Në 1993 janë futur, pas një aktiviteti të gjatë kërkimor të shkollës japoneze (Kuraray Dental adhesives), sistemet adezive smalt- dentinë "DBAs" Self-etching primer.
Self-etching primer nuk parashikon përdorimin e acidit fosforik "H3PO4" për "DBAs" por thjesht aplikimin e tyre në këto të fundit (me modalitet dhe kohë të ndryshme sipas llojit të substratit dentar të pranishëm dhe formulës komerciale të produktit) dhe avullimin e mëtejshëm të solventit që përmban.
Duke konsideruar faktin se nuk është parashikuar gravura "klasike" me H3PO4 dhe që nuk kryet asnjë shpëlarje e produktit pas aplikimit, një strategji e tillë është quajtur Self-Etch Strategy "S.E" apo duke iu referuar fazave operative, strategjia Etch & Dry.
Futja në përdorim e strategjisë Self-Etch "S.E" është lidhur bashkë (edhe për efikasitet adeziv dhe jetëgjatësi të lidhjes së produktit) me strategjinë klasike që parashikon kushtëzimin e indeve dentare me H3PO4, shpëlarja dhe aplikimi i mëtejshëm i sistemit adeziv smalt - dentinë "DBAs" është quajtur pikërisht procedura Etch & Rinse "E.R".
Në adezivët smalt-deninë "DBAs" të futur në përdorim kohët e fundit dhe të quajtur "Universal", të dy strategjitë mund të bashkë-ekzistojnë dhe të zgjidhet se cila do të aplikohet në bazë të situatave të ndryshme klinike duke pasur në dispozicion një zgjidhje të vetme adezive (pikërisht Universal).
Pa vijuar akoma më gjatë me diskutimin e karakteristikave të veçanta të strategjisë adezive "S.E" dhe formulimeve të ndryshme komerciale, është e mundur që menjëherë të dalim në thelb të situatës "state of the art" të sistematikës duke konsideruar se cilët janë monomerët më të mirë "S.E", si funksionojnë për të lidhur indet dentare dhe efikasitetin e solucioneve adezive që i përmbajnë mbi bazën e provave shkencore që vijnë nga testet e ndryshme klinike të përfunduar dhe ato në vazhdim.
Strategjia "S.E" bazohet në praninë e monomerëve funksionalë të rezinës të aftë për të zhvilluar për meritë të dy ekstremiteteve funksionale, një punë specifike të veçantë për sa i përket indeve dentare dhe monomerëve të tjerë rezinoz që përmban solucioni adeziv.
Monomeri "S.E" më i njohur, edhe më efikas për sa i përket vlefshmërisë dhe jetëgjatësisë së lidhjes adezive që prodhon, quhet 10-methacryloyloxdecyl dihydrogen phosphate ose më thjeshtë 10-MDP.
10-MDP zotëron dy grupe funksionale të ndara nga 10 atome karbon (spacer group) dhe respektivisht dallojmë një grup funksional fosforik aktiv për sa i përket indeve dentare dhe një metakrilik në gjendje që të lidhë monomerë të tjerë metakrilik.
Grupi funksional fosforik me 10-MDP në solucione ujore (solventi gjithmonë i pranishëm në adeziv bashkë me ko-solventin volatil) është në gjendje të çlirojë jone H+ dhe të japë një aktivitet të dobët ndaj solucionit adeziv "S.E" (bëhet fjalë për solucion adeziv "Mild S.E" me pH përfshirë midis 2.0 dhe 2.7).
Solucionet adezive "Mild S.E" janë në gjendje të përmbushin një demineralizim të dobët sipërfaqësor të kristaleve të hidroksiapatitit "Hap" të dentinës me një potencial të reduktuar të shpërbërjes së kristalit shpesh shumë i rëndësishëm për të mbështjellë dhe mbrojtur rrjetën e fibrave të kolagjenit të dentinës që nuk është i ekspozuar fare apo vetëm pjesërisht për modalitete të veçanta aplikimi.
Potenciali adeziv i 10-MDP nuk lidhet me formimin e një shtrese hibride me rrjetën e fibrave të kolagjenit por me formimin e një lidhje të lehtë mikro-mekanike me kristalin e hidroksiapatitit "Hap", të demineralizuar pak në mënyrë sipërfaqësore dhe në mënyrë të veçantë, në fillimin e një lidhje kimike kovalente midis kalciumit "Ca2+" të vetë kristalit dhe grupit fosforik të jonizuar "PO4-" të monomerit duke çuar në formimin e një kripe të kalciumit dhe fosfatit -10-MDP-Ca- (Van Meerbeek B. Er al 2011).
Kripa e kalciumit dhe fosfatit -10-MDP-Ca- është në gjendje të gjenerojë një lidhje veçanërisht të vlefshme për sa i përket forcës adezive por mbi të gjitha stabël në kohë kundrejt fenomeneve degraduese që paraqiten për kohë të gjata të lidhjes adezive të formuar.
Aplikimi aktiv i sistemit adeziv smalt-dentinë "DBAs" me bazë të 10-MDP për një kohë aplikimi rreth 20 sekonda lejon dezintegrimin (por jo shpërbërjen si për H3PO4) e smear-layer sipërfaqësor (që bëhet pjesë integruese e ndërfaqes adezive) dhe ndërveprimin më të thjeshtë të monomerit 10-MDP me kristalet e hidroksiapatit "Hap" në formimin e lidhjes kimike kovalente të cituar më parë.
Veprimi i dobët gërryes që lidhet me jonizimin e 10-MDP në brendësi të solucionit adeziv që lejon gjithashtu lëshimin e sipërfaqes së kristalit të hidroksiapatit "Hap", gërryes në mënyrë të dobët, në sasi diskrete të jonit të kalciumit "Ca2+" në gjendje të reagojë me molekulat e reja të 10-MDP (jo të angazhuara tashmë në lidhjen kimike me kristalin) dhe të formojë kripëra ta kalciumit dhe fosfatit -10-MDP-Ca- të organizuara në dimere në brendësi të ndërfaqes adezive.
Alternimi i dy njësive të kripës së kalciumit dhe fosfatit (-10-MDP-Ca- + -10-MDP-Ca-) është në gjendje të prodhojë, në analizën mikroskopike (TEM, STEM) një ultrastrukturë të quajtur self-assembled nano-layering. (Yoshihara et al 2011).
Self-assembled nano-layering është pikërisht shprehja e bashkimit të dy molekulave të kripës 10-MDP-Ca- sepse gjatësia e saj është e barabartë me 3.90 "nm", që është dyfishi i gjatësisë së lidhjes së një njësie të vetme të barabartë me 1.95 "nm" dhe i ofron ndërfaqes adezive një rezistencë të spikatur ndaj biodegradimit me pasoja të favorshme mbi lidhjen adezive të krijuar. (Yoshida et al. 2012).
Aftësia për të gjeneruar një ndërfaqe adezive kaq të vlefshme dhe stabël varet megjithatë si nga përqendrimi i 10-MDP i pranishëm në solucionin adeziv si nga pastërtia e vetë molekulës.
Efekte të favorshme të aplikimit të strategjisë "S.E." mbi dentinë
A) Sistematika self-etch "S.E" që parashikon përdorimin e solucioneve të përcaktuara "mild", vlen për t'u thënë me një pH midis 2.0 dhe 2.7, nuk tret plotësisht smear-layer që mbyll tubthat dentinalë duke lënë në njësi dhe duke krijuar një smear-layer të hibridizuar në rezinë.
Mungesa e hapjes së vrimave të tubthave gjatë procedurave të kondicionimit të dentinës, përkthehet në një reduktim neto të riskut për ndjeshmëri post-operatore gjatë përtypjes, mbi të gjitha në kavitete shumë të thella ku numri dhe diametri i tubthave shfaqet i rritur, siç dhe u tha.
B) Rrjeta e fibrave të kolagjenit mbetet për pjesën më të madhe e mbështjellë nga kristale hidroksiapatiti "Hap" që janë vetëm të demineralizuara në mënyrë sipërfaqësore.
Kjo ngjarje nuk redukton lëshimin e metaloproteinazave të matriksit "MMPs" dhe të sistemit cisteine-catepsine "Cis-Cat" nga ana e solucionit adeziv "S.E" (që sido të jetë mbetet një agjent acid i aftë të çlirojë enzima të tilla) por me probabilitet të mirë agjentë të tillë kolagjeno-laktik të çliruar nuk janë në gjendje të gjejnë "target-in" e dhënë pikërisht nga kolagjeni dentinal që mbetet i mbështjellë nga veshja e tij origjinale e hidroksiapatitit.
Aktiviteti i reduktuar i këtyre enzimave në kolagjenin dentinal përkthehet si një qëndrueshmëri e përcaktuar dhe jetëgjatë e ndërfaqes adezive.
C) Sistematika adezive self-etch "S.E" parashikon aplikimin e solucionit në një dentinë të tharë në mënyrë perfekte, pra nuk ekzistojnë problemet e lidhura me aplikimin e "Wet Bonding Technique" se sa e lagësht/e lagur duhet të mbetet dentina para aplikimit të sistemit adeziv smalt-dentinë "DBAs".
D) Pavarësisht se sa e hollë është ndërfaqja adezive e strategjisë self-etch "S.E" (1.0, rreth µm) vlerat adezive të testuara në laborator (µTBS) shfaqen shumë të kënaqshme dhe me probabilitet të mirë për të realizuar lidhjen kovalente kimike që realizohet midis grupit funksional fosforik të 10-MDp dhe kalciumit "Ca2+" të hidroksiapatitit "Hap" në formimin e kripës së kalciumit dhe fosfatit - 10-MDp-Ca-.
Megjithatë njihet se nuk ekziston një marrëdhënie lineare midis ekstensionit "µm" të ndërfaqes adezive dhe forcës së lidhjes.
E) Stabiliteti dhe jetëgjatësia e lidhjes adezive të prodhuar nga solucionet "S.E" me bazë të 10-MDP shfaqet shumë e mirë siç dëshmohet nga disa teste klinike, duke dhënë në mënyrë të veçantë atë që është kryer nga Peumans et al. që dëshmon, në lezione jo karioze cervikale NCCL dhe në një follow up të fundit pas 13 vjetësh, një mbijetesë optimale të restaurimeve relative në kompozitë të ankoruar në indet dentare nëpërmjet vetë-përdorimit të një sistemi adeziv self etch "S.E" me bazë të 10-MDP (86% e suksesit kompleksiv me 62% të kampioneve të rivlerësuar pas 13 vjetësh)
Para gravura H3PO4 e margjinave të smaltit para aplikimit të sistemit adeziv "S.E" në kavitet me smalt-dentinë.
Klinikisht nuk kemi të bëjmë pothuajse kurrë me sipërfaqe të përfaqësuara vetëm nga indi dentinal përveç disa situatave sporadike në nivel të NCCL cervikale që në fakt është e rrethuar nga një kontur smalti i përgatitur nga instrumente rrotulluese.
Siç shihet strategjia adezive më e mirë për sa i përket smaltit mbetet trajtimi me H3PO4 ndjekur nga aplikimi i një solucioni "bonding" jo i kombinuar kimikisht.
Solucionet adezive "mild S.E" kanë një pH shumë "delikat" për të gërryer smaltin dhe për të krijuar modele ultrastrukturore të njohura dhe të konsideruar edhe sot të vlefshme për të ofruar një mbajtje mikro-mekanike të sistemit adeziv pra nevojitet pre-gravura selektive e marginave të smaltit të kavitetit për 10-15 sekonda.
Testi klinik i cituar i Peumans et al. nuk dëshmon ndryshime domethënëse nga ana statistikore (p>.05) për sa i përket mbijetesës midis grupit të restaurimeve të klasës V të realizuar me pre-gravurë H3PO4 të margjinave të smaltit krahasuar me ato të kryera vetëm me aplikimin e solucionit "Mild S.E" me bazë të 10-MDP.
Aspekti që vihet re në fakt është një prevalencë neto e dislokacioneve dhe defekteve margjinale në nivel të smaltit dhe nuk ka pësuar trajtimin me H3PO4 para aplikimit të solucionit "Mild S.E"
Këto konkluzione vërtetohen dhe nga teste të tjera klinike të kryera për të vlerësuar, ndër të gjitha rezultatet dhe ndryshimet midis drejtimit ose jo të pre-gravurës së margjinave të smaltit. (Ermis et al 2012)
Në një editorial në Journal of Adhesive Dentistry të fund vitit 2014 B. Van Meerbeek & K. Yoshihara theksojnë, si "recetë" për të përftuar një adezion të indeve dentare të kavitetit të përgatitur, një para trajtim me H3PO4 të margjinave të smaltit për 15 sekonda që ndjek aplikimin aktiv prej të paktën 15 sekondash të tjera të një sistemi adeziv "DBAs" me bazë të 10-MDP, mundësisht i mbuluar nga një shtresë adezive hidrofobike finale "bonding" (sisteme adezive "S.E" me 2 pasazhe).
BIBLIOGRAFIA
Sano H. Yoshiyama M., Ebisu S. et al. "Comparative SEM and TEM observations of nanoleakage within the hybrid layer" Oper. Dent. 1995; 20: 160-167
Kanka J. "Dental adhesion and the All-Bond system " J. Esthet. Dent. 1991; 3 :129-32.
Van Meerbeek B., Yoshihara K., Yoshida Y., Mine A., De Munck J., Van Landuyt KL. "State of the art of self-etch adhesives" Dent. Mater 2011; 27: 17-28
Yoshihara K., Yoshida Y., Hayakawa S., Nagaoka N., Irie M., Ogawa T. , Van Landuyt KL., Osaka A., Suzuki K., Minagi S., Van Meerbeek B. "Nanolayering of phosphoric acid ester monomer on enamel and dentin" Acta Biomaterialia 2011; 7: 3187-3195
Yoshida Y., Yoshihara K., Nagaoka N., Hayakawa S., Torii Y., Ogawa T., Osaka A., Van Meerbeek B. "Self-assembled nano layering at the adhesive interface" J.Dent. Res. 2012; 91: 376-381
Peumans M., De Munck J., Van Landuyt KL., Van Meerbeek B. "Thirteen-year randomized controlled clinical trial of a two-step self-etch adhesive in non-carious cervical lesions" Dent. Mater 2015; 31 :308-314.
Ermis RB., Van Landuyt KL., Cardoso MV., De Munck J. Van Merbeek B. Peumans M. "Clinical effectiveness of a one-step self-etch adhesive in non-carious cervical lesions at 2 years" Clinical Oral Investig. 2012 ;16 :889-897
Van Meerbeek B., Yoshihara K. Clinical recipe for durable dental bonding: why and how? J.Adhes. Dent. 2014; Feb;16(1):94.
Përktheu: Erjola Taga