinë autopolimerizuese në sektorin anterosuperior pas ndarjes së pajisjes së lëvizshme në tre pjesë
Fig. 5 Kontrolli pas një viti, pamje frontale
 


Për të gjithë kohëzgjatjen e trajtimit dhe me kontrollet vijuese pacientja nuk ka shfaqur fillim të problemeve artikulare dhe/ose muskulore.
Pas periudhës fillestare pacientja rezultonte e stabilizuar në DVO të ri, prandaj u bë i mundur kalimi në fazën vijuese me realizimin e restaurimeve përfundimtare, duke riprodhuar kushtet e arritura në fazë provizore.
Përgatitjet për restaurimet kanë ndjekur një skemë specifike me qëllim mbajtjen e precizionit më të madh të mundshëm dhe të lehtësojnë punën në poltron.
Sektori anterosuperior (nga 1.3 në 2.3) është përgatitur për fasetat palatale në kompozitë pas ndarjes së Snap-on-Smile superior në pikat e bashkimit midis 1.3 dhe 1.4 dhe midis 2.3 dhe 2.4, duke përftuar kështu tre seksione duke filluar nga dispozitivi fillestar. Kjo manovër ka lejuar regjistrimin me një jig në rezinë autopolimerizuese (Pattern Resin LS Self-Cu-Ring, Acrylic Die Material, GC America Alsip, II, USA) dimensioni vertikal i sektorit frontal përgatitur duke futur njëkohësisht seksionet posteriore superiore dhe Snap-on-Smile inferior (fig.4). E njëjta sekuencë është përsëritur në sektorët posterosuperior duke lidhur në fund tre jig në rezinë dhe duke ruajtur Snap-on-Smile inferior në pozicion.
Snap-on-Smile superior është rikrijuar duke u ribalancuar dhe ridërguar te pacientja, duke shërbyer kështu si restaurim provizor në pritje të realizimit të restaurimeve definitive. Në takimin e radhës u bë i mundur cementimi përfundimtar i fasetave palatale dhe i inlays posterosuperior në kompozitë (SR Nexco paste, Ivoclar Vivadent Srl, Naturno, BZ) dhe realizimi i restaurimeve direkte posteriore duke përdorur një rezinë kompozitë (Nuance Universal, DenMat Italia Srl).
Pacientja kështu plotësohet me të gjithë restaurimet definitive të cementuar në harkatën superiore dhe Snap-on-Smile inferior në njësi. Në takimet e ardhshme elementet dentare të harkatës inferiore janë përgatitur duke ndjekur vetë procedurën e përdorur në harkatën superiore. Në figurën 5 është e mundur të vërejmë kontrollin pas një viti në të cilin pacientja rezulton stabël.

DISKUTIME DHE IMPLIKIMET KLINIKE

Trajtimi i abrazioneve dentare është një kërkesë në rritje e lidhur me ndryshimin e ushqimit dhe me stilin e jetesës. Zgjedhja e planit të trajtimit më të përshtatshëm për pacientin nuk varet vetëm nga ashpërsia e patologjisë por dhe nga karakteristika të tjera të përfshira dhe nga kërkesat e vetë pacientit, si rikonstruksioni i estetikës dhe i funksionit dhe reduktimi i kohës së trajtimit. Një pajisje e lëvizshme e përdorshme pa përgatitje të elementeve dentare është një ndihmesë e vlefshme për stomatologun në administrimin e kësaj lloj problematike edhe pse thjeshton si fazën diagnostikuese si fazat operative.
Projektimi i kujdesshëm i rastit dhe kontrolli preciz i secilës prej fazave terapeutike mundësojnë një komunikim më të mirë dhe një zgjidhje më të lehtë edhe në rastet komplekse që kërkojnë rikonstruksionin e estetikës dhe të funksionit, duke garantuar një kënaqësi më të madhe si të mjekut si të pacientit.


Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 97 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D