Vitamina D, thelbėsore pėr njė shėndet tė mirė oral

| 11 Korrik 2024 |

Vitamina D, thelbėsore pėr njė shėndet tė mirė oral

Nė revistėn ndėrkombėtare Endocrine Reviews u publikuan udhėzimet mbi mėnyrėn e pėrdorimit tė vitaminės D dhe u theksua rėndėsia e saj pėr njė shėndet tė...


Nė revistėn ndėrkombėtare Endocrine Reviews u publikuan udhėzimet mbi mėnyrėn e pėrdorimit tė vitaminės D dhe u theksua rėndėsia e saj pėr njė shėndet tė mirė oral. Ato janė pėrfundimet e arritura nga Konferenca mbi Kontroversitė e Vitaminės D, e cila synon analizimin e aspekteve klinike mė tė rėndėsishme tė vitaminės D, evidencat mė moderne, duke diskutuar edhe pikėpamjet e ndryshme mbi pėrdorimin e saj.

Nivelet e vitaminės D kanė njė rėndėsi tė veēantė edhe nė shėndetin oral nė mosha tė ndryshme. Sipas njė analize literature, theksohet ndikimi i mundshėm i vitaminės D prenatale nė shėndetin dentar tė fėmijėve, si dhe rėndėsia e niveleve tė duhura tė vitaminės D gjatė shtatzėnisė.

Gjatė rritjes dhe nė moshė madhore, mungesa e kėsaj vitamine lidhet me patologji qė cenojnė shėndetin oral dhe nivelet e ulėta nė gjak mund tė pėrshpejtojnė pėrparimin e tyre. Te fėmijėt, mungesa e theksuar mund tė shkaktojė mineralizim difektoz tė dhėmbėve, me dėmtim tė dentinės dhe smaltit, si dhe me shtim tė rrezikut pėr shfaqje dhe pėrparim tė kariesit.

Mungesa e vitaminės D lidhet edhe me njė prevalencė mė tė madhe tė rrezikut pėr periodontit dhe inflamacion gingivar.

Disa evidenca shkencore kanė demonstruar se lidhja ndėrmjet mungesės sė vitaminės D pėrmes integrimit tė saj mund tė kontribuojė nė njė trajtim tė suksesshėm tė periodontitit. Nga ana tjetėr, procedurat e kryera tė rigjenerimit kockor alveolar nuk kanė rezultuar tė favorshme. Vitamina D mund tė lidhet edhe me patologji tė tjera orale, si tumoret dhe osteonekrozat e nofullave. Pra, si pėrfundim, ajo luan njė rol thelbėsor nė ruajtjen e njė shėndeti tė mirė oral.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D