Kohët e fundit është folur shumë për stomatologjinë rigjeneruese, megjithatë vetëm ruajtja e strukturës dentare përfaqëson një nga sfidat që çdo odonto-stomatolog duhet të përballet në përditshmërinë e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për pacientë të rinj në të cilët perspektiva e përdorimit të elementeve dentare të përhershme është veçanërisht e gjatë.
Procesi i heqjes së lezionit karioz shpeshherë përcakton zbulimin e një pjese të vogël të pulpës dentare: vendimi për të kryer një mbulim pulpar apo një terapi kanalare përfaqëson për mjekun një moment të madh pasigurie.
Të dy studimet që prezantojmë rreth rrethanave mund të përfaqësojnë disa situata klinike dhe mbi të gjitha mjete që mund të përdoren për të përftuar një rezultat më të mirë kur kryet një procedurë mbulimi pulpar.
Studimi 1
Në studimin e marrë në konsideratë autorët kanë ndjekur për një periudhë kohe prej rreth 3 vitesh 193 pacientë ndaj të cilëve ishin kryer 204 mbulime pulpare.
Kriteret e vlerësimit të suksesit apo të dështimit të terapisë ishin të tipit radiografik; ose nëse në elementin dentar në të cilin ishte kryer procesi i mbrojtjes së pulpës haseshin lezione radiotransparente periapikale me origjinë endodontike ose shenja të trajtimit kanalar, terapia në fjalë konsiderohej falimentuese. Në rast të kundërt elementit dentar i atribuohej një vlerë prognoze pozitive.
Suksesi i hasur në këtë studim eksperimental ka qenë i barabartë me 59.3%. Megjithatë suksesi është shfaqur shumë më evident në ekspozimet mekanike aksidentale të pulpës krahasuar me ato me origjinë karioze (92,2% vs 33,3%).
Rezultati final ka qenë më favorizues kur janë kryer restaurime të llojit definitiv; lezionet e llojit okluzal kishin një përqindje suksesi neto më të madhe nëse krahasohen me ato të llojit interproksimal; ndër këto lezione të fundit, ato mezio-okluzo-distale (MOD) ishin ato me përqindje suksesi më të ulët të barabartë me 28,6%.
Konkluzione
Megjithëse ky studim është drejtuar nga stomatologë jo shumë ekspert përqindja e suksesit e regjistruar - me procedura mbrojtje të pulpës - në lezionet karioze që përfshijnë strukturën pulpare rezulton të jetë aq shumë e ultë sa nuk këshillohet ndërhyrja e mbulimit pulpar.
Studimi 2
Një hipotezë alternative ndaj procedurave tradicionale të mbulimit pulpar mund të vijë nga përdorimi i laserit; në një rishikim sistematik të shfaqur në "Journal of the American Dental Association (JADA), janë marrë të gjithë studimet që përfshinin përdorimin e laserit në këtë procedurë. Përqindja e suksesit ka qenë shumë afër 90% ndërsa është shfaqur prej 67.2% në grupet e kontrollit.
Ky rezultat mund të hapë horizonte të reja që mund të jenë veçanërisht interesante mbi të gjitha në pacientë të rinj në të cilët mundësia për të shpëtuar pulpën dentare përfaqëson një zgjedhje jo denigruese nga ana e stomatologut.
Hyrje
Në një studim multicentrik autorët kanë marrë në shqyrtim dy mënyra mbulimi pulpar: një që parashikonte përdorimin e MTA (Mineral Trioxide Aggregate) dhe tjetra që në fakt përdorte tradicionalin hidroksid kalciumi.
Janë regjistruar rreth 70 pacientë të rritur midis 18 dhe 55 vjeç dhe të kontrolluar për 36 muaj. Objektivi primar ka qenë ai i vlerësimit të mbijetesës së pulpave të ekspozuara të trajtuara, si konkluzion është analizuar ndjeshmëria post operatore.
Rezultatet
Në 36 muaj, mbijetesa e regjistruar në grupin MTA ka qenë e barabartë me 85% ndërsa ka qenë rreth 52% në grupin e trajtuar me liner me bazë hidroksid kalciumi (P=0.006). Nuk ka pasur asnjë ndryshim domethënës në ndjeshmërinë post operatore në lidhje me llojin e materialit të përdorur.
Konkluzione
Mineral Trioxide Aggregate (MTA) është treguar më i mirë krahasuar me hidroksidin e kalciumit tradicional në trajtimin e pulpave të ekspozuara në dhëmbët molarë të pacientëve të rritur.
Nën kujdesin e: Massimo Gagliani, Koordinator Shkencor Zona stomatologjike Edra.
Për më tepër:
1) The radiographic outcomes of direct pulp-capping procedures performed by dental students: a retrospective study. Al-Hiyasat AS1, Barrieshi-Nusair KM, Al-Omari MA. J Am Dent Assoc. 2006 Dec;137(12):1699-705.
2) Laser use in direct pulp capping: A meta-analysis. Deng Y, Zhu X, Zheng D, Yan P, Jiang H. J Am Dent Assoc. 2016 Dec;147(12):935-942.
3) Capping carious exposures in adults: a randomized controlled trial investigating mineral trioxide aggregate versus calcium hydroxide. Kundzina R1, Stangvaltaite L1, Eriksen HM1, Kerosuo E1. Int Endod J. 2016 Nov 7. doi: 10.1111/iej.12719. [Epub ahead of print]