Karakteristikat kranio-faciale te pacientėt me apne obstruktive tė gjumit

| 26 Korrik 2024 |

Karakteristikat kranio-faciale te pacientėt me apne obstruktive tė gjumit

Apneja obstruktive e gjumit (OSA) ėshtė njė ērregullim respirator i karakterizuar nga episode tė pėrsėritura tė obstruksionit tė pjesshėm ose tė plotė tė rrugėve tė sipėrme tė...


Apneja obstruktive e gjumit (OSA) ėshtė njė ērregullim respirator i karakterizuar nga episode tė pėrsėritura tė obstruksionit tė pjesshėm, ose tė plotė tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes gjatė gjumit.

Ky ērregullim ndikon ndjeshėm nė cilėsinė e jetės sė pacientėve dhe mund tė shkaktojė komplikacione tė ndryshme mjekėsore. Njė aspekt thelbėsor pėrsa i pėrket OSA, lidhet me karakteristikat kranio-faciale tė pacientėve, tė cilat mund tė ndikojnė jashtėzakonisht nė predispozitat dhe ashpėrsinė e sėmundjes.

Karakteristikat kranio-faciale

Nofulla e poshtme
Njė nga karakteristikat mė tė shpeshta te pacientėt me OSA ėshtė struktura mandibulare e retropozicionuar dhe hipoplazike. Kjo patologji shkakton njė pozicionim mė tė tėrhequr tė nofullės, nė krahasim me nofullėn  e sipėrme. Retrognatia mandibulare redukton hapėsirėn e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, duke shtuar probabilitetin pėr obstruksion gjatė gjumit.

Edhe nofulla hipoplazike, ose nė pėrmasa tė vogla mund tė ndikojė nė reduktimin e hapėsirės, pasi nuk ofron njė mbėshtetje tė duhur tė gjuhės, e cila priret tė bjerė nė brendėsi gjatė gjumit, duke bllokuar kėshtu rrugėt e frymėmarrjes.

Nofulla e sipėrme
Nofulla e sipėrme mund tė paraqesė edhe karakteristika qė mund tė shkaktojnė OSA. Nofulla e sipėrme hipoplazike, ose nė pėrmasa tė reduktuara, mund tė kontribuojė nė shfaqjen e ērregullimeve respiratore. Nė fakt, qiellza ogivale, ėshtė njė karakteristikė qė konstatohet shpesh te pacientėt me OSA. Nė kėto raste, qiellza ka njė formė tė lartė e tė ngushtė, e cila mund tė reduktojė hapėsirėn e disponueshme pėr rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes.

Reduktimi i hapėsirės nazale dhe orale tė ajrit mund tė favorizojė obstruksionin e rrugėve tė frymėmarrjes gjatė gjumit. Kjo lloj strukture, shpesh lidhet me njė frymėmarrje orale kronike, qė ndonjėherė mund tė pėrkeqėsojė simptomat e OSA.

Makroglosia dhe pozicioni i gjuhės
Makroglosia, ose gjuha me pėrmasa tė mėdha, ėshtė njė karakteristikė e shpeshtė te pacientėt me OSA. Njė gjuhė shumė e madhe mund tė bllokojė rrugėt e ajrit gjatė gjumit, sidomos kur toni muskulor reduktohet gjatė gjumit REM. Gjithashtu, pozicioni i gjuhės luan njė rol thelbėsor nė OSA.

Gjuha qė priret tė shkojė pas drejt faringut mund tė shkaktojė njė obstruksion tė konsiderueshėm tė rrugėve tė ajrit. Kjo ėshtė veēanėrisht problematike te pacientėt me retrognati mandibulare, pasi gjuha ka mė pak hapėsirė nė kavitetin oral dhe mund tė bllokojė lehtėsisht rrugėt e frymėmarrjes.

Hipertrofia e bajameve dhe e adenoideve
Hipertrofia e bajameve dhe e adenoideve ėshtė njė tjetėr karakteristikė qė mund tė kontribuojė nė OSA, sidomos te fėmijėt. Bajamet dhe adenoidet e zmadhuara mund ta reduktojnė ndjeshėm hapėsirėn e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, duke shkaktuar vėshtirėsi respiratore gjatė gjumit.
Te fėmijėt, adenotonsilektomia, pra heqja kirurgjikale e bajameve dhe adenoideve, ėshtė shpesh njė trajtim efikas pėr lehtėsimin e simptomave tė OSA.

Obeziteti dhe pėrhapja e yndyrave
Obeziteti ėshtė njė faktor rreziku i konsiderueshėm pėr OSA. Depozitimi i yndyrės nė qafė mund tė shtypė rrugėt e frymėmarrjes, duke shtuar probabilitetin e kolapsit tė tyre gjatė gjumit. Gjithashtu, akumulimi i yndyrės nė zonat parafaringeale mund tė kufizojė mė tej lumenin e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, duke pėrkeqėsuar OSA.

Anomalitė e rrugėve nazale tė frymėmarrjes
Anomalitė nė rrugėt nazale tė frymėmarrjes, si devijimi i septumit nazal, mund tė ndikojnė ndjeshėm nė frymėmarrjen gjatė gjumit. Reduktimi i fluksit tė ajrit pėrmes hundės bėn qė pacienti tė marrė frymė me gojė, duke shtuar probabilitetin pėr bllokim tė rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes.

Patologjitė si riniti kronik ose polipozat nazale, mund tė kontribuojnė nė vėshtirėsitė respiratore gjatė natės.

Implikimet klinike dhe trajtimet
Njohja e karakteristikave kranio-faciale te pacientėt me OSA, sjell implikime tė rėndėsishme klinike. Diagnostikimi i hershėm dhe i saktė i anomalive strukturore mund tė ofrojė udhėzime pėr strategjitė terapeutike. Pėr shembull, nė rastet e retrognatisė mandibulare ose tė qiellzės ogivale, ortodoncia ose kirurgjia ortognatike mund tė merren nė konsideratė pėr pėrmirėsimin e pėrshkueshmėrisė sė rrugėve tė frymėmarrjes. Pėr pacientėt me makroglosi tė konsiderueshme, ose hipertrofi tė bajameve, ndėrhyrjet kirurgjikale mund t'i reduktojnė ndjeshėm simptomat e OSA.

Gjithashtu, menaxhimi i obezitetit pėrmes dietės dhe ushtrimeve fizike ėshtė thelbėsor pėr reduktimin e ashpėrsisė sė OSA te pacientėt mbipeshė, ose obezė.

Nė rastet nė tė cilat anomalitė nazale kontribuojnė nė OSA, procedurat kirurgjikale si septoplastika ose heqja e polipeve mund ta pėrmirėsojnė ndjeshėm frymėmarrjen nazale.

Pėrfundimet
Karakteristikat kranio-faciale luajnė njė rol qendror nė zhvillimin dhe ashpėrsinė e apnesė obstruktive tė gjumit. Tė kuptuarit e kėtyre karakteristikave i lejon mjekėt tė zhvillojnė plane tė personalizuara trajtimi, qė pėrballen me shkaqet kryesore tė OSA, duke pėrmirėsuar kėshtu cilėsinė e jetės sė pacientėve.

Diagnostikimi i hershėm dhe ndėrhyrjet e synuara janė thelbėsore pėr menaxhimin efikas tė kėsaj patologjie komplekse dhe shumėfaktoriale.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D