Mbyllja e diastemave të shumta me restaurime direkte në kompozitë: rasti klinik fitues i Global Clinical Case Contest (Pjesa I)


|

Konservativë | 12 Shtator 2017 |

Mbyllja e diastemave të shumta me restaurime direkte në kompozitë: rasti klinik fitues i Global Clinical Case Contest (Pjesa I)



Shëndeti është përcaktuar si "gjendja e plotë e mirëqenies fizike, psikike dhe sociale dhe jo thjeshtë mungesë e sëmundjes" (Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1946) dhe është pikërisht në këtë këndvështrim që vitet e fundit kërkesa për trajtime estetike në sektorin stomatologjik ka njohur një shtim të ndjeshëm. Stomatologët thirren shpesh për të zgjidhur problematika që kanë të bëjnë me patologjinë orale por dhe për të rritur estetikën e buzëqeshjes së pacientëve nëpërmjet llojeve të ndryshme të trajtimeve duke u marrë njëkohësisht me të gjithë aspektet e sferës personale të pacientëve që lidhen me të.


Një problem estetik në ngarkesë të sektorëve anteriorë mund të vendosë ndonjëherë në diskutim besimin në vetvete të personit të interesuar me pasoja në jetën dhe marrëdhëniet e tij për shkak të vështirësisë për të qeshur ose për të folur në publik. Kjo mund të ketë një influencë të keqe në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale duke kompromentuar cilësinë e jetës, nivelin e vetëvlerësimit dhe zhvillimin karakterial.
Ndër shkaqet më të mëdha të defekteve, në fushën stomatologjike, diastemat janë pothuajse të shpeshta. Këto hasen vetëm midis dhëmbëve të sektorin anterior dhe mund të jenë shkak i faktorëve okluzalë, pranisë së frenulum labial hipertrofik me faktorë jatrogjenë, sëmundje periodontale, zakone të këqija ose mospërputhje dento-alveolare.


Ekzistojnë shumë qasje për zgjidhjen e kësaj problematike: ortodoncia na ndihmon në rastin në të cilin një diastemë është shkaktuar nga keq pozicionimi dentar, shpesh në kombinim me kirurgjinë orale (nëse janë të pranishëm faktorë bashkëveprues anatomikë predispozues si për shembull frenula tecti), me periodontologjinë, protetikën ose me konservativën.
Nëse prania e diastemave lidhet me një mospërputhje dento-alveolare, siç mund të deduktohet nga një tregues i Bolton i ndryshuar, ortodoncia nuk mund të mjaftojë dhe ekziston nevoja që t'i drejtohemi teknikave shtesë. Ndonjëherë në fakt për këtë lloj qasje shtrojmë pyetjen nëse është pacienti që refuzon një trajtim stomatologjik që vetëvetiu do të ishte i mjaftueshëm. Në secilin prej këtyre rasteve mbyllja e diastemave mund të përftohet duke realizuar faseta estetike në qeramikë ose restaurime në kompozitë. Tradicionalisht restaurimet indirekte ofrojnë avantazhe për sa i përket cilësisë mekanike të materialeve të përdorura, estetike dhe që zgjasin në kohë, por kompozitat moderne na lejojnë që të krijojmë restaurime ekonomike afatgjata dhe gjithashtu imituese dhe nëse janë realizuar me teknikë direkte, pra me një qasje absolutisht të shpejtë dhe jo invazive.
Rasti klinik i përshkruar në vijim është një shembull shumë i mirë i asaj që sapo shpjeguam.
Një pacient 25 vjeçar paraqitet pranë departamentit të Stomatologjisë Konservative të Universitetit të Siena-s duke u ankuar për një problematikë estetike shkaktuar nga prania e hapësirave midis elementeve dentare të sektorit antero-superior.


Në të shkuarën i ishin propozuar qasje të ndryshme për mbylljen e diastemave ndër të cilat një trajtim stomatologjik dhe një protetik, përfaqësuar nga realizimi i fasetave në qeramikë. Por pacienti kishte refuzuar ortodoncinë dhe nuk kishte për qëllim që të ballafaqohej me një trajtim të kushtueshëm si ai protetik.
Testi objektiv tregon një mospërputhje dento-alveolare me diastema të shumta midis elementeve 1.3, 1.2, 1.1, 2.1, 2.2, 2.3.
Ndër të gjitha alternativat që i janë propozuar pranë strukturës sonë pacienti ka zgjedhur restaurimet direkte me kompozitë.


Materiale dhe metoda
1. Sistemi Adeziv: De Trey Conditioner; Prime and Bond Active
2. Materiale Restaurimi: Kompozitë Ceram X Universal
3. Sisteme rifiniture dhe lustrimi: Enhance Finishing System, PoGo Polishing System, Prisma Gloss


Përshkrimi
Siç mund të vlerësohet duke parë imazhin që ka të bëjë me kushtin fillestar të pacientit (Fig.1), elementet dentare të sektorit anterosuperior ishin shumë divergjente dhe hapësirat midis tyre dukshëm të gjera. Objektivi i parë, me këtë qëllim, ka qenë që të mos ndryshojnë proporcionet dentare për sa i përket raportit midis largësisë dhe lartësisë, duke rritur të parën për të mbyllur diastemat dhe të dytën për të ruajtur harmoninë e formës dhe dimensioneve.


Fig. 1: Mospërputhja dento-alveolare me diastema të shumta midis elementeve 1.3, 1.2, 1.1, 2.1, 2.2, 2.3


Gjatë takimit të parë janë përftuar fotografi dhe pamje të fytyrës së pacientit dhe të gjurmëve në alginat të harkatave dentare. Më pas modelet relative në shkumës janë montuar në artikulator për të studiuar rastin klinik dhe për të realizuar një model diagnostikues me dyll. Kjo na ka lejuar që të analizojmë gjendjen e korrigjimeve të nevojshme dhe proporcionin e duhur duke u përpjekur që të ruajmë një funksion të mirë, pra një guidë incizive dhe një guidë kanine, në mënyrë që trajtimi të mos shkaktonte një shtim të riskut për frakturë.
Okluzioni dhe lëvizjet eksentrike (lëvizje prerëse dhe të lateralitetit) janë kontrolluar për të garantuar një funksion të mirë. Foto dhe filmime janë vërejtur për të identifikuar një linjë të re dhe harmonike të buzëqeshjes dhe për të mbajtur një harmoni faciale (Fig. 2).


Fig 2: Modeli diagnostikues me dyll


Në takimin e dytë një çelës silikoni është përdorur për të realizuar një mock up gjysmë direkt dhe për të transferuar modelin diagnostikues me dyll në gojën e pacientit. Kjo fazë ka qenë thelbësore për planin e trajtimit. Falë mock up kemi kontrolluar sërish funksionin për sa i përket okluzionit dhe korrektësisë së lëvizjeve eksentrike por dhe për sa i përket fonetikës. Më së shumti kjo na ka ofruar një pamje paraprake të rezultatit estetik final dhe kjo ka shërbyer për të përfshirë pacientin që ka qenë i kënaqur nga puna (Fig. 3).


Fig. 3: Mock up gjysmë direkt



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 102 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D