Dhėmbėt dhe truri kanė lidhje tė pėrbashkėt

| 22 Korrik 2024 |

Dhėmbėt dhe truri kanė lidhje tė pėrbashkėt

Shėndeti oral dhe ai i trurit lidhen mė shumė me njėri-tjetrin nga sa mendohet. Ekspertėt e kanė shpjeguar kėtė lidhje nė kuadėr tė Ditės Botėrore tė Trurit, e cila festohet...


Shėndeti oral dhe ai i trurit lidhen mė shumė me njėri-tjetrin nga sa mendohet. Ekspertėt e kanė shpjeguar kėtė lidhje nė kuadėr tė Ditės Botėrore tė Trurit, e cila festohet sot. Ata kanė pėrmbledhur ēdo informacion qė duhet tė dimė nė njė udhėzim tė shkurtėr informues.

Goja dhe truri: lidhja dhe roli i inflamacionit
Higjiena e keqe orale mund tė shkaktojė probleme tė rėnda nė mirėqenien neurologjike: inflamacioni kronik qė shkaktohet nga kujdesi i pakėt i gojės, mund tė ketė efekte sistemike, duke ndikuar me shumė mundėsi nė shėndetin e trurit me anė tė pėrhapjes sė baktereve pėrmes qarkullimit tė gjakut.

"Ky mekanizėm inflamator kronik mund tė jetė baza e disa patologjive, si absceset cerebrale: "Cikli i vazhdueshėm bakterial qė mund tė vijė nga infeksionet orale, mund tė shėrbejė si bazė pėr absceset cerebrale. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė neurokirurgėt tė monitorojnė shėndetin dentar aktual tė pacientėve dhe atė tė mėparshėm. Nga ana tjetėr, dentistėt duhet tė luajnė njė rol vrojtues, me qėllim identifikimin e inflamacioneve qė mund tė pėrhapen deri nė tru. Tė dyja kėto figura profesionale duhet tė kenė njė formim tė pėrshtatshėm, nė optikėn e njė mjekėsie gjithnjė e mė shumėdisiplinore", shprehen ekspertėt.

Higjiena orale: pasojat pėr iktus, kancer dhe fraktura cerebrale
Shėndeti i gojės luan njė rol tė rėndėsishėm edhe nė fusha tė tjera neurologjike: larja e dhėmbėve tre ose mė shumė herė nė ditė lidhet me njė rrezik mė tė ulėt pėr iktus.

Nė fakt, disa kėrkime kanė demonstruar se parandalimi i sėmundjes periodontale mund tė reduktojė rrezikun pėr iktus: periodontiti, apo higjiena e dobėt orale mund tė shkaktojnė infeksione lokale, inflamacione dhe reaksione inflamatore sistemike, tė cilat janė ndėrmjetėsues tė rėndėsishėm tė zhvillimit tė apopleksisė.

"Pėrmirėsimi i higjienės orale nuk redukton vetėm rrezikun pėr iktus dhe fibrilacion atrial, por redukton edhe komplikacionet te pacientėt me anamnezė iktusi, apo infarkti miokardiak. Kjo thekson nevojėn thelbėsore pėr rritjen e standardeve tė higjienės orale, sidomos pėr pacientėt me rrezik tė lartė pėr zhvillim tė patologjive kardiovaskulare.

Studime tė mėtejshme kanė sugjeruar edhe pėr njė lidhje ndėrmjet shėndetit tė dobėt oral dhe rritjes sė incidencės pėr fraktura vertebrale, pėr shkak tė inflamacionit oral kronik, i cili shėrben si hyrje pėr infeksione tė ndryshme. Sipas njė studimi, rezultoi se higjiena e mirė orale mund ta reduktojė ndjeshėm rrezikun pėr kancer nė kokė dhe qafė.

Mikrobiota orale dhe rėnia konjitive: njė lidhje dydrejtimėshe
Problemet dentare dhe higjiena e dobėt orale lidhen edhe me pamjaftueshmėritė konjitive dhe demencės. Ndėrveprimi i funksionit oral tė dėmtuar dhe rėnies konjitive, sugjeron pėr njė lidhje dydrejtimėshe, nė tė cilėn shėndeti oral jo i mirė (p.sh. me formimin e gingivitit, kariesit, ose humbjes sė dhėmbėve) lidhet me njė shtim tė rrezikut pėr zhvillim tė pėrkeqėsimit konjitiv dhe demencės.

Mė specifikisht, mikrobiota orale (d.m.th. popullata gjithėpėrfshirėse e organizmave tė pranishme nė kavitetin oral) mund tė nxisė rrezikun pėr zhvillim tė morbusit tė Alzheimerit, duke u renditur e shtata ndėr shkaqet e vdekshmėrisė nė botė.

Kėshillat dhe rreziqet
Duke marrė parasysh rolin e rėndėsishėm tė shėndetit oral pėr njė funksion mė tė mirė cerebral, si dhe pėr njė shėndet mė tė mirė nė pėrgjithėsi, ekspertėt kanė renditur tre rekomandime dhe informacione tė dobishme.
1. Ruajtja e njė higjiene tė mirė orale. Tė pasurit dhėmbė dhe gingiva tė shėndetshme, duke parandaluar kariesin, gingivitin dhe infeksione tė tjera thelbėsore pėr shmangien e zhvillimit tė proceseve inflamatore qė mund tė shkaktojnė efekte negative nė tru. Pra, dhėmbėt duhet tė lahen tė paktėn tre herė nė ditė me njė pastė me fluor, duke pėrdorur fillin dentar ēdo ditė dhe tė vizitoheni rregullisht te dentisti.

2. Kushtojini vėmendje pėrtypjes dhe salivimit. Nuk ėshtė e rėndėsishme tė keni vetėm dhėmbė tė shėndetshėm, por edhe njė funksionalitet tė saktė. Pėrtypja e mirė ndihmon nė tretje, duke pasur njė efekt pozitiv nė ekuilibrin e mikrobiotės dhe nė funksionin konjitiv. Nė kėtė kontekst, dhėmbėt qė mungojnė mund tė ndikojnė nė efikasitetin e pėrtypjes dhe tė ēekuilibrojnė strukturėn e gojės dhe tė pėrtypjes. Nga ana tjetėr, salivimi i duhur, ndihmon nė reduktimin e incidencės sė kariesit, neutralizon acidet e prodhuara nga bakteret nė gojė dhe lehtėson tretjen.

3. Hidratohuni rregullisht. Ai qė lidhet ngushtė me salivimin ėshtė hidratimi: nė fakt, niveli i duhur ndihmon nė prodhimin e duhur tė salivės. Nga ana tjetėr, hidratimi i pakėt mund tė shkaktojė tharje tė gojės, duke rritur rrezikun pėr inflamacione, infeksione dhe probleme dentare.

4. Vlerėsimi i testeve gjenetike pėr periodontitin. Testi gjenetik pėr vlerėsimin e predispozimit pėr periodontit mund tė jetė njė mėnyrė pėr njohjen nė formė parandaluese tė patologjisė sė kavitetit oral. Ekzistojnė dy teste qė dentistėt mund t'u rekomandojnė pacientėve (pėr tė cilat mund tė konsultohen me profesionistėt): bakterial, pėr zbulimin e pranisė sė periodontitit dhe ai gjenetik, pėr vlerėsimin e predispozimit, p.sh. te fėmijėt e pacientėve me periodontit. Kėto teste janė tė dobishme pėr njė parandalim tė hershėm, sidomos te ata individė qė duhet tė kryejnė impiante dentare.

5. Njohja e rreziqeve. Ka disa shenja ndaj tė cilave duhet tė tregoni kujdes: gingivat e gjakosura, p.sh. janė njė shenjė periodontiti tė pranishėm. Kjo sėmundje ėshtė e fshehtė dhe shpesh asimptomatike, prandaj  duhen kryer kontrolle tė rregullta te dentisti. Rreziqe tė tjera, simptoma tė njė higjiene tė dobėt orale, ndaj tė cilave duhet treguar kujdes janė: aroma e keqe persistente, e cila mund tė tregojė praninė e baktereve nė gojė; dhimbje ose ndjeshmėri tė dhėmbėve, tė cilat mund tė tregojnė pėr karies, infeksione ose smalt tė dėmtuar; pllaka ose tartare tė dukshme, pra akumulime bakteresh qė mund tė shkaktojnė probleme mė tė rėnda nėse nuk trajtohen; dhėmbė tė lirė, ose qė lėvizin, tė cilėt tregojnė probleme gingivare tė avancuara ose humbje tė kockės.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D